Saturday, December 08, 2012

Per nderimin e figurave te shquara te Himares -mungon Spiro Spiro Milo- Xhorxh Teneti dhe kapetanet e Himares -si dhe bilbilja e sotme Katina Beleri

 marre mga interneti

REPUBLIKA  E  SHQIPERISE
BASHKIA HIMARE
KESHILLI  BASHKIAK                   

                                                       
V E N D I M

Nr 105 date 26.11.2012

    LENDA:  Per nderimin e figurave te shquara te Himares .

    Baza ligjore: 
           Ligji 8652 date 31.07.2000, "Per organizimin dhe funksionimin e Organeve te Qeverisjes Vendore",neni 32, germa "m" si dhe VKB numer 90 date 21.09.2012, "Mbi miratimin e kritereve per dhenien e titujve te nderit",

    Me propozim te Bashkise Himare, Komisionit te vleresimit te figurave,(ku paraprijne propozime te Shoqerise Civile, diskutimit me Kryesite e fshatrave dhe me studjues e personalitete te kultures);     Keshilli i Bashkise Himare ne mbledhjen e tij te dates 26.11.2012, mori ne shqyrtim Projektin e Bashkise per vleresimin dhe nderimin e figurave te shquara te Himares, dhe pasi e debatoi dhe e diskutoi problemin ne tersi, ne perfundim ;

V E N D O S I :

I-    Te vleresohen me titullin "NDERI  I  HIMARES" keta persona :

Pas Vdekjes :

1-Petro   Marko,1915-1991 -Shkrimtar dhe Publicist i shquar i permasave  boterore.
2-Neco    Muko, 1899-1934 -Poet, Kompozitor,  Regjisor, Kengetar, Patriot i shquar.
3-Janko   Pali, 1897-1994 -"Mesues i Merituar", Shkrimtar, Perkthyes,
Publicist,etj.
4-Jani Foto Rexho,1869-1914-Doktor,Veprimtar i shquar i Himares dhe Patriot.
5-Nase Beni,Bregu 1893-1934 -Ushtarak, Veprimtar i shquar i Himares dhe Patriot.Poet dhe Autor i Hymnit te Himares; "… lule vilajeti…"                                                                             
6-Odise Nesturi     vdekur me 1911 -Nen Kryetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Veprimtar i Shquar i Himares dhe nje Patriot i denje per Himaren.
7-Aleks  Caci 1916- 1989 -Shkrimtar, Poet, Publicist etj.Anetar I-re i  LSHASH.
8-Odhise Grillo 1932-2003-"Mjeshter i Madh"Shkrimtar,Poet,Publicist.
9-Andrea  Varfi 1914-1992 -Shkrimtar perparimtar viteve 1930, Poet dhe Publicist.Nismetar i krijimit te L.SH. dhe Artisteve te Shqiperise.
10-Spiro Comora 1918-1973  -Poet, vjershetor, Autor vepra taatrale, Publicist etj.
11-Gjike  Bixhili-Patriot i denje i Himares dhe veprimtar i shquar i saj,Nismetar dhe financues i shkolles se pare ne Dhermi.

Qe Jane ne Jete :

12-Dhimiter  Varfi-Bilbil i Kenges Himariote dhe veprimtar i shquar i saj.
13-Dhimiter Anagnosti Regjisor i shquar shqiptar dhe veprimtar i Himares.
14-Robert  Ndrenika -Aktor i shquar shqiptar dhe veprimtar i Himares.

Pas Vdekjes :
1-Naqe Konomi -Mesues, veprimtar i shquar i Arsimit ne Himare e Vlore
2-Panajot Gjikenuri  -Mesues, veprimtar i shquar i Arsimit ne Himare
3-Ilia   Likoka 1911-1993 -Mesues,-Sportist, Kampion i Ballkanit ne disa gara atletike me klubin "Vetetima".
4-Aleko   Zoto  1934-1986 -Veprimtar i shquar i librit ne Himare.
5-Petro Mihal  Cani  1917-1994    - Doktor, Veprimtar i shquar i mjekesise ne Shqiperi e Himare dhe eshte Babai i Kirurgjise Shqiptare.
6-Perikli   Sheti vdiq me 2012 -Doktor, Veprimtar i shquar i mjekesise dhe i Himares.
7-Dhamiano Bollano 1921-1986    -Mesues, Veprimtar i shquar i kultures dhe historise.
8-Koco  Kacelano1901-1943 -Doktor, Veprimtar i shquar i mjekesise dhe i Himares.
9-Irakli Foto Rexho-Veprimtar i mjekesise dhe farmaceutikes ne Himare
10-Niko Kutulla1913-1994 -Shembull  i qendreses kunder diktatures.
11-Jani   Milo -Mesues, veprimtari i shquar i arsimit ne Himare
12-Mihal  Lami1917-1989-Nd.Mjek,veprimtar,themelues i Spitalit Himare.
13-Qirjako Bala1943-2008-Veprimtar i shquar i kenges polifonike,
14-Konom Anastas Zoto -Luftetar dhe  Patriot i shquar i Himares.
15-Pilo Lili Bollano, -Luftetar dhe Patriot i shquar i Himares.
16-Milo  Merkuri      -Luftetar dhe Patriot i shquar i Himares.
17-Pano Kokaveshi     -Veprimtar i shquar i Kenges Himariote ne vitin 1928-1932
18-Andrea   Bala      -Veprimtar i shquar i Kenges Himariote ne vitin 1928-1932
19-Koco   Cakali      -Veprimtar i shquar i Kenges Himariote ne vitin 1928-1932

   
Qe Jane ne Jete :

20-Pirro  Dhima -Sportist i shquar Himariot, Kampion i Botes & Olimpik.
21-Lefter  Cipa - Rapsod, Shkrimtar dhe veprimtar i shquar i Himares.
22-Evriviadh Goro-Veprimtar i shquar i mjekesise ne Himare.
23-Vangjelo Veizi - Veprimtare e shquar e mjekesise ne Himare dhe ne Shqiperi.
24-Kico Irakli Rondo -Veprimtar i shquar i sportit ne Himare dhe ne Shqiperi.
25-     Simo  Kallushi   -Futbollist dhe Trainer
26-    Petro Goro       -Futbollist
27-    Petro Konomi     -Futbollist

II-Te vleresohen me titullin " NDERI  I  HIMARES" Grupet si me poshte;
1-    Grupi karakteristik i kenges i Himares 1928-1934
        Pjesmarres;  Neco Muko, Andrea Bala, Koco Cakali, Pano Kokaveshi,Tefta Tashko Koco, Tulla Paleologu.
2-    Grupi karakteristik i kenges i Himares 1952
        Pjesmarres; Dhimiter Varfi, Llambro Gjomemo,Andrea Dhimojani,
        Thodhori Goro, Pano Naci, Simo Kallushi,Leko Leka.
3-    Grupi polifonik i vajzave te Dhermiut 1965
        Pjesmarres; Dhimitrulla Iliadhi, Rutha Beli,Vasillo Stramarko,  Hajdho Bixhili, Rutha Ruci, Eli Neco, Kasiani Dhima.
4-    Grupi polifonik i Pilurit vitit 1968----
        Pjesmarres;  Katina Muco, Sofo Gerdhuqi, Koco Gjicali,
Arqile Lapa,Pavllo Bala, Lefter Cipa, Qirjako Bala, Lene M.Bala,          Vangjel Gjicali, Vasillo Koka, Miltiadh Gjicali,Ermioni
Merkuri, Leni L.Merkuri, Vitori Merkuri, Polo Cipa.
III-    Dhenia e ketyre titujve do te behet nga Bashkia Himare periodikisht ne vazhdim edhe ne baze te evenimenteve te rastit. Shpenzimet qe do te behen per dhenien e ketyre titujve te perballohen nga fondi i vecante.
IV-     Ky vendim hyn ne fuqi sipas ligjit.

           
                                                                                                                  K R Y E T A R I
                                                                                                               Stefan Kokedhima      

No comments: