Friday, December 21, 2012

CENSUS-i me militantë të PD-së, nuk u intervistuan të gjithë

Publikuar më 21.12.2012 | 11:41 (shekulli)
Shkurtimet e buxhetit për vitin e ardhshëm për bashkitë e majta nga ana e qeverisë është sjellje e qëllimshme politike. Për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime, qeveria mendon që ti vërë këto bashki në konflikt me qytetarët. Ndërkaq, për CENSUS-in, në një intervistë dhënë për “Shekulli”-n, Bime deklaron se regjistrimi është kryer në shkelje të hapur me ligjin. 

Sa afër shifrave të sakta janë rezultatet e CENSUSit që realizoi INSTAT-i? 
Unë së bashku me familjen time nuk jemi regjistruar, pasi ishte qesharake. Ai CENSUS- i që u bë në 2011-ën është krejtësisht qesharak. Shifrat e publikuara nga INSTAT- i janë krejtësisht të pasakta dhe janë shumë larg realitetit në vend. Janë shumë familje në Gjirokastër të cilat nuk janë intervistuar nga punonjësit part-time që u përdorën në atë proces. Edhe në atë periudhë që u zhvillua CENSUS-i kemi bërë me përfaqësuesit e INSTAT-it luftë të fuqishme për mënyrën se si ai po realizohej, që nga drejtoresha e INSTAT-it, por sugjerimet tona kanë rënë në vesh të shurdhët. 
Cilat ishin problemet që ju konstatuat në atë periudhë? 
Debati kishte lidhje që tek regjistrimi i popullsisë të qytetit, pasi i dinim që do bënin këto lojëra që bënë këto ditë. Pasi së pari, intervistuesit ishin të pakualifikuar, po ashtu edhe kontrolluesit, të cilët dhe ata ishin persona të pakualifikuar për këtë projekt. Në bazë të ligjit në fuqi, këta persona duhet ti vendosja unë si Kryetar i Bashkisë, por as më pyetën fare, pasi ata u caktuan në atë detyrë politikisht. Ishin të gjithë militantë të PD-së që të plotësoheshin të gjithë me rroga 3-mujore. Ndaj u shkel që në fillim ligji për regjistrimin e popullsisë, pasi listën që çuam ne me listën që ata të INSTATit emëruan ishin krejtësisht të ndryshme.  
/Shekulli Print/Herion Mesi/

No comments: