Thursday, December 06, 2012

''ΤΟ ΝΑΤΟ ΔΕΝ ΕΙΝΑΙ ΠΑΡΤΙ ΝΑ ΕΡΧΕΤΑΙ ΟΠΟΙΟΣ ΘΕΛΕΙ ΑΚΑΛΕΣΤΟΣ''! ΕΠΙΘΕΣΗ ΑΒΡΑΜΟΠΟΥΛΟΥ ΣΕ ΣΚΟΠΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ

5/12/12


Αντεπίθεση Αβραμόπουλου σε Αλβανία και Σκόπια με αιχμές προς το ΝΑΤΟ για την διεύρυνση του οποίου είπε ότι δεν πρέπει “να συγχέεται με πάρτι όπου μπορεί ο καθένας να πηγαίνει ακάλεστος”.

Ο Αβραμόπουλος που συμμετέχει στην Σύνοδο υπουργών Εξωτερικών της Συμμαχίας αφού υπογράμμισε τη σταθερή στήριξη της Ελλάδας στη διευρυνσιακή διαδικασία, ως ένα καθοριστικό εργαλείο για την εμπέδωση της ειρήνης, της ασφάλειας και της προόδου στην περιοχή, τόνισε ότι “η πολιτική ανοικτών θυρών του ΝΑΤΟ δεν πρέπει να συγχέεται με «πάρτι» όπου μπορεί να πηγαίνει ο καθένας ακάλεστος (The enlargement is an open door policy but not an open house party)”.

Υπενθύμισε τις συνέπειες που είχε ιστορικά ο εθνικισμός και ο λαϊκισμός στην περιοχή μας, και περιέγραψε τη σημερινή κατάσταση στα Βαλκάνια, στηλιτεύοντας την έξαρση του εθνικισμού, των εδαφικών διεκδικήσεων, του αλυτρωτισμού και του λαϊκισμού, που συνεχίζουν να κυριαρχούν στην εσωτερική πολιτική σκηνή κάποιων χωρών της περιοχής. Ο Υπουργός Εξωτερικών συνέχισε λέγοντας ότι όλοι πρέπει να πάρουν απόφαση ότι η επαναχάραξη συνόρων στα Βαλκάνια έχει οριστικά τελειώσει και ότι τα ανοικτά προβλήματα της περιοχής δεν πρέπει να εισαχθούν ανεπίλυτα στη Συμμαχία. Ο κ. Αβραμόπουλος έκλεισε την αναφορά του στο θέμα, υπογραμμίζοντας την ανάγκη σεβασμού των βασικών αρχών και προϋποθέσεων που έχει θέσει το ΝΑΤΟ, μεταξύ των οποίων ο σεβασμός των κανόνων καλής γειτονίας. 

  •  “Vendet kandidate për anëtarësim në NATO apo BE duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Evropës” 
Publikuar më 06.12.2012 | 7:18

Ministri i Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, i kërkon NATO-s të marrë vendim njëzëri me qëllim që t’i bëjë të qartë vendeve anëtare dhe atyre që aspirojë të hyjnë në Aleancë, që nuk ka dhe nuk do të ketë rishikim të kufijve në rajonin e Ballkanit. Avramopullos, i është referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë fjalimit të mbajtur, në takimin me temë “Partneritet për Paqe” nismë e Samitit të Stambollit, ku u diskutuan marrëdhëniet e ndërsjellta mes vendeve të NATO-s dhe ‘Dialogu në Mesdhe’. Sipas ministrit grek, po shtohen dhe vijnë në rritje nacionalizmat, populizmat dhe pretendimet territoriale nga vendet fqinjë të Greqisë, madje dhe anëtare të NATOS, nacionalizma të cilat po dominojnë vazh- dimisht skenën e jetën politike të brendshme të disa vendeve në rajon.
Gazeta Shekulli 
Plerant Shehu
 
Duhet qeverisje jo tifo për Shqipërinë
  • Veç pushtetit të kryeministrit në zgjedhjet e 2013-ës nuk kërcënohet tjetër gjë, sa për të shpërthyer kartën  nacionaliste. Ne kemi hyrë në një proces të rëndësishëm.
  • Në fund dhjetorin e 2010-ës lëvizëm pa viza në Europë. Ndaj më mirë do të ishte të zgjidhim ngërçin politik mes nesh
 
Publikuar më 05.12.2012 | 16:22(Shekulli)
Sabina Veizaj
-Pas dalldisë Kuq e Zi që kaploi gjithë shqiptarët anembanë botës në jubileun e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë, gjithçka është fashitur. Madje nuk po dëgjohet as ekoja e gjithë asaj ulërime. Ajo që mbeti është debati mbi deklaratën e kryeministrit Berisha në lidhje me Shqipërinë e Madhe, deklaratë  që u bë në vigjilje të 100 vjetorit. Në fakt, ëndrra e kryeministrit aktual për një Shqipëri të madhe nuk është e çuditshme dhe e beftë. Çështjen Kosovare , kryeministri Berisha e ka deklaruar si lajtmotiv zyrtar të hyrjes së tij në politikë, përpos ëndrrës për një Shqipëri pluraliste asokohe. Pavarësia e Kosovës dhe Shqipëria e Madhe, sigurisht janë dy koncepte të ndryshme, por gjërat kanë radhë dhe duke ndjekur këtë logjikë, Berisha si një politikan i zgjuar e që di të luajë mirë, sipas situatave ka pritur radhën e gjërave. Megjithatë, përsa i përket kartës së nacionalizmit, Tirana zyrtare nuk ka reaguar asnjëherë edhe kur faktet kokëfortë kanë rezultuar me bilance tragjike, humbje jetësh të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve nga ksenofobë ultranacionalistë.  Dhe këtu rastet mund të renditen lehtësisht. Kur ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj në një prej deklarimeve të tija në vitin 2006 tha se “ në rast të ndarjes së Kosovës, Shqipëria nuk mund të garantojë mosndryshim kufijsh në Ballkan”, kjo u konsiderua si incident diplomatik. Madje u thirr urgjentisht në Bruksel e pas takimit gabimi u korrigjua nga Tirana Zyrtare e cila deklaroi se nuk pretendonte ndryshime kufijsh. Gjashtë vjet më vonë, historia përsëritet, por këtë herë nuk korrigjohet. Kryeministri Berisha thërret idenë e Shqipërisë së Madhe duke theksuar kufijtë që prej Prevezës. Një provokim ideal për të përmbysur rrotën e historisë e për të vënë në vend gabimin e 1913-ës. Një  provokim për integrimin europian, apo kartë për zgjedhjet elektorale të 2013-ës? Mendoj pak nga të gjitha. Por në të njëjtën kohë, gjykoj se nuk kishte ardhur momenti. Sepse ne shqiptarët si popull funksionojmë sipas proverbit “hodha lumin, të lërofsha kalin” që me siguri gjen vend edhe në këtë situatë. Por mua personalisht nuk më rezulton se Shqipëria e ka hedhur lumin. Kushedi për sa kohë mund ta hedhim, në qoftë se do të mundim! Nacionalistët janë ‘gjumashë’ nëse mund të shprehemi kështu. Ata zgjohen sa herë iu kërcënohet vendi. Por në këtë rast, veç pushtetit të kryeministrit në zgjedhjet e 2013-ës nuk kërcënohet tjetër gjë, për të shpërthyer kartën e flaktë nacionaliste. Ne kemi hyrë në një proces të rëndësishëm. Në fund dhjetorin e 2010-ës lëvizëm pa viza në Europë. Nuk  jemi më pjesë e kulturës burokratike të mërzitshme dhe radhëve në ambasada. Ndaj më mirë do të ishte të zgjidhim ngërçin politik mes nesh. Të ndryshojmë mentalitetin e të bërit politikë. Të respektojmë rekomandimet e ndërkombëtarëve për procesin e integrimit europian dhe çdo proces tjetër të rëndësishëm,  të investojmë për t’u bërë pjesë e proceseve që shërbejnë për një kulturë të mirë që trashëgohet (politikanë e qytetarë) dhe zëri i Shqipërisë do të ndihet kudo. Ndoshta, kur të vijë koha, historia do të na shpërblejë!

No comments: