Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, April 12, 2013

Jam ndjerë gjithnjë mirë në Greqi

      Më pëlqen shumë Greqia. Kështu dëshiroj ta nis këtë rrëfim personal mbi 
      popullin grek dhe vendin e tij, të quajtur Greqi. Dashuria ime me këtë 
      vend lindi shtatë vjet më parë, kur edhe u prezantova mirëfilli me 
      kryeqendrën helene. Udhëtimi drejt këtij vendi ka qenë i gjatë, si 
      fizikisht, sepse rrugën deri në Athinë e kam bërë gjithmonë me makinë (unë 
      kam fobi fluturimin dhe fatkeqësisht udhëtimet e mia kanë disa vjet që 
      janë rrugore përkundrejt ajrore), ashtu edhe jo-fizikisht. 

      Të shpjegohem. Kisha dëgjuar, sikundërse të gjithë ju që do ta lexoni këtë 
      rrëfim për “grekët”. Rradhët e gjata në kufi dhe vapa e gushtit më lodhën 
      pamasë herën e parë që u përballa me kufirin tokësor greko-shqiptar. Edhe 
      tani i kam parasysh lajmet me titujt: Doganat greke punojnë me dy 
      sportele, ndërsa pala shqiptare me shtatë. Por pala shqiptare edhe me 77 
      po të punonte nuk do të kish mbaruar dot punë sepse punonjësi i policisë 
      me të mësuar mbiemrin të pyeste: Mor po ca e ke Gimin ti, se me këtë 
      mbiemër është edhe ai. Dhe pasi ti e sqaroje që Gimin nuk e kishe gjë, ai 
      të pyeste cfarë pune bëje, sa do rrije dhe Ah, epo mirë bëni qejf o 
      vlla... 

      Rruga drejt kufirit grek edhe sot e kësaj dite është e vrazhdë, me gropa, 
      me plehra (nga pala shqiptare) dhe me një rrëmujë ndërtimore të ca 
      shtëpive si furriqe, apo kështjella shëmtuar-ndërtuar. 
      Në kufirin grek të kërkojnë pasaportën dhe kalon... 
      Rruga drejt Athinës është një peisazh që ta ka ënda të kundrosh, qoftë 
      përmes maleve, apo ndanë detit (të larë). 
      Një nga gjërat që ma ka bërë shumë përshtypje në Greqi, ndryshe nga 
      c’kisha dëgjuar dhe dëgjoj është mirësjellja dhe trajtimi i tyre i 
      barabartë për identitetin tim si shqiptare. Kurrë, deri më sot, nuk kam 
      parë ndonjë rrudhje buzësh, apo keqtrajtim për shkak të kombësisë. 
      Përkundrazi, kur më është dashur të shkoj në polici me djalin të vogël 
      fare në duar dhe në një rradhë të gjatë bashkëkombasish nga ata që ia 
      nxjerrin vetë namin “e keq” Greqisë sepse kur ti i pyet në shqip se cilat 
      janë procedurat, ata të përgjigjen: Dhen katalaveno, që do të thotë nuk 
      kuptoj, kanë qenë policët grekë që më kanë kërkuar të kaloj pa rradhë 
      sepse isha nënë me fëmijë. Mbaj mend që kur do të aplikoja për kartë që në 
      italisht quhet permesso di sogiorno (se mbase ne italisht ju pëlqen më 
      shumë), shqiptarët e Greqisë më thanë, kartën gjashtëmujore do të ta 
      japin. Ashtu janë ata, të poshtër. Të poshtrit ma dhanë kartën 
      dhjetëvjecare. Sa u zhgënjyen shqiptarët e Greqisë! 

      Grekët i duan shumë fëmijët. Nëpër vite, gjatë pushimeve kam parë sa shumë 
      kujdesen për fëmijët, dhe jo vetëm të tyret. Ja t’ju tregoj cfarë ndodh në 
      plazh përshembull. Del ti më fëmijën përdore dhe zë një cadër (për të 
      cilën sigurisht paguan) dhe ulesh për qejfin tënd, në sfond dëgjon muzikë 
      që vjen nga cafeteria që shërben Frape, Fredo, Fredokapucino, etj etj. Ble 
      dhe unë një të tillë dhe banakierja më thotë: Sa të është rritur djali. Na 
      vjen mirë që vini këtu cdo vit. 

      Kënaqem sigurisht nga këto fjalë dhe pasi lë Fredon në hijen e cadrës 
      bashkë me djalin sulemi drejt detit. Vrulli ynë nuk zgjat shumë sepse 
      “greket” na aviten dhe në greqisht e pastaj në anglisht më pyesin: E ke 
      lyer djalin me krem plazhi? Po kapele i ke marrë? Kur i dëgjova për herë 
      të parë këto pyetje, me vete thashë po këto nuk janë në vete. Cu duhet 
      këtyre? Por gjatë viteve e kuptova që dashuria e tyre për fëmijët, 
      përfshirë edhe ata shqiptarë është shumë e madhe. 
      Në pazare, në shëtitjet në park, tek këndi i lojrave dhe kudo që 
      ndonjëherë duhet apo ta kërkojnë identitetin, reagimi i grekeve dhe 
      grekëve në lidhje me identitetin tim ka qenë gjithmonë evropiano 
      perendimor. 
      
      Sigurisht unë nuk marr përsipër, largqoftë, të mbroj Greqinë, grekët dhe 
      akejt, se ata e gjejnë vetë rrugën, por kam kaq kohë që kam pasur dëshirën 
      të ndaj me ju këto rrjeshta fare shkurt për këta njerëz që kanë agrume e 
      ullinj, e ku sigurisht janë të punësuar edhe shqiptarët, që kanë det ku 
      lahen edhe shqiptarët, që kanë vila e shtëpi ku janë punësuar shqiptaret, 
      që kanë hotele, dyqane e parukeri ku janë të punësuara shqiptaret, që kanë 
      rrugë, pallate (shumë të bukura) e ndërtesa që i kanë ndërtuar edhe 
      shqiptarët. Këta njerëz që janë martuar me shqiptarët, që janë në kufi me 
      shqiptarët, që i duan shqiptarët që janë për tu dashur, sepse ne 
      shqiptarët e kemi treguar edhe vetë që hera-herës nuk i duam shqiptarët 
      (mos e merr në punë atë, mos e fut në shtëpi këtë, mos i fol atij, largoju 
      asaj) janë në tokën e tyre të begatë me dyer hapur për shqiptarët e këdo 
      tjetër që e pëlqen jetën dhe tokën e Grekëve... 

Evis Cerga(Shqiptarja.com)
Evis Cerga ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Kairos, në Fakultetin e Arteve të Bukura, Dega Letërsi Angleze. Ka punuar për trembëdhjetë vjet si Përkthyese/Interprete në Përfaqësinë e Përherëshme të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë. Që nga viti 2007 është Përkthyese/interprete në profesion të lirë. Ka përkthyer romanet e mëposhtëm: 1. Vetëm një herë në jetë (Danielle Steel) 2. Zhozefinë Bonaparti (Sandra Gulland) 3. Martohu me Mua (Pat Booth) 4. Aromë Orienti (Ahdaf Souief) 5. Bisedë Intime (Evan Hunter) 6. Nënë Dana (Danielle Steel) 7. Pushime në San Trope (Danielle Steel)

1 comment:

Anonymous said...

Shume e bukur historija juaj, dhe une te njejtin mendim kame me zonjen.une jame hasi kame jetuar ne greqi per shume vjet dhe e di shume mire se si jane greket,e cmojne shume kur je i sjellshem dhe puntor,eshte e vertet qe ka rracizem por ama dhe ne kemi keshtu qe asnje popull nuk eshte perfekt le ti shikojme gjerat qe na bashkojne dhe jo ato qe na ndajne,xereto olous tous kalous alvanous Kai tous kalous ellines.