Sunday, February 03, 2013

Imzot Joani: Noli me kontribut të jashtëzakonshëm, pa Kryepeshkopin Anastas nuk mund të ngrihej kisha



Të jesh ortodoks në një masë të gjerë në shoqërinë shqiptare identifikohet me të qenit grek - ky është një nga shqetësimet që ka ngritur në bisedë në Tonight me Ilva Taren, Mitropoliti i Korces, Hirësia e tij, Imzot Joani.Lidhur me dramën e deputetit Namik Dokle, Mitropolia vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, se drama fyen dhe denigron kishën, por nuk lë pa thënë se është spekuluar mjaft me këtë çështje. Dhe ngre çështjen e Censusit...

Pjesë nga intervista:
Cili ishte roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale?
Ishte i jashtëzakonshëm kontributi sidomos në rritjen e ndërgjegjës kombëtare, edhe pse ai nuk u mor shumë me procedurat.
Kryepeshkopi Anastas është në qendër të sulmeve, si e shpjegoni?
Është histori prej 20 vitesh, s’ka asgjë të re, janë po të njëjtat akuza, unë jetoj brenda kishës dhe besoj se pa kontributin e tij nuk mund të ngrihej kisha. Lidhur me statutin, ishte statut që paraqiste problematikën e asaj kohe dhe këto s’mund ti shërbenin kishës pas ’90.
Pse ska marrë pasaportë shqiptare?
Është në nderin e shtetit shqiptar t’ia japë një pasaportë. Duhet të mësojmë të nderojmë njerëzit që na ndihmojnë.
E ka penguar autoqefalinë fakti se Kryepeshkopi është shtetas grek?
Autoqefali do të thotë në radhë të parë të kesh pavarësi financiare dhe në këtë drejtim gjatë 20 viteve është punuar shumë. Pra jo vetëm që s’është penguar por është punuar dhe ndihmuar shumë.Kisha smund të dëmtohet nga etnia.
Pas 21 vitesh është krijuar mundësia që të kemi brezin tonë për drejtimin e kishës?
Ky është një proces i gjatë dhe ne jemi në këtë proces. Kisha po rritet me njerëz që janë të këtij vendi.Në krye të kishës gjithmonë duhet të jetë një drejtues me eksperiencë të madhe.
Drama e Dokles?
Është spekuluar shumë në këtë drejtim. Kisha ka bërë vetëm një deklaratë, që kjo dramë fyen dhe denigron komunitetin ortodoks.Kisha është deniguar për një kohë shumë të gjatë.Ringjallja e kësaj gjëje na duket sikur e rikthen edhe njeherë. Vendimin e merr Teatri sigurisht, se kemi vënën ne në skenë.
Sa jeni ju ortodoksët, Censusi ju ka nxjerrur 6,7%?
Vetëm qarku i Fierit ka 10% ortodoksë, smund ta zhbësh me emigracionin, të gjithë kanë emigruar. Prisnim një reagim pas deklaratës së kishës që nuk e njeh censusin, skemi asnjë përgjigje, për komunitetin ortodoks kjo është e papranueshme, sepse është e pavërtetë. Kjo mbase mund të jetë edhe e qëllimshme, por është e padrejtë dhe ky komunitet ndihet i lënduar.
Keni bërë një census tuaj vetjak?
Kisha ka të drejtën dhe për ta bërë censusin për të pasur regjistrin e saj dhe sipas regjistrit që kemi jemi mbi 24%. Ne kemi bërë një lloj sondazhi, duke pyetur njerëzit që vinin në kishë nëse janë pyetur dhe mbi 20 000 veta kanë deklaruar që sjanë pyetur fare.
k.c.

No comments: