Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, February 14, 2013

Sqarim mbi veprimtarinë e Shoqatës “Bregdeti” dhe “Komuniteti Himariot”


Dr. Kristaq V. JORGJI III
Tiranë 11 Shkurt 2013  [dhermijorgji@yahoo.com]

Unë që po shkruaj këto rreshta në vëmëndje të tërë Himariotëve, kam qenë anëtar i shoqatës “Komuniteti Himariot” për shumë vjet, sikurse kam qenë disi aktiv edhe në aktivitetet e shoqatës “Bregdeti” deri disa kohë më parë. I kam parë këto dy organizata me syrin dashamirës si mjete te rëndësishme për të përçuar shqetësimet më te mëdha që ka Himara dhe Bregdeti në përgjithësi ditët e sotme- sikurse prona, identiteti kulturor, historia etj.

Ndaj zgjodha te isha edhe një themeluesit e “Komunitetit Himariot. Dhe nën këtë shoqatë, duke bashkërenduar përpjekjet edhe me Bregdetin dhe shoqata të tjera sikundër të Intelektualëve të Himares, sikurse edhe me intelektualë dhe nën mbështetjen e autoriteteve locale, dhe komunitetit në përgjithësi, gjetëm energji të organizonim brënda 6 vjetësh tre Konferenca Pan-Himariote, ku u munduam të mblidhnim komtributet e atyre të interesuarve për shqetësimet që cituam me lart. Dhe për ata që kanë eksperience në organizme të tilla, e dinë se kokëçarje sjellin dhe telashe për organizuesit.

Por unë dhe grupi organizues nuk qahemi për këtë. Madje jemi të bindur, se pasi kemi bërë aktivitete që kane qenë për të mire të vëndit tonë- Himarës, që kanë pasur jehonë pozitive dhe që kanë njohur dritën e botimit, kemi berë detyrën tone si patriotë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa të kemi mundësi.

Para se të marr në analizë qëllimin e këtij shkrimi të shprehur në titull, do të doja të sqaroj diçka për situatën aktuale për pronën në Himarë, ashtu sikundër e kuptoj unë.
Natyrisht duhet thënë se situata ështe e ndërlikuar,për shkak të dy shkaqeve kryesore – veprimit të ligjit 7501 dhe përkrahjes së këtij ligji nga shumë patriotë tonë sikundër dhe qëndrimit jokunder të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak së sotëm të Himarës për këtë ligj që prek shumë interesa përfshirë edhe timin në veçanti. E theksoj këtë të fundit pasi nuk kam venë re ndonjë qëndrim aktiv kundër ligjit 7501 sikundër shprehej ish-bashkia nën drejtimin e z. Vasil Bollano. Z. Jorgo Goro, I zgjedhur në këtë post tanime dy vjet,  ka zgjedhur heshtjen në prononcimet publike lidhur me këtë, sikunder ka edhe zëra që administrata e tij, po punon në favor të 7501.

Në nivelin politik, prona ka mbetur „jetim“. Midis ligjit 7501 dhe atij të trashëguar, u bë një përpjekje nga OSBE-ja, që me anë të rregjistrimit fillestar, t’i jepej një zgjidhje me konsensus këtij konflikti. Si do të behj kjo?

Mbase për shhumë Himariotë është e paditur, pro OSBE-ja zgjodhi një rrugë të ndërmjetme  për tu munduar ta zgjidhte këtë nyje të vështirë. Ajo propozonte që të bënte tre rregjistrime njeherësh përmes pranimit të letrave që vinin 1. nga pronat e vjetra 2. nga zbatimi i ligjit 7501 dhe 3. nga themelimi i kooperativës. Në thelb, pasi të hidheshin këto tre parime në hartë do të qe e lehtë të gjendej se cilët dominonin. Dhe përmes ndërmjetësimit të saj pranë qeverisë, do të zgjidhej ajo që mbarte më pak konflikte.

Por tanimë edhe OSBE-ja nuk mund ta bëjë këtë. Dhe tani rregjistrimi i ka mbetur të behet nga qeveria shqiptare me tërë risqet që sjell ky zbatim dhe për më tepër me një përçarje të madhe në opinionin Himariot. Kjo pasi disa individë sikunder edhe Stavri Marko bënë një „punë të lavdërushme“ për t’i vënë minat kësaj inisiative. Natyrisht nuk them se z. Marko ka aq fuqi për t’ja arritur kësaj, por fakti është se ai i është kundërvënë deri sa të bindë edhe shoqatën Bregdeti që të shpallë „persona non grata“, pra të dëshërueshëm për Himarën përfaqësuesin e OSBE, dhe Ambasadorin e Komunitetit Europian (KE)në Shqipëri.
Por prona në Shqipëri dhe më shumë nga të tërë në Himarë, nuk kapërdihet lehtë. Aq sa KE zgidhjen e pronës e vendosi si një nga 10 kushtet për integrimin e Shqipërisë. Kohët e fundit tërë prania e donatorëve në Shqipëri ka theksuar dhe e thekson vazhdimisht se zgjidhja e pronës mbetet kusht për ecjen e Shqipërisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Dhe kjo është shumë e vertetë ne Himarë, e cila së bashku me Lukovën ka mbetur ende e parregjistruar, dukë qenë njëkohësisht një nga më të lakmuarat dhe më potenciale për zhvillim.

Ardhja e zgjedhjeve parlamentare ofron edhe një mundësi tjetër për të tërhequr vëmëndjen e qeveriatarëve për këtë problem. Kjo është në mundësi që duhet shfrytëzuar pasi lidhet me faktin tjetër, që qeveria po përgatitet të bëje vetë rregjistrimin, pas dështimit të OSBE-së.
E ndërkaq ç’bëjnë tani shoqatat e Himarës e në veçanti Bregdeti dhe Komuniteti Himariot? Për ata që nuk e ndjekin rregullisht gjendjen, ështe e lehtë të mos shohim reagime, por për mua që i ndjek, vërej me dëshpërim një mos-aktivizim të këtyre dy shoqatave deri në indiferencë. Ka edhe më keq. Le të shohim mer radhë, pasi kjo merr rëndësi në argumentimin e bërë.

Shoqata “Bregdeti” dhe kryetari Nesturi

1. Para dy vjetësh, në Tetor 2011, shoqata organizoi në Tiranë një mbledhje e cila pati një frekuentim shëmbullor. Mbi 500 vetë, përfshi këto edhe tre deputetë, u mblodhën në sallën e Muzeut Kombëtar, ku nuk pati edhe vënd për të hedhur kokrën e mollës. Dhe në vënd që të kapitalizohej kjo forcë, kryetari i saj, gjeti kohën të polemizonte me pjesmarrësit nga Himara, banues ne Tiranë, nëse i njihte apo jo, nëse kishin marrë pjesë më parë në mbledhjet e shoqatës!!!! Kjo sikur donte ti bënte biografinë, ndërsa do të qe e udhës që edhe ata të cilët për njëmijë arsye, nuk kishin patur mundësi të intergroheshin në shoqatat të mirëpriteshim duke i krijuar kushtete për të shprehur mendimet e tyre. Kjo solli që shumë pjesmarrës, përfshirë edhe deputetët, të ngriheshin edhe të iknin. Po ashtu “u shtërguan” edhe personalitete sikundër Dhimitër Anagnosti, të flisnin, pa rënë dakord më parë se duhej të merrnin fjalën. Si rezultat, mund të them se jo vetëm që u anulua marshimi paqësor të qe planifikuar, por kjo mbledhje ishte ashtu siç thuhet shëmbulli më i mirë i asaj “që në vënd të vinin vetulla , nxorrën sytë.

2. Rasti tjetër erdhi pas rreth 6 muajsh, kur u organizua një mbledhje në Potam të Dhërmiut. Qe në të drejtën e shoqatës që të organizonte këtë mbledhje të rëndësishme ku morrën pjesë si përfaqësues të OSBE-së dhe të pushtetit lokal akual dhe të kaluar. Por mbledhje u bë kaq keq e organizuar sa që desh dështoi sikundër e lartpër mëndura në Tetor, pasi forcat e tjera që ishin të interesuara arritën që ta kthenin në kaos, duke dëmtuar kështu si imazhin e vetë organizatës ashtu dhe të kërkesave tona. E them këtë pasi qe mundësia që të organizohej shumë më mirë duke sjellë zëra të rinj sikundër qenë pasardhësit Himariotë më banim në ShBA, që do ti kinin dhën një temp tjeër kërkesave nga njëra anë, sikundër do të kish bërë ta më aktivë në mbrojtje të kërkesave të këtyre kërkesave në vëndin e tyre të adoptuar. Por nuk ndodhi kështu.

3. Po mbushen gati dy vjet që vëndin e kryetarit Bollano e ka zënë Goro dhe ende shoqata “Bregdeti” nuk ka bërë një takim më kryetarin e zgjedhur të bashkisë për shkaqe që meriton të zbulohen. Por sido qofshin shkaqet, rezultati ngelet që ende Bashkia nuk ka asnjë seancë takimi me të dy shoqatat. Madje kryetari Nesturi merr një pozicion disi të “çuditshëm” për mendimin tim modest, duke thënë se “duhet që kryetari i Bashkisë” duhet të kërkojë që ta takojë atë”- mendim që do ta klasifikoja si megaloman dhe aspak me këmbë në tokë.

4.  Kryetarit Nesturi i është sugjeruar që në kushtet ekzistuese të nisi një fushatë takimesh- dhe jo vetëm letrash, të cilat duhet thënë se e ka bërë- me vendim-marrësit e proçesit të rregjistrimit të pronës në Himarë. Ngelet e çuditshme kur edhe në takimn e vetëm zyrtar të bërë me OSBE-në në zyrën e kësaj të fundit, thërret jo përfaqësues të komunitetit Himariot, por individë, të cilët “harxhojnë” kohën e çmuar të vënë në dispozicion duke diskutuar problemet e tyre personale.

Do të desha të shtoj këtu meqë më duket rasti i përshtatshëm se ndonës është kryetari i një shoqatë vullnetare, shpesh mbledhjet e degës së Tiranës, janë shndrruar me kohë  në mbledhje ku më shumë dëgjohen shprehjet “une jam kryetari dhe ndaj këtu dëgjohem unë” se sa këmbimi i lirë dhe konstruktiv i mendimeve.

Por ajo që të habit është fakti se kryetarit Nesturi nuk i bën “përshtypje kjo gjë. Ai vazhdon të mos reflektojë, duke sjellë vetëm një rezultat - atë të sabotimit (me ose pa dashje) të qëllimit të kthimit të pronave tek i zoti. Kjo edhe falë “bashkëpunimit “ me anëtarin e shoqatës së organizatës “Komuniteti Himariot” Stavri Marko alias Stavros Markos.

Shoqata “Komuniteti Himariot” dhe Stavri Marko.
Besoj se të gjithë e njohin Stavrin. Kjo sepse ai jo vetëm që është gazetar, pro ka edhe nje blog në të cilin shfaq, me të drejtën e tij të pamohueshme, mendimet e tij “për jetën dhe njerëzit’ sikurse thoshte shoku Enver. Dhe i shpreh, siç komentonte një nga lexuesit jodashamirës të blogut, në “anglishten prej Dhermiu”. (Në atë anglishte të  përkthyer direkt nga Google, emri i Jemin Gjanës dilte si Jemin Thing !!!!! )Aq direkte janë ambiciet e tij sa që një ditë të bukur, i lindi dëshira që të fuste në stemën e shoqatës edhe simbolin e Vorio –Epirit, të cilin e ka vënë edhe tek blogu i tij nën –titullin Faqja zyrtare e Komunitetit Himariot (në anglisht Official Site of Himara community).

Unë nuk kam gjë qe Stavri të jetë i “dashuruar pas Vori-Epirit, pasi kjo është e drejta e tij legjitime, por kur kjo bëhet në emër të një organizate, duhet marrë disa aprovime të detyrueshme. Unë do të pyesja në rradhe të parë nëse adoptimi i këaj logoje, pavarësisht çështjes nëse është e rregullt të adoptohet pa lejen e të “zotit”, nëse kjo i bën
‘mirë” çështjes. Sigurisht që nëse i takon apo jo, duhet të kalojë nëpër aprovimin e shoqatës dhe kjo nuk është bërë.

Por le të kthehemi tek çështja nëse ja vlen të mbështetemi tek Vorio-Epiri që është logjika e disave dhe Stavrit dhe së fundi e Nikos. Unë mendoj se kjo për përqafimi i kësaj çështje kaq të ndjeshme për publikun shqiptar ku jetojmë, siç shihet nga polemikat e fundit, mund ti sjellë vetëm dëm çështjes se pronës. Shoqëria shqiptare do të identifikojë Himariotët, si ndjekës së Kristos Papas, dhe unë ndryshe nga Stavri e Co. jo vetëm që nuk e ndaj por edhe e gjykoj si të dëmshme për atë që dua - kthimin e pronës. Nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe ndonëse e di se në Himarës ka ithtarë të tillë, ka edhe kundër saj.

E vetmja që bashkon tani Himariotët ështe prona, që ështe e etërve dhe paraardhesve të tyre. Ndaj mendoj se në analizë të fundit, nëse gjykojmë me këmbë në tokë, nëse nuk “hamë diku çorbë të prishur”, përqafimi i saj do të sjellë vetëm dëm – pasi në psikozën e anti-Himariotëve (që shtohen me shtimin e nacionalizmit) ne do të dukemi vetëm si “grekë” që vetëm duan t’u japin tokë armiqve të tyre të bekuar-Greqisë. Përjashtuar këtu nëse miku i Stavrit dhe Nikos, Kristos Papas , tanimë persona non-grata për Shqipërinë, bën ndonjë çudi, që dyshoj dhe uroj të mos ndodhë!!!!!!!!!!!.

Nisma e Tetorit dhe z. Markos adhe Nesturis.
Parë këtë situatë dhe oportunitetet që po vinin me presionin ndërkombëtar dhe zgjedhjet e reja për pronën, një grup nismëtarësh menduan që të krijonin një organizim që do të krijonte një “forcë të re goditëse” për çështje të tilla madhore sikundër prona dhe trashëgimia kulturore. Ky grupim shoqatash do të krijonte mundësinë që të bënim një prezantim më përfaqësues të tërë segmenteve të shoqatave Himariote dhe tërë shoqërisë Himariote të përfaqësuar nëpër to përballë pushtetit lokal, qëndror si dhe donatorëve.
Ndaj pasi morrëm mandatin e shoqatave peërkatëse, bëmë një mbledhje ku biseduam në mënyrë jo-zyrtare lidhur me programin si dhe modalitetet. Kam besimin se ata që ndjekin faqet e Internetit, kanë parë si lajmërimet për këtë mbledhje nismëtare, sikundër edhe draft-programin që u diskutua në mbledhjen e dytë.
Por sërisht Kryetari Nesturi dhe sekretari Markos nuk qene dakord, meqe kjo bie në kundërshtim me programin vorio-epirot të tyre. Megjithëse ne bëmë ç’ishte e mundur për të negociuar këtë “çarje”, asgjë nuk pati sukse dhe kështu bllokuan këtë proçes duke kërcënuar se ne i paskemi hypur “kalit së prapthi”. Madje z. Markos në një prej faqeve të “fshehura” në sajtit të tij “zyrtar” të Komunitetit Himariot, del në 03 Tetor 2012 me një pronocim ku bashkon dy organizatat dhe thotë se  citoj “nje grup nismetaresh , te pa autorizuar prej asnje forumi,  po bejne perpjekje per te thirrur nje mbledhje, ne emer te dy shoqatave”, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Dhe vazhdon me predikimin “Ne mendojme se Grupimi i Shoqerise Civile Himariote, duhet njekohesisht te bashkohet me Shoqaten “Omonia” si dhe Komunitetet Himariote ne Greqi dhe USA nje nje forum te vetem”. Sikur ne nuk e kishim diskutuar këtë dhe nuk i kishim ftuar të diskutonim!!!!!!!

Përfundimi
Tanimë jemi në situatën më të keqe të mundshme. Pa një zë unifikues para pushtetit lokal dhe qëndror, pa zë në  prag të zgjedhjeve, dhe në rrezikut e rregjistrimit nga pushteti i sotëm, që do të lërë me shumë mundësi pa gjë lidhur me pronat.
Dhe për mendimin tim ka vetëm një zgjidhje. Këto dy organizata duhet të rishikojnë pozicionin e tyre dhe duhet të shndrrohen sa më parë në organizata që duhet të respektojnë demokracinë brënda tyre në radhë të parë. Kjo pasi duke bërë të kundërtën sikundër deri tani, po shndrrohen në vegla të atyre që nuk na duan të mirën e Himarës dhe Himariotëve dhe që kanë gjetur tek dy personat e analizuar më lart mjetet më të volitshme për të arritur objektivin e tyre ogurzi për pronën. 


1 comment:

Anonymous said...

per nesturin nuk e di, po e dine te gjithe himarotet qe stavri marko eshte i shikut. gjithe familja e tij ka qene familje spiunesh qe ne kohen e enverit. qe nga petrua, e shoqja, e bija. xhaxhai tjeter markua, spiun ne monizem e besnik i saliut me tutje. jane nga te paktet dhermias qe kane mare e kane ndertuar ne tokat e tyre. markua ka bere kabinat poshte, ndersa stavri hotelin ne ate kohe kur askush nuk ndertonte dot gje.