Thursday, March 14, 2013

Shën Kozmai dhe letra e dërguar prej tij banorëve të Himarës

 Nga Kristaq V. JORGJI III
Shën Kozmai i Etolisë (i njohur si Κοσμάς Αιτωλός, Kosmas Etolos ) është një prej shenjtëve më të nderuar të Kishës Ortodokse. Në fakt, në hierarkinë e kishës ortodokse, ndonëse ka kaluar sikurse shenjtë e tjerë në proçesin e kanonizimi (përfunduar më 20 Prill 1961), ai nuk është shënjt i zakonshëm. Termi për të është isoapostolos, apo si me afër Apostujve,  pra atyre që paten fatin që ose të shihnin  Jezu Krishtin nga afër ose nga ata që jetuan aq afër Jezuit sa të preknin rezultatet e mrekullive të Krishtit.
Shën Kozmai lindi ndërmjet 1700/1714 dhe u vra në  në fshatin Kolkondas, në grykë të lumit Seman në Fier në Shqipëri, më 24 gusht 1779, e cila festohet në kishën Ortodokse si dita e tij. Lindur në rajonin e Etolisë në fshatin Mega Dendron, afër qytetit Thermo, pas shkollës u dorëzua murg në malin Athos ku edhe kreu Akademinë Teollogjike. Pasi la Malin Athos pas dy vjetësh nisi “turin e tij misionar në fshatrat e Thrakës, i ngarkuar nga Patriarku Serafim II, i cili shihte me shqetësim kthimin e të krishterëve në fenë musulmane në këto anë.Rezultat i punës së tij gjashtëmbëdhjetëvjeçare ishte themelimi i më tepër se 250 shkollave, me anë të cilëve të krishterët të mundnin të mësonin gjuhën greke dhe të kuptonin kështu Shkrimet e Shenjta sikurse edhe kishin njohuri të përgjithshme.
Pas viteve 1770 pas revoltës së Peloponezit të shtyrë nga vëllezërit ruse Orlov, Shën Kozmai erdhi të predikonte edhe në Shqipërinë e sotme të Jugut, atëhere Pashallëku i Janinës dhe i Beratit, të cilët kishin për udhëheqës përkatësisht Ali Pashë Tepelenën dhe Ahmet Kurt Pashain. Dhe ndërsa predikimet e tij sollën një ndikim pozitiv tek shumica e të Krishterëve,  këto predikime sollën edhe kundërshtitë e të pasurve dhe të fuqishmëve të kohës që  shihnin tek këto predikime, rreziqe për ta. Sikurse edhe  të Venedikut, në agonitë e fundit të saj, aq sa dhe në arkivat e së cilës mund të gjënden raportimet e spiunëve për veprimtarinë e Shën Kozmait si në Prevezë ku ai ngriti një shkollë, e parë si kërcënim nga republika e Shën Markut.
Nuk mund të thuhet se ai i donte çifutët, pasi në shumë prej predikimeve të tij mund të provohet e kundërta. Kështu ai influencoi që dita e pazarit të kthehej nga e diela të shtunën, që solli dëme për komunitetin cifut, pasi këta e kishin të ndaluar që të kryenin punë në këtë ditë. Ndaj disa shkencëtarë janë të mendimit se kjo solli edhe përfshirjene cifutëve në dënimin e tij nga autoritetet osmane. Sidoqoftë ai u akuzua si agjent Rus dhe u ekzekutua më 24 Gusht 1779, por pa gjyq formal dhe pa akuza specifike, që ka sjelleësi rezultat edhe shumë teori si për motivet dhe shtytësit e dënimit.
Por më 1813, Ali Pasha ndërtoi për të një kishë të vogël, ngjitur me vëndin e ekzekutimit  ku u vendosën eshtrat e tij., sikurse caktoi edhe një ditë për të nderuar kujtimin e tij.  Ali Pasha ngeli një adhurues dhe mbështetës i tij tërë jetën dhe për këtë kemi të dhëna qoftë të anglezëve dhe francezëve.
Thuhet se Pashai i kish kërkuar të dinte nëse do të shkonte në Stamboll dhe përgjigjen e Shën Kozmain se do të shkonte me të kuqe, e kish interpretuar si positive meqë tuja e Sulltanit qe e kuqe. Shën Kozmait i doli profecia, pasi Ali Pashai shkoi ne Stamboll me kokën e skuqur në një tepsi!!! Por këto gjëra ndodhën më vonë dhe askush nga të dy nuk mundi ti  thoshte gjë njeri tjetrit. Ngelet fakt se Ali Pashai u ishte përgjigjur kritikuesve të Shën Kozmait, të akuzuar si kaur me frazën e famshme “Më gjeni një musulman si  ai dhe unë do ti puth këmbët”.
Më 1984 disa prej gjetjeve të Shën Kozmait u kaluan në Muzeun Arkeollogjik të Fierit dhe pjesë të tjera janë në Katedralen Metropoliane të Athinës. Shpesh në Greqi dhe në Shqipëri, ai është shihet si helenizues dhe si pasojë ndërsa nga njëra anë e kufirit shihet si armik, nga ana tjetër shihet si çlirimtar. Por për besimtarin e zakonshëm ai kujtohet për mesazhet e dhëna për Krishterët dhe këto janë veç pozitive. Në zonën e Himarës janë të famshme edhe profecitë e tij, disa prej të cilave jepen më poshtë.    
Profecitë e Shën Kozmait.
Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modikime si rezultat i këtij proçesi.  (Bashkë me profecinë jepet edhe një koment qe lidhet me kohën dhe rrethanat e profecisë)

·       O male të bekuara, sa shpirtra grash dhe fëmijesh do të shpëtoni kur të vinë ditë të vështira". Kjo është një shprehje e thënë në Siatista, Greqia Veri-Perëndimore, profeci që lidhet me kohën kur gjate Revolucionit Grek në kohën kur malet qene strehë  grave dhe fëmijëve.
·        "Ju që ndodhemi këtu në këto male të lartë jeni me fat, pasi këto do t’ju mbajnë larg të ligave. Do të dëgjoni, por nuk do të shihni rrezikun. Do të vuani 3 orë ose 3 dite.(Edhe kjo është një shprehje e thënë në Siatista)
·        "Ajo që doni do të vijë vetëm në brezin e tretë. Do ta shohim nipat tuaj”. Thënë në Himarë dhe lidhet me Revolucionin Grek, një profeci e cila nisur nga koha kur u tha dhe duke marrë parasysh se çdo brez është 25 vjet, mund të konsiderohet si e vërtetuar.
·        "Do të vijë një kohë kur armiqtë do tu marrin edhe hirin nga vatra, por ju nuk do të ndryshoni besimin sikurse do të bëjnë tjerët” (thënë në Siatista)
·        "Kam mëshirë për ju për kryelartësinë që keni. Këmba ime nuk do të shkelë më këtu. Dhe nëse nuk do rreshtni të bëni gjërat që bëni, arbitraritetin dhe vjedhjet, do t’ju vijë shkatërrimi. Do të vijë një ditë kur në këtë degë ku ju sot varni shpatat,  jevgit do të varin qemanet e tyre” (Thënë në fshatin e Shën Donatit)
·        "Do të vuani akoma. Kujtoni fjalët e mia. Lutuni, veproni dhe duroni. Derisa këtij rrapi ti mbyllen plagët, fshati juaj do të vuaje dhe do te jetë fatkeq.” Këto fjalë u thanë në fshatin Caraplana, tani Vasilikon. Plaga e rrapit u mbyll më 1912.
·         "Kur do te vijë ajo që dëshëroni”: pyeti Shënjti në Caraplana. “Kur këto dy fidanë do të bëhen një” Dy fidanat u rritën dhe u bashkuan në një trung përfundimisht më 1912.
·        "Do të vijë papritur e pandehur. Duhet të mbani një trastë me grurë të varur tek dera. Kjo nuk do të lerë të ikni. Mos e lini, por e merrni që të ushqeni fëmijët”
·        "Ato fshatra që janë afër rrugës do të vuajnë më tepër”
·        "Do të vijë një kohë kur sende pa gojë e pa veshë do të qeverisin botën”. Këto mund te shpjegojnë kompjuterët (pa zhurme) dhe makinat (pa veshë).
·        "Nga Dalmacia do të vijë shkaku për Luftën e Madhe” Dhe si për të vërtetuar që kjo eëhtë e vërtete, mjafton të kujtohet se vrasja e Arqidukës Ferdinand
·        "Jepuni ç’të kërkojnë, vetëm shpëtoni jetën”
·        " Nuk do të ulen që ta marrin as argjëndin nëse do ta gjejnë rrugës. Por do të vrasin njeri tjetrin për një koçan misri” I referohet ndoshta zisë së bukës.
·       “Do ti keni pjata plot, por ushqimet nuk do të hahen. Ose Do të vijë një kohë kur do të keni tërë të mirat, por nuk do të guxoni që të hani”.  Referencë për ushqimet e ndotura?
·        “E keqja do tu vijë nga njerëzit me shkollë” ose “Kur të  rinjtë do të prijnë atehere do të vijë e keqja” .
·       “Do të vijë një kohë  kur nuk do të ekzistojë kjo harmoni, si në ditët tona, ndërmjet klerit dhe njerëzve”.
·       “Priftërinjtë do të jenë më të këqinjtë dhe më të pamëshirshmit se të tërë”. Kur Shen Kozmai the këtë disa nga prifërinjtë u ankuan se ky ishte ofendim dhe ai u përgjigj “Pse kush jam unë? Nuk jam një si ju? Po ju them se kjo do të ndodhë” .
·       “Mos bëni shtëpi të mëdha. Bëni mure rreth shtëpisë që të mos hyjnë brënda”.   
·        “Nëse dëgjoni se lufta do të vijë nga Jugu, do të mbarojë shpejt. Nëse vjen nga Veriu, atëhere jeni të mbaruar”.
·       “Njerëzit do të ngelen të varfër, pasi nuk do të duan pemët”


Letër e Shën Kozmait të Etolit drejtuar banorëve të fshatit të Himarës.
(sipas versionit anglisht në www. iImdeo.gr)
Vëllezër fisnikë dhe tepër të dashur, banorë të fshatit Himarë, ju përshëndes dhe lus Zotin e Shenjtë për shëndetin tuaj shpirtëror dhe fizik. Unë, si shërbëtor i pavlerë i Zotit tonë Krisht, udhëtoj ngado dhe mësoj të Krishterët ashtu siç mundem me lejen e drejtuesve tuaj të kishës. Erdha këtu në fshatin tuaj dhe duke parë se nuk keni shkollë pa pagesë për fëmijët tuaj, ju drejtova të Krishterëve dhe ata dhanë për shkollën sa mundën dhe donin. Edhe ju duhet të ndihni shkollën me aq mundësi sa keni apo nga mundësitë që ka fshati, apo nga dhuratat fetare, që kështu të merrni shpërblimin nga Perëndia dhe nderin nga njerëzia.
Edhe unë jam borxhli dhe lus Zotin e Shenjtë që bekon gjithçka, të bekojë edhe fshatin tuaj, shkollën tuaj, fëmijët tuaj dhe tu bëjë që të jetoni mire dhe ti pëlqeni Atij këtu në tokë, dhe tu çojë në parajsë për tu gëzuar dhe për të lëvduar Trininë e Shënjtë.
Emëroj me pëlqimin e të gjithëve, priftin z. Mihal, si të besuar, dhe tërë fshatin si të besuar dhe ndihmësit e tij dhe veçanërisht z. Zahos, priftin Spiros, dhe Ilias Dhimitriu për të drejtuar shkollën ashtu sikurse i ndriçon Zoti.
Murgu i Shenjtë Kozma që lutet për ju, Gusht 1779.


(Teksti në anglisht.
To the Inhabitants of the Village of Cheimarra

My most noble beloved brethren, inhabitants of the village of Cheimarra, I greet you and beseech theHoly God for your spiritual and physical health. I, my brethren, as an unworthy servant of Christ our God,travel about and teach the Christians according to my ability with the permission of the local bishops. Ihave come here to your village, and seeing that you do not have a school for your children to learnwithout paying, I urged the Christians and they gave according to their ability and will for the school [andyou also should help the school] from [your] own resources or from those of the village or from those ofthe religious endowments so that you may receive wages from God and honor from men.

I (too) am a debtor and I beseech the Holy God who blesses all things to bless your village also, yourschool, your children, and to make you worthy to live well and pleasing to God here (on earth), and to putyou into paradise to rejoice and be glad and to glorify the Holy Trinity.
I appointed, with the consent of all, the priest, Mr. Michael, trustee, and the entire village as trustees andhis assistants, and particularly Mr. Zachos, the priest Spyros, and Mr. Elias Demetriou to govern theschool as the Lord enlightens them.

Hieromonk Kosmas, who prays for you, August 1779)

No comments: