Sunday, February 03, 2013

Pjese nga intervista e Ilva Tare qe i dha mitropoliti i korces

 Autoqefali dmth vete qeversije e Kishes
E kane shqiptaret kete veteqeverisje? -Pa dyshim , e shpallur kjo qe ne 1937. Por Kisha ne Shqiperi u gjend pas viteve 90 per here te pare pa pasur nje episkop. Kisha nuk mund te egzistoje si strukture pa pasur nje episkop. U desh nje nderhyrje nga jashte per ta riorganizuar perseri. Dhe kjo nuk ishte vetem per komunitetin orthodhoks. Gjithe komunitetet e tjera u ndihmuan qe u rindertuan. Ajo qe dua te theksij se perse pergjithe komunitetet e  tjera fetara u konsiderua si normale ndihme e huaj, kurse ndihma qe ju dha komunitetit orthodhoks u pa me dyshim. Madje gjithe shteti shqiptar u ndihmua nga jashte jo vetem ne aspektin ekonomik. Ishte e para here ne historine qe nje Kishe u gjet pa hierarkine e saj. Dhe sipas kuptimit te krishtere te dy kishave te medha, katolike dhe orthodokse, nuk mund te egzistoje dot nje kishe ne kuptimin e struktures, jo te besimtareve, pa pasur nje episkop.
 Autoqefali dmth qe nje kishe te jete ne gjendje te veteqeveriset, dmth duhet te kete burimet financiare, burimet teologjike dhe hierarqike, duhet te kete mundesine qe te shkolloje prifterinjte. Te pregatitesh nje episkop ne kishen e krishtere do te pakten 15-20 vjet. 
Psh  Kishan katolike ka 22 vjet qe eshte riorganizuar, ndertuar, dhe akoma nuk eshte dorezuar nje episkop shqiptar nga Shqiperia, me te drejte sepse do nje kohe qe te pergatitet. Ne kishen tone kjo gje u pershpejtua nga nevojat e medha qe kish Kisha, dhe sot Kisha Aautoqefale e Shqiperise ka 4 episkope te rinj, te lindur dhe rritur ketu dhe ata do jene e ardhmja e Kishes. Dhe ky eshte nje kontribut i madh i Kishes.

 Cili ishte roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale?
Ishte i jashtëzakonshëm kontributi sidomos në rritjen e ndërgjegjës kombëtare, edhe pse ai nuk u mor shumë me procedurat.
Nuk u fol për të në 100 vjetorin e pavarësisë, pse?
Përjashtimi i disa figurave është mënjanim i historisë, largimi i tyre do të thotë të deformohet historia. Cdokush që ka dhënë kontribut në historinë e vendit duhet të marrë vlerësimin që i takon. Nuk di të them nëse ky fakt ishte i qëllimshëm, apo harresë.
Sa besojnë shqiptarët?
Nuk ka një aparat që të mund të matet kjo, por secili është në kërkim të dickaje, të përgjigjeve të munguara dhe shpësh njerëzit i gjejnë në kishë këto përgjigje. Është vështirë të gjesh motivet pse vine, por di të them që vinë shumë.
A vini re një krizë morali në shoqërinë shqiptare?
Natyrisht kjo vihet re në të gjithë botën, jo vetëm këtu. Morali i kishës lidhet me besimin te Perëndia. Besimi nuk mund të imponohet, kushdo ka të drejtë të besojë apo jo. Unë nuk besoj se mund të ketë njeri 100% ateist.

Mos eshte veshtire per tu pegjigjur pyetjeve per kryepeshkopin anastas
Jo madje e kam per detyre per tu pergjigjur.
Kryepeshkopi Anastas është në qendër të sulmeve, si e shpjegoni?
Është histori e vjeter prej 20 vitesh, s’ka asgjë të re, janë po të njëjtat akuza dhe gjera qe perseriten. Unë jetoj brenda kishës dhe besoj se pa kontributin e tij  do ishte shume e veshtire qe te ngrihej kisha dhe besoj se te pakten per kete duhet te jemi mirenjohes.
Do te ishte mire te ndalojme tek disa nga akuzat kryesore qe behen. E para eshte mbi autoqefaline.  Sigurimi i  Autoqefalise se Kishes ne Shqiperi eshte nje proces shume i gjate. Nese kryepeshkopi nuk do kishte dashur autoqefaline, nuk do ishin bere kaq shume vepra ne 20 vjet. Si mund te kishim ne nje kishe nqs nuk do kishim klerike dhegjithe kleriket jane shkolluar ne Shqiperi. Pjesa me e madhe e tyre jane shqiptare dhe shtetas shqiptare. Do te kishte qene me shume me pak kosto qe ti dergonim te gjithe qe te studjonin jashte. Shume kisha rrotull nesh na kane ofruar bursa te pafundme per te studjuar.
Lidhur me statutin e 1929, ishte statut që paraqiste problematikën e asaj kohe, neni 16 i saj  kerkonte qe kryepiskopi duhet te jete prej gjuhe dhe gjaku shqiptar. Neni 15 thoshte se kreepiskopi duhet te aprovohej nga mbreti, neni 21 thote se mbreti mund ta largoje kryeepiskopin me nje dekret . Ky statut i pergjigjej problematikave te sasaj kohe, po ashtu statuti i 1952,   dhe te dy keto statute nuk mund ti  shërbenin kishës pas ’90.
Per ta kuptuar kete duhet te dihet se statutet nuk jane kanone, sepse statutet jane rregullore te brendeshme per organizimin e kishes dhe ndoshta dikush do te ngaterroje statutet me kanonet, ne rastin me te mire mund te thuhet qe nuk i njeh, ose ne rastin tjeter  mund te thuhet se eshte njelloj dashakeqesie. Cdo statut mund te ndryshohet sa here Kisha e sheh te nevojeshme. Madje statuti i viti 1929, neni 62 dhe 64 qe jane dy nenet e fundit thone shprehimisht keshtu:  pervec nenit 1,2 dhe 3 ku flitet se cfare eshte kisha, dmth. rreth dogmatikes dhe doktrines se Kishes, te gjithe nenet e tjera mund te ndryshohen nje kongres, amasable te kishes, ose disa prej tyre mund te ndryshohen me vendim te keshillit miks qe dmth te antareve te Sinodit dhe 4 antare te tjere laike. Komunitetet e tjera fetare e kane ndryshuar gjate ketyre 20 vjeteve 2-3 here statutin dhe kane bere mire se u jane pergjeigjur problematikave te tyre.
Per ta kuptuar ndoshta me mire, statutet i afrohen kushtetutave.  Tjeter kushtetute kishte monarkia, tjeter kushtetute kishte gjate kohes se komunizmit, dhe tjeter kushtetute eshte sot. Ne periudhen mbas viteve 90 u punua ne shtetin shqipar me dia dispozita kushtetuese. E njejta gje ka ndodhur edhe me kishen. Statuti i vitit 1929 i cili eshte zevendesuar nga ai i viteve 1950, mbas viteve 90 u punua me dipozita statuore deri sa u aprovua statuti i vitit 2006.
Dhe autoqefali pikerisht do te thote kete gje, qe kisha te jete e pavarur jo vetem thjesht nga jashte,  por te jete e pavarur edhe nga brenda sepse asnje instuticion tjeter nuk mund te flase ne emer te Kishes.  Kush do jete kryeepiskopi, kush do jene episkopet, kjo eshte ceshtje e brendeshme e Kishes. Kur thate se shpesh here trazohet kjo gje, nuk eshte se eshte trazuar nga orthodokset. Jane te tjeret qe kane trazuar vazhdimisht Kishen. Komunitetit orthodok eshte nje komunitet paqedashes, brenda kishes orthodhokse gjithmone ka pasur harmoni. Edhe brenda nje familjeje nuk mund te gjendet harmoni per cdo gje, por , komuniteti orthodhoks ka qene me paqesori dhe hierarhija e Kishes nuk ka ngjallur problem. Madje njerezit i jane mirenjohes kryepeshkopit per kete gje. Si mund te ndertohej pa ndihmen e tij gjithe sa jane bere? 

Thelbi i kritikave qendron ne shtetesine e huaj te kryepeshkopit. Per mendimin tuaj pse s'ka marrë pasaportë shqiptare?
Ndoshta kjo pyetje eshte per tu adresuar atyre personave qe kane kete te drejte per ta dhene. Por une mendoj se se do ishte në nderin e shtetit shqiptar dhe ne nderin tone per tja dhene ate pashaporte. E kam thene edhe here te tjera se shume shtete do ta kishin per nder dhe do tja kishin dhene shtetesine ne se do ju ishte kerkuar prej tij. Ajo eshte dicka simbolike. Ne shume shtete te tjera patrikut qe zgjidhet ja japin brenda dites nenshtetesine.  Por ajo qe doja te theksoja une eshte kjo gje qe ne duhet te vleresojme dhe  të nderojmë njerëzit që na ndihmojnë. Pa dyshim qe keto jane disa procese qe do kalojne. Nuk vijne dhe shume njerez per te na ndihmuar. Po ju jap nje histori nga pervoja ime personale. Kur fillova sherbesen time si episkopop ne Korce, kerkova ndihme dhe ne Amerike, edhe ne kishen e Follorines se eshte afer sepse duhen klerike ne sherbesen kishetare qe ta njohin mire proceduren ,( kleriket tane sa kishin filluar dhe nuk njihnin mire procedurat), por nuk erdhi njeri. Nuk vijne shume njerez per te ndihmuar sepse ne shpesh kemi idene se jemi qendra e botes dhe te gjithe e kane mendjen tek ne. Ka shume pak njerez qe vijne per te sherbyer. Sepse sherbesa nuk eshte e lehte dhe njerezve qe kane dhene kontributin  pa dyshim duhet tu jemi mirenjohes
Do te thoshja edhe dicka tjeter te rendesishme, nuk mund te kete grupe te cilat mbartin monopolin e patriotizmit. Pse ato grupe jane me patriote se sa prifterinjte qe sherbejne kudo ne gjithe Shqiperine?. E perse ata qenkan me shqiptare se sa mua? Cfare kane bere ata me teper per kete vend? Cfare sherbimi kane bere per ate gje? Grada e atdhedashurise nuk matet nga grada e sharjeve por matet nga grada se sa nje njeri punon dhe sherben per vendin ku jeton. Une nuk besoj qe ka nje njeri qe te doje zotin dhe te mos doje vendin e tij.
 Ne se dikush do vendin e tij , kjo perkthehet ne sa ai punon dhe jep per ate vend.
Ne kete drejtim kryepeshopi ka bere shume me teper per kete vend se sa ata njerez qe e akuzojne. Ato qe ka bere krypeshkopi, jo vetem nje rrjet i madh i ndertesave kishtare, por edhe gjithshka qe u sherben njerezve (Spitale dhe shkolla) dhe ato do te mbeten ketu,  nuk jane bere me rrota qe neser dikush do i marri.  Eshte nje ndihmese qe ju ja dha kesaj kishe. Dhe do i sherbeje kesaj kishe edhe ne te ardhmen.

E ka penguar autoqefalinë fakti se Kryepeshkopi është shtetas grek?

Une jetoj ne kete vend dhe shikoj problemet dhe hallet qe ka kisha cdo dite. Gjate ketyre 20 vjeteve Kisha eshte forcuar. Autoqefali do të thotë në radhë të parë të kesh autoqefali financiare . Ne se kisha nuk do kete autonomine finaciare, kisha nuk do te jete autoqefale. Gjatë 20 viteve është punuar shumë dhe eshte arritur qe kisha te kete pavaresi financiare.
Pra jo vetëm që s’është penguar (nga fakti i shtetesise greke te kryepeshkopit) por është punuar dhe ndihmuar me shumë. Une nuk besoj se kisha demtohet nga nje i huaj. Kisha demtohet nga njerez qe nuk jane te devotshem, nga njerez qe nuk jane te ndershem.  Mund te kesh nje te kombit tend qe te beje nje dem shume te madh, ose e kunderta. Rasti qe ka ndodhur eshte kjo e fundit. Une besoj se te pakten per kontributin e dhene duhet ti themi falemnderit.
 Athere pse ne dispozitat e Kishes thuhet se kryepeshkopi duhet te jete shtetas shqiptar, ne se kjo do te ishte kaq e pa rendesishme. 
Ne rastin e Shqiperise kjo gje nuk mund te realizohej. 

Athere zgjdhja e kryepeshopit duhej te ishte e perkoheshme deri sa te krijohej stafi  i nevojshem i klerikeve shqiptare. A ja kemi arritur asaj dite?
  Une nuk medoj se eshte kaq e lehte per tu realizuar kjo gje. Ne jemi akoma ne periudhe tranzicioni edhe si shtet. Ky eshte nje proces i gjate, nuk eshte aq i lehte per tu bere. Dhe une besoj se jemi ne kete proces. Ne drejtimin e kishes duhet zgjedhur nje njeri me eksperience te madhe. 
Kisha po rritet me njerëz që janë të këtij vendi. Në krye të kishës gjithmonë duhet të jetë një drejtues me eksperiencë të madhe.
 Ka kufizim mandati për episkopin?
Jo nuk ekziston dicka e tillë, është i përjetshëm. Nuk e ka vetem kisha orthodhokse kete
A mund të themi se keni qenë vazhdimisht nën sulm, duke identifikuar të qënit ortodoksë me grek?
Po vazhdimisht jemi sulmuar, shpesh pa të drejtë. Cdo ditë na vjedhin kisha dhe ne shpesh kemi heshtur. Akuzat në pjesën më të madhe ngrihen mbi bazë të thashethemeve. Në kishë nuk mësohet greqisht sic pretendohet.Një fakt i tillë vlen vetëm për zonat minoritare, është e drejtë e tyre të mësojnë në gjuhën e tyre.

Nikolla Marku, e njihni si prift?
Ai nuk është emëruar nga episkopi dhe s’mund të jetë i tillë.
Komisioni për përkthimin e Ungjillit, si po shkon puna?
Lindi nevoja për të pasur një libër që të jetë i kuptueshëm edhe nga brezi i sotëm. Sapo e kemi përfunduar dhe së shpejti pritet të botohet, është një punë 2 vjecare e një grupi pune prej 7 vitesh. Ishte një punë e vështirë, në përshtatjen e kuptimit të disa fjalëve. Nuk do të ketë një ndryshim rrënjësor, pasi Kristoforidhi ka bërë një punë të shkëlqyer.
Cili është raporti i kishës me nacionalizmin?
Nacionalizmi i mbështetur në urrejtje është i papranueshëm.Kur një parti si Agimi i Artë doli të mbrojë kishën një Mitropilitan grek iu përgjigj “cilën ortodokësi do mbroni ju atë tuajën apo të kishës?”. Kisha nga natyra e saj është për dashurinë e të gjithë popujve, të gjithë njerëzve. Urrejtja është kundër besimit, kundër kishës. Kisha nxit cdo njeri të dojë vendin e tij, është e pamundur të duash Zotin e të mos duash vendin, dhe kjo është atdhedashuria e mirë. Ballkani ka nevojë për bashkëpunim. Kisha duhet ti kundërvihet cdo gjëje që bazohet në urrejtje. Brenda mundësive të saj kisha është përjekur dhe ka ngritur zërin edhe për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me komunitetet e tjera fetare?
Kemi marrëdhënie mjaft të mira dhe kjo është një pasuri që duhet ruajtur dhe forcuar jo vetëm me myslimanët, por edhe katolikët.
Ekziston tolerancë në Shqipëri apo mosnjohje e fesë nga njerëzit?
Është e vështirë ta përcaktosh, por vetë fakti që skemi pasur konflikt fetare, harmonia mes njerëzve, por dhe mes krerëve fetarë e dëshmon këtë tolerancë. Por kjo duhet kultivuar dhe pasur kujdes në këtë drejtim.Kërcënimet vinë nga vecimi i komuniteteve, sulmeve të tyre, por sbesoj se do kenë peshë.
Çraport keni me shtetin?
Shteti është laik, marrëveshjet kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Unë do kisha dashur të kishte bashkëpunim edhe më të madh. Kthimi i pronave sështë për tu bërë komunitetet fetare të pasura, por për të aftësuar këto komunitete në realizimin e punës së tyre, kufizimi i burimeve kufizon dhe shërbesën e njerësve. Në ’67 pronat tona u morën me një dekret, ndërsa sot për cdo pronë kërkohet një gjyq që e zvarrit procesin dhe e bën gati gati të pamundur, i tjetërson pronat. Ne kërkojmë pronat që ishin të lira dhe mund të jepeshin nëse do kishte vullnet.
Vjedhja e afreskëve të Onufrit, mund të pengohej ?
Ajo mund të ruhej shumë më mirë nëse do kishte një bashkëpunim më të madh kishë-shtet. Janë qindra kisha, disa edhe në zona të largëta dhe caktimi i kujdestarëve do ndihmonte shumë në këtë drejtim. E gjithë shoqëria jonë duhet ishte më e ndërgjegjshme ndaj këtij fenomeni. Afreskët s’mund të shiten nga mënyra si janë marrë, thjesht kanë bërë një dëm ndaj nesh.
Drama e Dokles?
Është spekuluar shumë në këtë drejtim. Kisha ka bërë vetëm një deklaratë, që kjo dramë fyen dhe denigron komunitetin ortodoks.Kisha është deniguar për një kohë shumë të gjatë.Ringjallja e kësaj gjëje na duket sikur e rikthen edhe njeherë. Vendimin e merr Teatri sigurisht, se kemi vënën ne në skenë.
Sa jeni ju ortodoksët, Censusi ju ka nxjerrur 6,7%?
Vetëm qarku i Fierit ka 10% ortodoksë, smund ta zhbësh me emigracionin, të gjithë kanë emigruar. Prisnim një reagim pas deklaratës së kishës që nuk e njeh censusin, skemi asnjë përgjigje, për komunitetin ortodoks kjo është e papranueshme, sepse është e pavërtetë. Kjo mbase mund të jetë edhe e qëllimshme, por është e padrejtë dhe ky komunitet ndihet i lënduar.
Keni bërë një census tuaj vetjak?
Kisha ka të drejtën dhe për ta bërë censusin për të pasur regjistrin e saj dhe sipas regjistrit që kemi jemi mbi 24%. Ne kemi bërë një lloj sondazhi, duke pyetur njerëzit që vinin në kishë nëse janë pyetur dhe mbi 20 000 veta kanë deklaruar që sjanë pyetur fare.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për shak të toponimeve, si e shihni?
Duhet ruajtur identiteti i cdo njeriu.


No comments: