Thursday, March 29, 2012

Kerkohen Zgjedhje te Shoqates se Intelektualeve (deprivatizimi i saj nga z. Gjicali)

Po e filloj shkrimin tim me nje fjale te urte " Mos te shafte i shari"
Ndonese z. Mato publikisht propozoi qe ti largohemi fjalorit te rruges, zGjical "intelektualit" nga nje vesh i hyri e nga tjetri i doli. Vazhdon te perdori fjalorin e Pilurit ku u kultivua. Une i pergjigjem me shkrimin e z. Kristaq Jorgji e nuk dua te zgjatem.
Ajo qe eshte tipike per shkrimet e z. Irakli eshte sterzgjatja pa koke e pa bisht e shkrimeve dhe sharjet. Edhe kur prononcohet dhe e ka gabim "haron" te dali ne mexhlis sikurse ben kur shan, "haron" te mbaj qendrim te prere per ceshtjet qe diskutohen ( me perjashtim te Jul Qesarit), sikurse ben kur shan. "Haron" te publikoj problematiken qe lidhet me shoqeaten e te mund te vjeli ndonje mendim.
Besoj qe ka ardhur momenti nqs. duam progresin te meremi me trajtime te problemeve konkrete duke dhene mendime edhe se si mund te zgjidhen. Kur te behemi te besueshem edhe do na degjojne.
Z. Gjicali si "kryetar" i nje shoqeate inegzistente le te filloj te zbatoj statutin e shoqeates (se asnjehere s'eshte vone). Pra te mbledhim asamblene, te bejme zgjedhjet e kryesise dhe te ndertohet sebashku nje strategji veprimi ne te mire te Himares. Nqs Statuti apo vula mungojne (kane humbur) ti rikrijojme. Percarja e mendimit si deri me sot, solli qe askush nuk na degjon. Rivendosja e portretit te shoqeates do bej qe te fillojme te botojme edhe nje gazete. E domosdoshme per tu prezantuar ne krahine. Pregatitjet pothuaj kane perfunduar por mendoj qe eshte e domosdoshme te jemi te bashkuar e pastaj te filloj botimi.
Po jap nje shembull se sa vlera ka konsultimi: Ne sqarimin e dhene nga Z. Gjicali lidhur me stemen nuk do behej gabimi te kufizohej historia e Himares kur thuhet: "Perkrenarja eshte simbol i lidhjes historike te Kastrioteve me zonen e Himares, histori e cila njihet mjaft mire.."
Me qene se njihet kaq mire bej pyetjen Historia e Himares eshte 2600 vjecare. Sa shekuj zgjaten keto "lidhje historike" Periudha 25 vjecare e Skenderbeut duhet te perfaqesoj Himaren mijravjecare? Sepse vetem atehere i takon te futet ne simboliken perfaqesuese.
Le te gjejme forca e te organizohemi, ti leme te shkuarat, po qe se duam Himaren. Himara sot mund te kete nevoj me teper se kure!
Te risim pergjegjesine e asaj qe shkruajme e asaj qe bejme. Do jap nje shembull tjater:
Perpara bashkise Himare eshte nje tabele "Ndalim Parkimi". Deri ketu ne regull. Ajo qe eshte e vecante tabela shoqerohet me nje simbolike te nuk e di se kujt, ku imitohet Kambanorja e kishes Ajpandes. Logo akoma nuk eshte aprovuar ne keshillin bashkiak. Zyrtarisht asgje nuk eshte vendosur. Atehere kush i autorizon keta piktore te zhgaravisin ne kuriz te Bashkise, Himares, tonen?
Po permend nje autor shqiptar besoj te njohur nga shumica:" Ket nane te dashur a do ta lam, qe njeri huj ta shkel me kamb?"
O bura te organizohemi se kemi mjaft pune perpara.
Per komunikim me Bashkine adresaelektronike eshte bashkiahimare@yahoo.com
Maksim Rapo

No comments: