Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, May 24, 2012

Himara, si e “mirë dhe si e keqe”-nga S. Marko

Nga Stavri Marko

Gazetar, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot

Një replikë me Mentor Nazarkon

Në radhë të parë më duhet të falenderoj median, që i dhanë mundësi opinionit publik shqiptar të gjykojë realisht vlerat e mëdha të popullit të Himarës, që me sa u kuptua, tregoi një solidarizim të pashembullt për tu ardhur në ndihmë atyre vajzave të reja, të cilat falë kësaj ndihme të jashtëzakonshme, të plakave dhe djemve të Himarës, sot kanë një jetë të dytë.

Dhe padyshim, më mirë se kushdo tjetër, Kryeministri Berisha mund të na e shpjegoje faktin që lajmi i parë që dominoi mediat ndërkombëtare për disa orë ishte tragjedia e Himarës, përderisa në një seancë pushimi të Samitit të NATO, veç ngushëllimeve nga fjalët e liderëve botërorë, përfshi Presidentin amerikan Obama, emri Himara shqiptohej dhe lakohej me shumë respekt, sikur të ishte qendër mjaft e njohur për ta. Dhe ndërkohë më vjen ndërmend Petro Marko, kur thoshte “Rëndon bishti më tepër se sopata” (Himara dhe Shqipëria) dhe për këtë histori “na zilepsin neve himariotëve”… Po tani ???

Në se do të shtoja disa rreshta për tragjedinë, për faktin se pa dashje u bëra protagonist mediatik për pak orë, ndërsa fotot e nxjerra nga blogu im SManalysis, kapërcyen rekordin me dhjetëra mijëra klikime, ajo ishte thjesht një mision reporteri. Ashtu sikundër shumë kolegë, si Mero Baze, Arjon Sulo, Besar Likmeta, Skardilajd Zaimi etj edhe telefonatat nga CNN, ABC, medie dhe gazeta europiane, nuk reshtën pa mësuar ato orë tragjike se ç’kishte ndodhur në Himarë, një telefonatë nga Nikollaq Neranxi, më bëri të merrja aparatin fotografik dhe te fluturoja me një “papaq” nga Dhërmiu në Vishë. Atje ishte gjithë Himara. Bëmë të pamundurën…

Ja pra paska një Himarë të mirë dhe nuk e “dinim”. Kolegu Mentor Nazarko u përpoq të fshinte me një të fshirë të lapsit gjithë “ata që i kanë rënë në qafë Himarës dhe himariotëve në këto 20 vite”. Ai shkrim ka vlera, për aq kohë sa ata që nuk janë himariotë duhet të respektojnë historinë 2600 vjeçare të Himarës, sjelljen, zakonet, besimin tek zoti, dhembshurinë për pronën, dimensionin human, dinjitetin krahinor, reciprocitetin, diplomacinë, të shkuarën dhe të ardhmen etj, siç dhe thonë vargjet: “Himara që nuk fal mikun, e si mund të falë armikun?”

Por ajo që më bëri më shumë përshtypje në komentin e Nazarkos, ishte thelbi se “kësaj Himare, po u bien në qafë mafiozët e lidhur me pushtetin për tu rrëmbyer pronat”. E falenderoj përzemërsisht Nazarkon jo vetëm si koleg gazetar, por dhe në cilësinë e drejtuesit të një NGO, e cila është financuar tri herë nga Qeveria Amerikane pikërisht për të ruajtur trashëgiminë, kulturën, pronën, të drejtat dhe liritë dhe sigurisht historinë e “pavarësisë”.

Duket dashur të mos përsëris ato vite të kaluara, kur në median botërore Himara shfaqej (dhe vazhdon) për dhunime zgjedhjesh, për raportet e Departamentin Amerikan per te Drejtat e Njeriut, për shkatërrimin e një fshati me popullsi “helene” nga ruspat e Tiranës transmetuar nga Fox News, vrasje nga pala “tjetër” për shkaqe të gjuhës së nënës si shqetësim në Parlamentin Europian, për revolta ndaj policisë së “korruptuar”, për demonstrata dhe protesta për shkak të pronës, por edhe për plazhet më të bukura të nxjerra nga New York Times, për bojkotime në masë të shprehjes së lirisë personale, për turizmin më me vlera të Shqipërisë dhe rajonit, etj etj.

Duke prekur Nazarkon në atë fjali, ndoshta ai duhet të na sqarojë për faktin se cili është dallimi që sulmohen kaq shumë himariotët nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për shkak të pronës apo të qënit “helen më shumicë”, apo të dyja? Pra cila është sindroma e ksenofobisë anti himariote, që vitet e fundit është rritur ndjeshëm ndaj Himarës dhe popullsisë së saj? Ose më tej, cili është shkaku që marrëdhëniet e tronditura të kohëve të fundit Greqi- Shqipëri, të gjejnë shkarkime nacionaliste nga gjithë opinioni i “albosferës” në Himarë?

Ka një përgjigje nga ana ime. Ndërsa procesi i regjistrimit të pronave është pezulluar nga donatorët europianë dhe OSBE për shkak të një ligji të drejtë për pronën, qeveria shqiptare bën të kundërtën, aprovon një ligj në parlament (me 64 vota) që himariotët të ndajnë tokën e tyre të babait apo të gjyshit, me ligjin 7501 (për ata që kanë jetuar në fshat). Ndërsa himariotët kanë bojkotuar këtë ligj duke shpallur mos bindje civile, qeveria shqiptare krijon Komisionin e Regjistrimit të Pasurive. Ndërsa himariotët thërrasin se po u grabiten pronat me vendime gjykatash false, institucionet shqiptare shpërndajnë certifikata pronësie pa kufitare (ose fiktivë), pa u kthyer prona më parë dhe pa kaluar regjistrimi. Qeveria shqiptare kërkon të kalojë Planin e Zhvillimit, ne themi ku janë titujt e pronësisë pa kaluar regjistrimi. Himariotit që ndjehet siç e ka bërë nëna me gjuhë dhe fenë e tij i thonë me zor se je “ndryshe se kështu duam ne dhe pikë”.

Dhe të mos abuzoj se po merrem me qeverinë… i dashur Nazarko, Jo. Dy ose tri partitë më të mëdha, për aq kohë sa kanë qeverisur, kanë marrëveshje ndaj Himarës. Si ta mposhtin atë, Si t’i marrin pronat duke favorizuar subjekte mafioze dhe të dyshimta me ndihmën e gjykatave, policisë, shërbimeve të specializuara etj nën emrin e Strategjisë Kombëtare. Dhe ti e di shumë mirë këtë fakt. 12 vjet më parë, kur botova në Revistën “Spektër” shkrimin me Titull: “Himara, Mitrovica e ardhshme, mes paktit dhe nacionalizmave”, të nesërmen ish kryeministri I atëhershëm mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Dy ditë përpara tragjedisë në Himarë, Edi Rama që nesër do të jetë kryeministër, u tregonte himariotëve se “ne socialistët do të bëjmë një ligj tjetër për pronën dhe se do të ndërtojmë një Agjenci Zhvillimi”, andralla pas anndralla. Imagjinoni një gjysëm himariot nga nena, që ka tokat e tija në Vuno, të Himarës, nesër kryeministër, që shpesh shfaq sentimente jo dashamirëse ndaj himariotëve, të bëjë atë që do t’i kërkojnë nesër himariotët (?).

Pra i dashur Nazarko, kemi një Himarë të mirë dhe një të keqe. E mirë se ka emër dhe personalitet në botë, ndoshta nga trashëgimia historike, nga njerëzit që ajo tokë ka nxjerrë, por ka edhe një Himarë të keqe, “greke apo Shqiptare” siç duan ta luajnë të dyja krahët, Tirana apo Athina. Me Himarën luajnë kartat të dyja këto qendra, por askush nuk i jep të drejta, zgjidhje. Të dyja duan ta përdorin, kush për “ankesa për dhunime të lirive” dhe kush për t’i grabitur pasuritë me emrin e shqiptarizmës. Në debatin e fundit që pata me mikun tënd Prof. Pëllumb Xhufi, në Gazetën “Shekulli”, Xhufi pranoi një fakt: Edhe në kohën e mbretit Zog, himariotët kishin privilegjin që të mos paguanin taksa”. Por si i bëhet kur qeveria miraton një ligj, që në “zonat turistike malore” nuk do të paguhen taksa, mos vallë vetëm për gay-t përbën diskriminim sistemi demokratik shqiptar në vëmendjen e regjimit të ambasadorëve, apo kur bllokon hapësirën detare dhe shuan traditën në Himarë sikur të ishte një neo dikaturë? Mos vallë do të më thuash “hej Stavro, këtu i thonë Shqipëri, lëri përrallat”.

Po e mbyll i dashur miku im Nazarko duke të të thënë se Himara (ime) ka një histori 2600 vjeçare, Shqipëria (e jona e përbashkët) ka një histori 99 vjeçare. Ta lemë Himarën ta zgjedhë vetë rrugën e saj. Koha do ta tregojë.

3 comments:

ximareos spila said...

Bravo STAVRO! Je nje patriot dhe himariot i vertete, je zeri i gjithe krahines.

Anonymous said...

Siga ta laxana!

Anonymous said...

PYA LAXANA, AFTA POU MAS POULISAE O BOLLANOS???????????????????