Wednesday, October 10, 2012

ΠΟΡΤΑ ΣΤΟΝ ΘΑΤΣΙ ΣΤΑ ΣΥΝΟΡΑ... ΠΡΟΣΠΑΘΗΣΕ ΝΑ ΜΠΕΙ ΑΠΟ ΤΗΝ ΤΟΥΡΚΙΚΑ ΣΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ ΑΛΛΑ ΑΤΥΧΗΣΕ

9/10/12


Προσπάθησε να εισέλθει στην Ελλάδα από την Τουρκία, ωστόσο οι συνοριακές αρχές δεν του επέτρεψαν την είσοδο, επειδή ο οδηγός του δεν διέθετε διεθνές δίπλωμα οδήγησης. Ο λόγος για τον αρχηγό του αντιπολιτευόμενου αλβανικου κόμματος στα Σκόπια, Μέντουχ Θάτσι, που απέστειλε ανοιχτή επιστολή στον Αντώνη Σαμαρά...και έλαβε την πρέπουσα απάντηση...

«O κ. Θάτσι πρέπει να αντιληφθεί ότι στην Ελλάδα ο νόμος ισχύει για όλους και πρέπει να τηρείται. Όσο για τα υπόλοιπα που αναφέρει, την απάντηση τη δίνουν εκατοντάδες χιλιάδες Αλβανοί που εργάζονται και ευημερούν στην Ελλάδα», αναφέρεται σε ανακοίνωση του Γραφείου Συνδέσμου της Ελλάδας στα Σκόπια, σχετικά με τις διαμαρτυρίες του αρχηγού του αντιπολιτευόμενου «Δημοκρατικού Κόμματος Αλβανών» (DPA) Μέντουχ Θάτσι προς τον πρωθυπουργό της Ελλάδας Αντώνη Σαμαρά, διότι δεν του επετράπη η είσοδος στην Ελλάδα, επειδή ο οδηγός του δεν διέθετε διεθνές δίπλωμα οδήγησης.


Incidenti në kufi, Thaçi 'ankohet' tek Samaras
Publikuar më 10.10.2012 | 8:50
Pjesëmarrja e liderit të PDSH-në në kongresit e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan si duket ka revoltuar grekët. Si hakmarrje, për arsye banale, gjatë kthimit në vendlindje ai është ndaluar nga autoritetet kufitare greke.
Ky incident ka detyruar lideri e PDSH që t’i drejtohet më një letër kryeministrit grek Andonis Samaras. Në letër thuhet se, “përkundër vullnetit dhe dëshirës sime të mirë që përfaqësuesit e Ambasadës së shtetit Tuaj në Shkup të më jepnin sqarime lidhur me një incident që ndodhi ne kufirin e shtetit Tuaj, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”.
Thaçit, siç shkruan në letër, nëpunësit e pikës kufitare të shtetit grek i kanë mohuar të drejtën për të hyrë në Greqi me pretekstin se shoferi i tij nuk kishte “leje drejtimi ndërkombëtare”.
“Z.Kryeministër, Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona “non grate” gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon ¬çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve”, thuhet më tej në letër.
“Në fund, z. Kryemistër pa asnjë respekt për Ju dhe qeverinë Tuaj fatkeqësisht jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në memorien tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjerë”, thuhet në fund të letrës.

Reagon Athina

Zyra ndërlidhëse greke në Shkup reagoi sot ndaj letrës protestuese të liderit të PDSH-së, Menduh Thaci, drejtuar kryeministrit grek Andonis Samaras“Z. Thaci duhet të kuptoj se në Greqi para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe i njëjti duhet të implementohet. Lidhur me pohimet tjera, përgjigjen  ai mund ta gjej tek qindra mijëra shqiptarë, të cilët punojnë dhe prosperojnë në Greqi”, thuhet në reagim. /Marrë nga INA/
Shekulli Online
Përgatiti: F.S.
4 Komente

Fation
Nese shoferi nuk ka patur patente me te drejte ai nuk mund te udhetonte me makine ne territorin e Greqise. JKeshtu eshte ne te gjithe boten. Nese ndodhte ndonje incident ne Greqi doganieret qe e lejuan Thacin qe e lejuan automjetin te qarkullonte do te perballeshin me burg. Eshte ligji. Nuk e njoh Thacin por nese ben politike me letra sikur te jete nje bajraktar i sulltan Mehmetit te II them qe ka deshtuar qe ne fillim. Nuk i ngelet atij qe te mbroje shqiptaret ne Greqi aq me teper kur eshte pikerisht ai qe shkel ligjin- Do ti keshilloja qe te vashdonte udhetimin me nje mjet tjeter te paisur me dokumentazionin e duhur dhe meqe merret me politike te njohe ligjet elmentare nderkombetare.

No comments: