Sunday, April 14, 2013

Karamelo: PDIU-ja dhe AK-ja janë pengesë për të bërë koalicion me PS-në.


Koordinatori i zgjedhjeve të 23  qershorit për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,  Ligoraq Karamelo, gjatë një  interviste për ‘Shekulli’-n ka  deklaruar se AK-ja dhe PDIU-ja, respektivisht Kreshnik Spahiu dhe Shpëtim Idrizi janë pengesa e cila nuk lejojnë këtë  parti të hyjë në koalicion parazgjedhor  me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.  Karamelo ka folur dhe për çështjen e  rezolutës ‘çame’ e cila sipas tij, “është  pretekst për të krijuar alibia mbi gjëra  të pavërteta. Rezoluta është vetëm për  çështje elektorale, nuk i bën mirë as  vetë atyre që e kanë iniciuar atë”. 
 Tashmë jemi në ditët e fundit të  përcaktimit dhe deklarimit të koalicioneve në KQZ, në cilin koalicion  do të deklarohet PBDNJ-ja? 
Koha sa vjen dhe shkurtohet sa i përket deklarimit të aleancave në KQZ,  por kjo nuk do të thotë se ne jemi indiferentë ndaj zhvillimeve. Ne duam  që të ruajmë profilin tonë, parti e të  drejtave të njeriut, duke mos krijuar  asnjë lloj dyzimi dhe të rendim pas interesit të momentit. Lideri i PBDNJ-së,  Vangjel Dule, pasi ka marrë një mandat  përfaqësimi nga organet drejtuese të  partisë dhe të organizatës së minoritetit grek Omonia, është në tratativa të  vazhdueshme me subjekte të ndryshme  politike. Sidoqoftë në këto momente  situata është e tillë ku partitë politike  po bëjnë llogaritë, ndërsa ne nuk jemi  duke bërë thjesht llogaritë matematike, por po bëjmë llogaritë se si partitë  politike do të menaxhojnë të ardhmen  e vendit, sesi do të ndërtojmë një shoqëri më të mirë, më demokratike dhe  një qeveri që t’i shërbejë interesave të  komuniteteve dhe jo një qeveri e cila  të jetë objekt i një klime korrupsioni,  mosbesimi dhe denigrimi. 
Çfarë ju pengon ju si PBDNJ konkre-tisht të hyni në koalicion me Ramën  dhe çfarë ju pengon me Berishën?
 Siç jeni në dijeni në spektrin politik shqiptar janë krijuar parti politike të cilat  me programet e tyre në vend që të krijojnë një klimë mirëkuptimi, bashkëpunimi, bashkëjetese dhe integrimi me  programet e tyre ata kanë nxitur një  klimë urrejtjeje dhe mos-mirëkuptimi.  Jo vetëm kaq po, ata me qëndrimet dhe  veprimet e tyre përbëjnë pengesë edhe  në acarimin e klimës politike brenda  dhe jashtë vendit. Partitë politike që  tentojnë të pengojnë integrimin dhe  që bien ndesh me vizionin që ne kemi  për të ardhmen e këtij vendi me këto  parti nuk mund të bashkëpunojmë. Kjo  është dhe arsyeja kryesore që PBDNJ-ja nuk ka marrë veprime konkrete, por  kjo nuk do të thotë që ne jemi duke  rendur pas koalicioneve thjesht për të  kapur deputetë. Për hir të parimeve  dhe të moralit që ka krijuar PBDNJ-ja  në politikën shqiptare mund të dalim  dhe të vetëm në zgjedhje.  
Pas disa vjetësh vërehet se PBD-NJ-ja ka humbur një pjesë të elektoratit të vet, disa prej komuniteteve minoritare në vend ka-në krijuar parti të tyre, çfarë nuk  iu është plotësuar këtyre komuniteteve dhe u larguan? 
Është shumë e drejtë sepse zhvillimet  politike dhe ato elektorale kanë qenë  të tilla që këto grupe të caktuara etnike apo dhe shoqërore në shumicën  e rasteve ndjehen të pambrojtura, të  manipuluara dhe për rrjedhojë shohin  interesat e momentit. Këto komunitetet kanë rendur ndaj interesit të tyre  personal dhe kanë rënë pre e dy partive të mëdha. Është presioni i partive  të mëdha të cilat përpiqen vazhdimisht që të krijojnë domenet e tyre qoftë  për një minoritet të caktuar dhe qoftë  dhe brenda një minoriteti. Për rrjedhojë  është krijuar një situatë e tillë që është  vërtet shqetësuese pakicat jo vetëm që  nuk janë të përfaqësuara dhe janë të  përçara, por mungon dhe një legjislacion e duhur që do t’i mbronte të drejtat  dhe liritë e tyre me ligj.  
Minoriteti grek ka tashmë dhe një  tjetër parti e cila quhet Mega. Do  të bashkoheni në një në zgjedhje  pra PBDNJ-a dhe Mega do të jenë  në një koalicion? 
Ju falënderoj që ma bëtë këtë pyetje.  Duke qenë se edhe vet unë e kam kaluar  një përvojë të tillë me një parti tjetër  desha të them se, në kushtet aktuale  kur ndodhemi përpara situatave të  tilla politike, përpara kërcënimeve  që po bëhen publikisht nga faktorë  të ndryshëm politik gjykoj se është  momenti i përshtatshëm që të gjithë  përfaqësuesit e minoritetit grek të  drejtojnë sytë dhe të lënë mënjanë  interesat e tyre personale dhe të vijnë  të gjithë tek PBDNJ-ja e të dalim në  një të vetme në zgjedhje. Jemi duke  bashkëpunuar me faktorë të ndryshëm dhe me partinë e re të krijuar  në minoritet që të dalim së bashku  në zgjedhjet e ardhshme. Pra, t`u krijojmë atyre hapësirat e nevojshme  që ata të ndjehen e realizojnë ato  synime që kanë. Mendojë se duke  qenë të bashkuar do të arrimë synimet tona. Padyshim që jemi në kon-takt me Mega-n, kryetari i Omonia-s është në kontakt të vazhdueshëm  me ta, jemi duke i bërë dhe propozimet tona konkrete dhe shumë shpejt  ndoshta do të kemi dhe kurorëzimin  e marrëveshjes.  
Ish-kryetari i PBDNJ-së, i ndjeri  Vasil Melo ndërtoi asokohe një  parti shqiptare që përfaqësonte  dhe mbronte të drejtat e njeriut  në vend, mos ndofta sot PBDNJ-a  është kthyer në një degë e partive  të ndryshme greke? 
Nuk është e vërtet që ne kemi hequr  dorë nga trajtimi i PBDNJ-së si nj par-ti e të drejtave të njeriut. Fakti që ne jemi të pranishëm jo vetëm në Jug të  Shqipërisë por edhe në Veri. Ky konstatim vjen prej jush pasi dhe goditja  më e madhe gjatë këtyre viteve është  bërë ndaj komunitetit minoritar grek  dhe z. Dule ka qenë i detyruar shpesh  të reagojë.  
Keni një nismë tashmë për ndryshimin e kodit zgjedhor, kujt do  t`ja paraqesin këtë nismë qeverisë së re? A do të jetë një kushtëzim kjo nismë për aleancat para  dhe pas zgjedhore? 
Ne nuk vendosim kushte ekstreme,  ne do të bëjmë propozime, sugjerime  konkrete konstruktive të cilat i shërbejnë të ardhmes së këtij vendi. Dhe  e ardhmja e këtij vendi është në Evropë, kështu që në një shoqëri evropiane nuk mund të imagjinohet munge-sa e përfaqësimit politik të pakicave.  Në një shoqëri evropiane nuk mund të  bëhet një regjistrim dhe të dalin shifra  të sajuara që s`kanë lidhje me realitetin. Nuk mund të lejohet që të mos ke-mi një institucion serioz që të merret  me çështjet e pakicave. Iu e shikoni  se çfarë problemesh kanë minoriteti  grek, romët dhe pakicat e tjera në  vend, që nga mos njohja e tyre. Pra,  të gjitha këto nuk mund të realizohen nëqoftëse nuk do të ketë një institucion serioz, një ligj që t`u garantojë atyre një status të veçantë  me qëllim që të ngrejë rolin e Shqipërisë në trajtimin e deri tanishëm  të minoriteteve. Këto propozime shumë  shpejt do t`ja paraqesim Kryeministrit  të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve  të 23 qershorit. 
 PBDNJ-ja mbron të drejtat dhe liritë e njeriut thoni ju z. Karamelo, a  ka të drejtë një shqiptari të marrë pronën e vet që e ka humbur? 
Po. E drejta e pronës është e drejtë  themelore. Nuk mund të ndërtohet një  ekonomi tregu pa kthyer t6ë drejtën e  pronës. Siç e dini si PBDNJ-ja dhe vet  kreu i saj Vangjel Dule në Parlament  disa herë e ka trajtuar problemin e  kësaj çështjeje. Ne jemi të ndjeshëm  në përgjithësi për problemin e pronës  dhe në veçanti të pronave në zonën e  Bregdetit dhe të komuniteteve fetare.  
Ju jeni dakord thoni për kthimin e  pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Po pronat e shqiptarëve që  kanë në Greqi përse nuk i kthehet,  përse PBDNJ është kundër?
 Greqia është një shtet që ka legjislacionin e vet dhe e ka të qartësuar  plotësisht rrugën ligjore sesi kërko-het prona në Greqi. Dhe iu duhet ta  thoni dhe të informoni sepse në këtë  drejtim mjaft shqiptarë kanë arritur të  marrin pronat e tyre në Greqi. Unë njoh  shumë prej tyre si nga Korça dhe zona  të tjera të cilët kanë marrë pronat e  tyre. ky nuk duhet politizuar si problem  nuk duhet ngatërruar me mungesën e  legjislacionit në Greqi. Rruga juridike  atje është krejtësisht e hapur. Problemi  që ju i referoheni është një problem që  po fryhet dhe amplifikohet në mënyre  të tillë jo për të zgjidhur atë si problem por për ta pasur si pretekst për të  krijuar alibia mbi gjëra të pavërteta.   Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë  kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi  një ftesë për bashkëpunim dhe  koalicion parazgjedhor me të si  dhe ka shpalosur dhe disa pika  sugjerimi për rezolutën ‘çame’.  Mos ndofta ju stepi ky qëndrim  sa i përket nja koalicioni të mundshëm me PS-së? PBDNJ-ja ka mendimin e vet sa i përket kësaj çështje ku amplifikimi dhe  trajtim i kësaj çështjeje bëhet vetëm  dhe vetëm për elektorat, nuk i bën  mirë as vet atyre që e kanë iniciuar  atë rezolutë. Shikoni se në c`mënyrë  qesharake përfundoi një projekt/rezolutë e cila u nis me tamtame të  mëdha dhe arriti deri atje sa të kthe-het tek ajo para dhjetë vjetëve. Një  komedi e cila ka si aktorë vetëm elektorat pra për të thithur sa më shumë  spektatorë që do të votojnë dhe jo në  zgjidhje të interesave që kanë individë të caktuar me shtetin grek. Ka  ardhur momenti që politika shqiptare  duhet të shikojë nga e ardhmja dhe  jo nga e kaluara.  

Plarent Shehu(SHEKULLI)

No comments: