Wednesday, March 13, 2013

Fallsifikatoret e historise se Himares rindezin makinerine e tyre -

 Edhe nje here fallsifikusit me diplome te Historise se Himares rindezin  makinerine e tyre desinformuese. Me sa duket gazeta qe strehon versionet e tij te genjeshterta eshte ne krize, dhe meqe nacionalizmi eshte nje teme qe shitet mire ne Shqiperi, kjo gazete shpreson qe te rikuperoje demet e saj me levrimin e temave te tilla. 
A mos ka valle nje arsye tjeter te kesaj fushate te shpifur antihistorike te lidhur  me fushaten e zgjedhjeve? Aktualisht nuk ka ndonje referendum per shpallje mevetesie, as census nuk ka. E megjithate nje interviste famekeqe e editorit te gazetes qe strehon "nacionalizmat", ose ndryshe "shtreha e fundit e maskarenjve" sic quhet nga sociologe te njohur nacinalizmi, dhe disa artikuj per tema qe pak i rendojne kandarit te halleve te perditeshme te zones se Himares e flakeruan betejen kundra cdo gjeje qe mund te kete gabimisht nje etikete greke. 
 Atehere i vetemi shkak per kete shperthim shtremberimesh historike, deri ne detaje, ngelet te jete fushata e zgjedhjeve ku dikush kerkon te futet me orgjinalitetin e tij antigrek-(per fat te keq te tyre kjo eshte nje riciklim i idieve te atyre qe Berisha i quan Faqezinj). Ne zonen e Himares tradicionalsiht populli ka votuar per kandidatin e PBDNj-se dhe si duket perpiqen ne farken e patriotizmit te "edukojne" njerezit me idene se ata gabimisht flasin greqisht dhe duhet te perqafojne mesimet e vyera te shokut Xhufi.
Por sidoqofte hyrja e paragrafit te Memushaj eshte nje genjeshter e rradhes e sajuar pa asnje kuptim te historise. Sipas Memushaj himarjotet preferonin te rinin ne zgjedhen e Turqise (behet fjale qe ne 1877). Le te kujtojme se pas 37 viteve, ne 1914 ishte pikerisht ne himare qe zbarkuan forcat vullnetare me Spiro Milon ne krye, pritja e te cilit pershkruhet me nota te gjalla nga Rene Pouo, nje gazetar francez qe ndiqte zhvillimin e ngjarjeve Epir gjate luftes ballkanike. Madje dhe  mesusi Janko Pali, megjithe perpunimin qe ju be shkrimeve te tij te gjetura ne sirtar, shpjegon qarte zhvillimin e ngjarjeve ne 1877, kur agallaret  turkoshake u sulen kunder forcave qe komandoheshin nga Jorgj Stefani, lufte ne te cilen morren pjese dhe shume qeparotes dhe himarjote te tjere. Nje nga personat e vrare ne kete lufte ishte edhe Dhime Dede, i cili ishte nepunes dogane ne Korfuz dhe erdhi vullnetarisht per te marre pjese ne clirimin nga zgjedha turke qe aplikohej nepermjet agallareve shqiptare.  Vdekja e Dhime Dedes gjithashtu perkujtohet nga nje kenge vaji "O Dhime Dede me zhupe/ kishe gallonet mbi supe.../
Paturpesia klasike e ketij te ashtuajturi historian (Memushaj) duket qarte ne menyren se si e pikturon ai Jorgj Stefanin nga Qeparoi per te cilin Qeparotesit perdornin fjalet Lord ne kenget qe i thurin ketij djali te shquar te tyre.    Spiro Rusha i cili ka bere nje histori te Qeparoit, duke e ditur te verteten i ka anashkaluar ketij intrepretimi por ai ka evidentuar me dokumenta qe gjithmone himarjotet i jane drejtuar fuqive te krishtera sikurse Rusia, Venediku, Spanja per ta ndihmuar ne clirimin nga Zgjedha turke. Pavaresia e shtetit grek i solli himarjoteve aleatin e natyrshem Greqine per clirimin e se ciles edhe ata vete kishin kontribuar. Eshte e natyreshme ne ne kete gjeopolitike te asaj kohe himarjotet te prisnin  nga Greqia ndihmen e saj. Dhe ishin djemte e Himares ata qe lane rehatine  e tyre dhe erdhen e dhane dhe jeten e tyre per clirimin nga zgjedha turke. Kurse Xhufi me Memushin, megjithse Himara i ka venomet e saj, e quan si perpjekje per aneksim luften kunder zgjedhes turke. Zbarkimi i Jorgj stefanit ne Kakome sigurisht perben nje gabim sepse ju dha mundesi agallareve turq se bashku me forcat turke te rrethojne dhe asfiksojne ato forca, kurse ne te vertete duket te kishin filluar veprimet luftarake nga prapavija e tyre e sigurte, zona e Himares. Studimet e paaneshme do te hedhin drite ne keto ngjarje te 1877 qe nuk ishin te vecuara nga nje sere kryengritjesh e popullsive te krishtera ende nen sundimin turq, si ne Epir, Krete, Thesali dhe me gjere ne Ballkan. Memushaj dhe Xhufi paraqesin si pozitive luften e Turqise per shtypjen e ketyre kryengritjeve!!!  Mendje te semura pa shprese sherimi....
Memushajn mund ta lexoni ne sitin: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=18490&kat=92,  por historine e vertete  nuk do ta gjeni kurre aty.


Prof. Dr. Rami Memushaj
-Kapedani qeparotas Sokrat Leka i tha njeriut të grekëve se himarjotët nuk do të linin këmbë të shkelte në brigjet e tyre. Të shtatë fshatrat e Himarës dhanë besën dhe dërguan roje për të ndaluar çdo zbarkim të ngatërrestarëve grekë

No comments: