Sunday, April 29, 2012

Autobiografia e z. Gjicali afishuar ne clube

Per te gjithe lexuesit e siteve ne Internet te Himares.
Po permend nje fjale te urte kineze:-Tenxherja bosh tingellin me teper- Doni me per shokun Belul?
z. Irakli ka zgjedhur pozicionin e ujkut e flet per virtyte te cilat vetem ai argumenton se sa i ka. Lyen kembet me miell...
Gjate koheve te fundit kemi bere replike me z. Gjicali sa here eshte perpjekur te na shesi sapunin per djath. Kjo si ka pelqyer. Pamvaresisht shprehjeve banale e te rendomta te komunikimit, une jam munduar per respekt te lexuesve te permbahem. Dhe gjate gjithe kohes kam qene i predispozuar qe te le pas anen personale. Por z. Irakli ne asnje rast me perjashtim te ceshtjes se Stemes nuk pati kurajon te argumentonte ato qe "ofronte". Biles edhe per Stemen ne Keshillin Bashkiak, propozimi ju kthye mbrapsht nga keshilltaret dhe kryebashkiaku.
Do permend nje thenie te nje presidenti te Amerikes:- Nuk quhet patriot ai qe nuk kritikon-
Para nja dy ditesh z.Irakli me kerkoi te hesht sepse nuk qenkemi shok. Po si mund te hesht kur kujtohemi per Jul Qesarin e jo per figurat tona te cilat ky himariot nuk kujtohet as ti diskutoj? Po ashtu si mund te hesht kur ne kete krize te thelle ekonomike kushedi se sa familje bregase nuk do kene buken qe prisnin nga sezoni turistik, per shkak te prishjes te objekteve te tyre. Se po te kryheshin ne Shtator prishjet, do shemtohej inagurimi i sezonit turistik qe po pregatitet te inagurohet e qe z. Gjicali na e shpjegon me kaq pasion? Plani urbanistik akoma nuk eshte ligjeruar, pra investime s'ka. Dmth ato lokale nuk prishnin pune per momentin.Etj. etj. ceshtje te lexuara te cilat nuk dua ti perseris.
Ja pra z. Dede perse une e z.Gjicali nuk jemi shoke.
Ndonese i eshte kerkuar qe ne zbatim te statutit shoqeata e intelektualeve te filloj te funksionoj, z Irakli ka futur posht jastekut statutin dhe vulen dhe vetequhet kryetar. Le te gezoj.
Nqs sdo ti zihet emri le te mos shkruaj. Nuk e jep ai te drejten e replikes.
Maksim Rapo



Από:
Προς:....
...Jo, Jo zoti Kleanth, gabohesh rende kur thua se nuk bejme dot pa njeritjetrin. Mesa duket ti edhe delen edhe ujkun i ve ne nje konak. Ndergjegjia e sinqeriteti i sejcilit, puna dhe perkushtimi, dinjiteti e personaliteti i tij jane te dukeshme nga shoqeria ku jetojme dhe keto vlera jane te mateshme nga publiku dhe ndajne njeri-tjetrin pikerisht nga keto vyrtyte. Ai qe i disponon keto vlera, nuk ka nevoje aspak qe te reklamoje veten sepse ndjehet i qete ne vijimesi te jetes se tij. E kunderta qendron me ate qe nuk i disponon keto vyrtyte te larta. Ky ne cdo gje dhe per cdo gje do te nderhyje, do te aludoje, do te godase, do te paraqese situata ireale, do te...do te...do te...sa me shume, megjithse eksperienca dhe vlerat e tij te dersotme jane te uleta. Une do te falja kedo qe ben nje gabim, do ta ndihmoja ate per ta koregjuar nje gabim te tille dhe kete e kam bere dhe po e bej cdo dite, por kur gabimi perseritet cdo dite si pa te keq dhe keto gabime trashen e behen mullar ne kurriz te dikujt apo te nje grupi shoqeror etj, kthehen ne faje te pakoregjueshme dhe autori i tyre duhet te marre denimin qe i takon dhe denimi me i madh eshte ta vecosh nga shoqeria....dhe nuk ka denim me te madh se sa kur shoqeria te ben dalje...Kam 37 vjet qe punoj zyrtar, kalemxhi dhe kam ndruar dhjetra vende pune dhe sot jam ketu ku jam por sapo kam filluar nje pune kam menduar se si do te me shikoje shoqeria kur te mos jem me ne ate pune, ne ate post, ne ate karrike. Ky koncept me ka pajisur me vullnetin qe de degjoj i vemendeshem njerzit dhe shoqerine tek te cilet kam gjetur burimin e fuqive te mia. Kjo eshte ajo qe nder shekuj burri himariot nuk ka dashur ti mbetet emri i keq pas nje veprimi ose punes se tij ne shoqeri.Eshte pikerisht ky fakt qe i dallon dhe i ndan njerzit edhe sot. Kete do te marrin edhe brezat qe vijne pas nesh. Ky eshte realiteti i diteve qe jetojme dhe kush e pretendon se ka mushkeri aq te medha sa te edukoje gjithe njerzit qe fajesojne cdo ore te dites, mendoj se e ka gabim, se ben dot.


No comments: