Thursday, February 14, 2013

Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ


Nga Dom Gjegj Meta (Marre nga Gazeta Ngallja-Jenar)

“Deklarata (e AKZ) përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë”


Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqiptarë më shkakton neveri, por asnjëherë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u sulmua Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Fort-lumturia e Tij Anastasios Janullatos, nga eksponentët e Aleancës Kuqezi.Prej kohësh ai sulmohet. Sigu-risht, nuk jam unë personi më i për-shtatshëm për t’i bërë apologjinëFortlumturisë së Tij, dhe nuk kamndër mend të bëj këtë gjë në këtëshkrim. Së pari, vetë puna dhe ve-primtaria e tij janë apologjia më emirë, e së dyti, ka edhe të tjerë qëmund ta bëjnë më mirë se unë këtëgjë, sikurse tashmë kanë vepruarklerikët e Kishës Ortodokse, që enjohin mirë dhe kanë punuar prejvitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër, që do mundohem tashpjegoj në këtë shkrim. Në kësisoj deklaratash e në letrën drejtuar Presidentit të Republi-kës nga ana e Aleancës Kuqezi, për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Kryepeshkopit të Ki-shës Ortodokse, preken themelet elirisë fetare në vend, që janë bazae çdo lloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes.Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrëdhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Ki-shës, apo leksione ekleziologjie apoteologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën vetëm sepse ka parë yjet natën. Paturpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Krye-peshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kundër hierarkut të tyre. Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu deklaratash të papërgjegjshme.

Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit katolik duhet të ikë, po ashtu dhe pastorët protestantë amerikanë, gjermanë apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot nëShqipëri... Të imagjinojmë pak se çfarë bën një lëvizje e tillë me një mendësi të tillë sikur, larg qoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqiptarë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, ku janë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitet amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? 

E ç’është më e keqja, për t’iu kundërvënë Janullatos shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një bashkësi që nuk është në bashkim meKishën Ortodokse Shqiptare. Kjo e  fundit  është e njohur  nga  gjithë  shqiptarët ortodoksë brenda e jashtë vendit, nga vetë Patriarkana e Stambollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës Lindore e Etërve të Shenjtë, që janë dymijëvjeçare. Duke u bërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarjae besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht. Kisha (katolike, ortodokse,lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë, d.m.th. mbikëqyrësit, që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Kishë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tjetër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës, e që është ai frymore m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional.

 Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të ca-ktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na paskësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mirë? Ajo thjesht thuhet, por nuk mëtohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregullave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipërisë, edhe me marrëveshjet e ndërsjella të bashkësisë me shtetin shqiptar.

Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuq-ezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për kishën e Elbasanit apo për çdo kishë tjetër, sepse në nenin 10 tëKushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare …kanë pavarësinë administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave e kanoneve të tyre…”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetare atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brendshëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksionojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvizjeve ideologjike.

Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e TijJanullatos, Imzot Pelushin etj., me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipe-shkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur e me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuke shtë fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdo lloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjellë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike.
 Nga Dom. Gjergj Meta

No comments: