Mendime rreth statusit
administrativo-
territorial të Himarës
Prof. Dr. Priamo BOLLANO
Prof. As. Dr. Jorgji HAXHARI
Qeveria shqiptare, me zotin Edi Rama Kryeministër, në zbatim të axhentës së
saj, është duke punuar për kryerjen e një reforme territoriale administrative.
E vlerësojmë dhe e mbështesim domosodshmërinë e
kryerjes së kësaj reforme, sepse ka të bëjë me riorganizimin territorial
e administrativ të mbarë Shqipërisë, si një kërkesë e kohës. Ajo, me të drejtë,
synon krijimin e njësive të vërteta ekonomike dhe të zonave funksionale
administrative vetqeverisëse, të afta për të përmbushur dhe kryer shërbimet
bazë, ndaj gjithë shtetasve, me synim
thellimin e decentralizimit dhe afrimin e pushtetit vendor tek populli, deri në
fshatin më të largët. Por, opsionet e parashtruara për Himarën, nga Komisioni
dhe nga Ministri përkatës, përbëjnë, sipas nesh, hapa mbrapa, krahasuar me
statusin administrativo-organizativ, që ka gëzuar historikisht Krahina e jonë.
Si himariotë dhe njohës të problemeve, që
shqetësojnë sot Himarën dhe banorët e saj,
shprehemi kundra opsionit të rekomanduar për “krijimin e një zone funksionale me qendër Himarën,
përfshirë Komunën e Vranishtit të zonës
së Lumit të Vlorës dhe Komunën e Lukovës, të Bregdetit të poshtëm”. Në
parim, ne shprehemi absolutisht kundër bashkimit të Himarës me komuna të tjera,
sepse siç ka deklaruar Ministri Çuçi: “Himara më vehte as që nuk
diskutohet se mund të rrijë si një zone funksionale. Këtu ska absolutisht gjë
për të debatuar në lidhje me këtë çështje”. Me këtë deklarim u jepet përgjigje edhe
zërave që gjykojnë jashtë realitetit, se
me miratimin e Himarës si një zonë më vehte funksionale, mund të ketë edhe
prirje për ngjarje të ngjashme si ato të Krimesë! Përballë pikëpamjeve dhe koncepteve të tilla,
që unitetit midis popujve i vejnë mina, ne u përgjigjemi me fjalët e politikanit
dhe publicistit shqiptar, të viteve postkomuniste, zotit Preç Zogaj: ”Realitetet historike nuk vijnë nga qielli, as janë pjellë
e fantazive të studjuesve dhe historianëve të ndryshëm, por vijnë nga thellësia
e viteve dhe e shekujve. I tillë është dhe komuniteti greqishtfolës në Himarë.
Ai ka historinë e vet autentike, disa shekullore...” dhe se “ nacionalizmi i sëmurë është anakronik dhe
armik i historisë, por në kohën e globalizmit, internetit, lëvizjes së lirë,
multilinguizmit etj, nganjëhere shkon deri atje sa t’u kërkojë llogari një
pakice njerëzish se përse flasin si gjuhë të parë, gjuhën që kanë
mësuar në krahët e prindërve” Në se gjykohet se Himara nuk
mund të qëndrojë më vehte, ashtu siç jemi shprehur edhe në disa shkrime të
mëparëshme, gjykojmë se ajo mund të
bashkohet vetëm me Komunën e Lukovës të Bregdetit të Poshtëm, duke formuar
një zonë funksionale më vehte dhe që lidhen me veçansitë dhe vetdijen historike, kulturore, të besimit
dhe me vetë shtrirjen topogjeografike të saj, në mbarë BregdetinJonian.
Qëndrimin
dhe mbështetjen sa sipër, ndër të tjera,
e mbështesim:
Së pari, në Himarë dhe në mbarë Bregdetin Jonian, mbetet ende i
pazgjidhur problemi i pronave, ku
pushtetit vendor i mbështetur nga Qeveria, i takon të luajë një rol të
veçantë. Me një Bashki të re, që do menaxhojë disa mijëra banorë, përfshi edhe
disa fshatra të Lumit të Vlorës, kjo zgjidhje na duket shumë e largët, për të mos thënë që do
të anash kalohet. Ndërkohë, një bashkim i tillë, nuk i shërben unitetit dhe
bashkëegzistencës popullore, krijimit të një zone ekonomike funksionale, ku në
përbërjen e saj hyjnë komunitete apo subjekte, që kanë pretendime pronësore dhe,
për rrjedhojë, konflikt interesi lidhur me ‘të. Këtu, shkurtimisht, nënvizojmë
se i tillë është rasti i komunitetit
kuçjot, që, në kundërshtim me faktet historike dhe me realitetin, pretendon
edhe sot se ata fillimisht kanë banuar
në Porto Palermo, ku kanë pasur edhe pronat e veta dhe mandej janë vendosur aty
ku janë edhe sot, se ata lejuan Ali
Pasha Tepelenën të ndërtonte në tokat e tyre kalanë e Porto Palermos, e të
tjera broçkulla të kësaj natyre!! ( Shih
librat: Janko Pali, ‘’Historia e fshatit Qeparo’’, Rami Memushaj, ‘’Histori e
Kurveleshit’’, Seit Alikaj, ‘’Kuçi i Labërisë në shekuj’’ )
Në rast se kohët e fundit, ish
kryeministri Berisha , për demagogji, shprehet i penduar për gabimin e bërë për
miratimin e ligjit kriptokomunist 7501
për ndarjen e pronave, duke shkelur
hapur parimin e pronësisë, gjë që çoi në bërjen sa një mal të fallcifikimeve për
‘to, aq më shumë i takon Kryeministrit Edi Rama
dhe kabineti të tij, që duke mos qënë të implikuar në padrejtësitë dhe
gjithçka të keqe, që mbarti ndarja e pronave sipas parimit leninist-bolshevik “ toka tek ai që e
punon dhe që banon në fshat”, t’i japë
fund sistemit kleptodemokratik të instaluar ne Shqipëri dhe të vendosë moralin
e shkelur mbi pronat. Me këtë akt
historik, do të mund të shënohet shkëputja përfundimtare e shoqërisë
shqiptare nga gjurmët e komunizmit, do t’i jepet fund edhe gjithë padrejtësive të vërtetuara deri
më sot në pronat, duke i kthyer tokën pronarit të ligjshëm, himariotit të
shpronësuar me dhunë nga diktatura e proletariatit.
Ne shpresojmë se kjo Qeveri do të
ndalojë dhënien në Krahinën e Himarës të tapive e të titujve të pronësisë mbi tokën,
sipas ligjës 7501, pa verifikuar më parë, se sa origjina e tokës së fituar është në përputhje me nenet 41 dhe 181 të
Kushtetutës së Shqipërisë.
Së dyti. Himara është me të vërtetë një vend me pak banorë, por
me potenciale të mëdha ekonomike dhe humane, veçanërisht intelektuale, ( për zhvillimin e turizmit detar, malor
dhe kulturor dhe të agrokulturës në interes të tij), të atilla që i mundësojnë
asaj një zhvillim e përparim të kënaqëshëm, punësimin e gjithë forcave dhe
ndërprerjen emigrimit të krahut të punës dhe, përmes politikave fiskale të
studjuara e bashkëkohore, mund të sigurojë kapitale jo vetëm për vehte por edhe
për zhvillimin e krahinave të tjera. Mos
shfrytëzimi i tyre, deri më sot, lidhet
me faktorë të shumtë eksogjen, që nuk varen nga himariotët.
Prandaj, Himara
sot karakterizohet nga një prapambetje ekonomiko-sociale, me tipare ekstraversionin, që
shprehet në faktin që konsumi material i bregdetasve, në një masë të madhe,
mbulohet nga të ardhurat që prodhohen jashtë Krahinës dhe që, në formën e transfertave monetare, komsumohen në 'të. Kjo
gjëndje e ka burimin në politikat
jo të studjuara, të ndjekura nga qeveritë e para 23 qershorit 2013, që, nga
njera anë, kanë të bëjnë me ligjën
7501 dhe me pranimin edhe sot të parimit
enverian “pronë e shtetit”, në një kohë kur në Himarë s’ka pasur çifligarë dhe
bejlerë, ndërsa shteti s’ka pasur prona të vetat. Nga ana tjetër, ajo është
shprehje e investimeve publike të munguara në infrastrukturë, sidomos në
sigurimin e ujit të pishëm, në pastrimin e mbetjeve urbane, në funksionimin e
qëndrave shëndetësore, etj.
Së treti, është fakt i padiskutueshëm se, shumë turistë vendas
por edhe të huaj, zgjedhin Himarën për pushime, sidomos gjatë stinës së verës.
Prandaj, duhet një Bashki më vete dhe pushteti qendror t'i japë prioritetin e duhur
me fonde, sepse, deri më tani, ato kanë qënë qesharake. Edhe ndonjë punë me peshë që është
bërë aty, është realizuar nga kreditë e dhëna nga bankat e huaja. Siç shkruan me të drejtë
studjuesi i mirënjohur shqiptar Moikom Zeqo: “ ka ardhë koha që politika
shqiptare t’i kthejë sytë nga Himara, kjo Priceshë në gjumë pa dyshim që do të
zgjohet” dhe se “ në se politika
shqiptare do të kthejë sytë nga Himara atëhere çështja e shpopullimit të kësaj kryevepre natyrore, të ikjes së banorëve të
saj në emigracion nëpër botë, do të ishte kushti i parë ekzistencial i një
rimgjalljeje. Një projekt vizionar strukturuar për Himarën, do ta kthente atë
të paktën në një purgator turistik, për të mos përdorur fjalën apologjike
parajsë. Në këtë kuptim populli i Himarës do të kishte një kontakt të ri të
shumfishtë me gjithë qytetarët e botës. Stinët do të kishin karakterin e
festave të veçanta masive të Diellit, të ullinjve dhe të detit, të polifonisë,
...që tek popujt e tjerë, po thuajse ka vdekur, kurse në Himarë ka një karakter
shpërthyes, të brendshëm, të përtejkohshëm, të kapërcimit të hapsirave dhe
marrëzive idioteske të politikave të pa emancipuara ”
Së katërti, përfshirja e Komunës së Vranishtit në Bashkinë e
Himarës nuk i përgjigjet vetdijes historike, kulturore, shpirtërore dhe besimit
të popullsisë së dy zonave, por i ngjan më shumë një amalgame, të ngjashme me
bashkimet mekanike në kohën e komunizmit të kooperativave fushore me ato
malore, që në shumë raste nuk kishin as
një vazhdimësi territoriale. Bashkim i
Himarës me Vranishtin, në vend të një rikonceptimi të qeverisjes vendore, i
ngjan më tepër si një rikonfigurim i kufijve administrativë. Siç ka vënë në
dukje, në mendimet e shfaqura për reformën territoriale, kolegu i ynë Prof. Dr.
Arqile Bërxholli, një gjë e tillë përbën një
bashkim “ administrativ për interesa elektorale, nxitur nga egoizmi për
pushtet” dhe jo një liberalizim të pushtetit vendor dhe rritje të kompetencave
të tij. Prandaj, ne, nuk ka si të
pajtohemi me një bashkim të tillë mekanik, me
tendenca të theksuara politike, sepse bie ndesh me qëllimet e reformës
administrative terriroriale, që duhet bërë në Shqipëri.
Historikisht, pas ndërrimit të fesë
nga fshatrat brenda hinterlandit, këto dy krahina, për shkak të konflikteve, që
lidhen me pronat, kanë qënë në luftë të vazhdueshme. Banorët e Lumit të Vlorës,
disa herë u orvatën të zaptojnë tokat e Qeparoit, sikurse me mbështetjen e Ali
Pasha Tepelenës, kuçjotët zaptuan tokat himariote të Panormës
dhe filluan të ndërtojnë edhe xhami në qafën e Lerës, por që, në saje të luftës
heroike të himariotëve, u larguan me turp. Po kështu, për qëllime grabitqare
ata shpërngulën Pilurin nga vendbanimi i quajtur Katund dhe
himariotët i sistemuan ata në vendin ku janë sot. Evetmja lidhje po
thuajse e qëndrueshme midis Himarës dhe Lumit të Vlorës ka qënë ajo për verimin
dhe dimrimin reciprok të bagëtive. Sa për lidhje të tjera, deri nga fundi i
viteve 60 të shekullit të kaluar, nuk mund të bëhet fjalë. Aq është e vërtetë
kjo, sa që në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar, kur himariotët
kërkuan të mernin një pjesë të ujit nga Buronjat e Kuçit për pirje nga
popullsia dhe për vaditje, ata preferuan që uji të rridhte në Shushicë dhe prej
andej, përmes Vjosës, të derdhej në Adriatik.
Ne
pajtohemi me atë që shpreh Prof. Dr. Rami Memushaj se “ Sot fshatrat e
Kurveleshit janë shpërndarë në pesë komuna: Kallarati, Bolena dhe Kuçi janë
pjesë e komunës së Vranishtit; Golemi,
Kaparjeli,Nivica, Rexhini, Progonati dhe Lekdushi bashkohen me komunën e
Progonatit, Ftera e Çorraj janë pjesë e komunës së Lukovës, kurse Vermiku është
pjesë e komunës së Smokthinës. Ky
copëzim ka goditur rëndë lidhjet tradicionale midis fshatrave të Kurveleshit,
ndërkohë që do të kishte qënë në interesin jo vetëm të kurveleshasve, që
krahina të tilla me lidhje të ngushta historike, kulturore e ekonomike, të
formonin një njësi administrative më vete, ashtu siç kanë qenë në shekuj” (nënvizimi
i yni ).
Së pesti, në aspektin topogjeografik, këto dy zona, kanë një
ndarrje të fortë natyrore, malet Akrokeraune. Komunikimi midis tyre, edhe sot, sikurse në të kaluarën,
bëhet duke ecur nëpër shtigje e monopate
nga kalojnë dhitë, duke çarë dëborën e dimrit dhe duke përballuar vapën e
verës. Për të ardhur me mjete bashkëkohore në Himarë , banorët e tyre duhet të
shkojnë ose në Vlorë, ose në Borsh dhe prej andej në Himarë duke përshkuar 70
deri 100 km.
Vështirësitë e komunikimit sigurisht që do të mbartin ndikimet e tyre edhe në
cilësinë e kryerjes së shërbimeve nga pushteti vendor dhe në vend që ai të jetë
sa më afër banorëve, si një ndër synimet themelore të reformës, me këtë bashkim
do të largohet.
Pjesë nga disa botime dhe dokumente historike për
STATUSIN E HimarëS dhe PËR lidhjet e saj
histOrike
me zonën e Kurveleshit.
Nga libri: Δρυμάδες, Χιμάρα, të mësuesit
dhërminjas Kosta Dede, bot, Athinë,
1978 :
”
Nga vitet 1421 deri më 1745, në zonën e Akrokeraunve, 30 fshatra të Krahinës
Autonome të Himarës ndërruan fenë. Në vitin 1682 despoti i Himarës Zaharia nga pa mundësia e përballimit të islamizimit
në mitropolin e tij kristiane, vdiq nga hidhërimi. Brënda 5 vjetesh, nga viti
1735 deri në vitin 1740, pjesa më e madhe e të krishterëve të Delvinës ishte
islamizuar. Si rrjedhojë, ndërsa muhamedanët ishin në fillim 1 me10 të
krishterë, kaluan në mazhorancë absolute...Ndërmjet bashkësive të Krahinës
mbretëronte mirëkuptimi, dashuria, ndihma reciproke dhe patriotizmi i zjarrtë. Për
mijra vjet jetonin të bashkuar dhe në miqësi dhe së bashku përballonin çdo
ndërhyrje të huaj. Pas islamizimit të 30 fshatrave të komunitetit krahinor, në
zonën e Vetëtimave, u ngrit një mur që e
ndau Himarën e lodhur. Duke filluar nga 1421 e këndej krahina e Himarës njohu
ndërhyrjet dhe sulmet armiqësore më të forta nga komunitetet e
islamizuara. Që atehere. një ditë të
qetë nuk njohu Himara. Kur me sulme të rregullta, kur me sulme të ndërprera e
të shkurtëra, kur me vjedhje piraterie, vendi gjëndej kurdoherë në këmbë. Vëllezërit
e djeshëm u bënë armiq më të eger.”( fq.. 25)
---------- . ---------
Nilo Borgia, misionar bazilianë i
Papës, në përmbledhjen, për misionin e tij në Himarë, dërguar Selisë
së Shënjtë, shkruan :
” Ne i
duam dhe i vlerësojmë shumë, në krahasim me Grekët e tjerë që kanë aq urrejtje
për Latinët. Është e vërtetë që Grekët e Himarës i duan dhe i vlerësojnë
misionarët për shkak të interesit që kanë për edukimin e fëmijve të tyre, por
kjo nuk është kundër qëllimit të Misionarëve, bile është një mjet i përshtatshëm për të arritur qëllimin kryesor...”
Nga libri: Historia e fshatit Qeparo, të Mësuesit të
Merituar
Janko Pali:
“ Banuesit e Borshit s’ishin të kënaqur me kufijtë
e gjëra që qeveria turke ( Dovleti )
i kish favorizuar duke u dhënë toka e, duke i bërë kufitarë me 9 a 10 fshatëra, po donin të
merrnin dhe tokat e pakta që pati Qeparoi...
( fq.18)” dhe
pas përpjekjeve të përgjakëshme pa sukses ndaj qeparotasve,
borshiotët... “ me gjithëse i shin tre herë më të shumtë në numur, menduan të
kërkojnë ndihmën e katundit Kuç. Që kish filluar, edhe ky, të bëhej muhamedan
duke ndërruar besimin. ... Kuçiotët, me nam si gabitës e të pa fre, pranuan me
gëzim aleancën me Borshin kundër Qeparoit ( ndoshta për qëllime vetjake, siç do
shikojmë më poshtë) e s’vonuan të ndezin luftën edhe ata kundër gjyshërve tanë,
të ndodhur tanimë mes dy zjarresh. Për pesë vjet me radhë, thotë gojëdhana,
trimat e paktë po zëmërluanë të fshatit tonë mbajtën luftën gjallë duke luftuar
kundër dy fshatrave të mëdha Borsh e Kuç, të bashkuar kundër nesh...( fq.22).
Së fundi, Borshi me Kuçin, duke parë se me luftë
nuk mposhtnin dot Qeparonë ose ta ndqinin e ta shtronin, menduan dhe në verë të
atij viti, vunë zjarr në grunjërat e fshatit tonë me qëllim që, me anën të
urisë, t’i detyrojnë të përulen e të
zhduken. Këtë radhë gjyshërit tanë, për mungesë të ushqimit, shtrëngohen të
lënë vëndin, çkulen dhe shkojnë e ngulen më të shumtët në Lëkurës të Sarandës..Kjoi ngjarrje mund të ketë ndodhur para
ndoshta 200 vjetësh ( aty nga 1730-1750)... ( fq.22-23).
Largimi i krejt katundit tonë bëri që kuçiotët dhe borshiotët ndanë tokat e
Qeparoit, mbasi plaçkitën e dogjën fshatin që u kish qëndruar nën hundë me vite
me radhë e që, me pushkën e tij që s’lajthiti, kish hapur aq varre në zëmrat e fsamiljeve
të dy fshatrave. Ndarja e tokave të Qeparoit dhe mosrespektim i kufijve të
caktuara vazhdoi për shumë vite, deri sa kuçjuotët me lakminë e tyre, filluan
grindjet me fshatin e vogël Pilur që ahere përbëhej prej 50-60 familje e ishte
i vendosur në afëri të Kuçit, në vëndin Katundi
i Vjetër. Në atë vënd janë akoma edhe sot godina e kishës dhe gërmadhat e
banesave të mbytura në përralle e ilqe, dru pylli rritur aty pas largimit të
sforcuar. Ky, i shtrënguar nga Kuçi, la vëndin dhe u shpërnda ca andej e ca këndej. Po katundi i Himarës,
duke ndjerë se largimi i Pilurit nga vëndi i parë i tyre e vinte këtë në fqinjësi
imediate me Kuçin muhamedan, të fortë po edhe lakmonjës, përmblodhi piluriotët
dhe i lejoi të ndërtojnë fshatin e tyre të ri, në vëndin e saj Gjonadhe , dmth aty ku edhe sot ata
janë. Jo vetë këtë, por për një periudhë të mirë kohe, i mbajtën me ndihma të
çdo lloji, me pajisje, ushqime e sidomol me armë me qëllimin e urtë që, në u
tekej kujçiotëve të varreshin përmbi Himarë, duhej medoemos të shkelnin mbi gjokset
malësore prej burrash të piluriotëve, që vazhdimisht patën mbajtur kufijtë
dhe vendin, duke u përleshur sy për sy e dhëmb për dhëmb me fqinjin e tyre të
madh, Kuçin.
Dhe asgjë s’ ndalonte Kuçin që të lakmonte
pushtimin dhe grabitjen edhe të fshatit
Himarë, i cili me 300 shtëpi e ca
familje që kishte atëhere e me tregëtinë që bënte me Venecianët, po dhe me toka
të gjëra e kullota të përshtatëshme deri
diku, s’kish si të mos u binte në sy! Por himariotët qenë trima, qenë shumë,
qenë të pasur në armë, në pajisje, në miq, ndihmoheshin lehtë nga deti, e kjo
bëri që kuçiotët, pas disa tentativash periodike plot dëm karshi Himarës, s’guxuan
ta sulmojnë haptazi. Si shënjë e lakmisë së tyre kemi gërmadhat ende të
mbajtura të xhamisë që ata ndërtuan në vëndin
Lerë , futur si pykë midis
kufijve Qeparo-Himarë, por që s’mundën ta mbajnë gjatë e për shumë vjet, po e
lanë e u shkretua ashtu siç duket edhe sot. Depërtimi, pra, i kuçiotëve në kufi
të Himarës nuk u shkoi për mbarë e, në kërkesë të ndonjë preje tjetër, kthyen
sytë nga juga e s’ vonuan të fillojnë veprimtarinë e tyre grabitqare që tregonte
epshin e tyre luftarak e rrëmbyes.
Pas një periudhe shumë a pak të gjatë, pas pushtimit
të Qeparoit dhe ndarjes së tokës së tij me Borshin, kuçiotët filluan të kërkojë
sher me vetë Borshin duke i grabitur e duke i rëmbyer me plang e me gjë e
gjallë... (fq.24-25).”
------- . -------
Pjesë nga Libri : Histori e
Kurveleshit, të Prof. Dr. Rami Memushaj:
“ Sot fshatrat e Kurveleshit janë shpërndarë në
pesë komuna: Kallarati, Bolena dhe Kuçi janë pjesë e komunës së
Vranishtit; Golemi, Kaparjeli,Nivica,
Rexhini, Progonati dhe Lekdushi bashkohen me komunën e Progonatit, Ftera e
çorraj janë pjesë e komunës së Lukovës, kurse Vermiku është pjesë e komunës së
Smokthinës. Ky copëzim ka goditur rëndë
lidhjet tradicionale midis fshatrave të Kurveleshit, ndërkoh që do të kishte
qënë në interesin jo vetëm të kurveleshasve, që krahina të tilla me lidhje të
ngushta historike, kulturore e ekonomike, të formonin një njësi administrative
më vete, ashtu siç kanë qenë në shekuj” ( fq. 29, nënvizimi i yni ).
“Pasi i afërm me kuçjotët me anë të fesë, ai (
dmth Ali Pasha Tepelena) e pa të arësyeshme sa ata do të ishin të vlefshëm, po
të tregohej bamirrës ndaj tyre duke ndërtuar për besimtarët e rinj një
vendbanim dhe një xhami në kufijt e tij të reja me Himarën në një vend e prone
të himarjotëve. Që atëhere e deri sot ai vend quhet Lerë. Aliu shpresonte se,
duke vepruar në këtë mënyrë, mes kuçiotëve dhe himariotëve do të fillonin
grindjet e hakmarrjet për punë të kufijve dhe kështu kuçiotët do të mbeteshin
aleatë të tij… (fq. 222-223)”
“Megjithatë, Kurveleshi është nga zonat e fundit
që u islamizua në Shqipëri… Autori grek V. Baraçi, në librin “To Dhelvino, shkruan për mësues Zaharinë nga
fshati Kuç i Kurveleshit, i cili në vitin 1695 hoqi dorë nga mësuesia dhe u
dorëzua prift në fshatin e tij”. Por pa kaluar shumë kohë, ai detyrohet të
largohet nga Kuçi dhe të vendoset
familjarisht në Kudhës, pasi “në këtë
kohë kuçjotët përqafuan islamizmin”. Sipas Baraçit, mbi varrin e tij, që ka mbishkrimin “ Papa Zaharia nga fshati
Kuç“, kudhësjotët ndezin kandile dhe pasardhësit e tij me mbiemrin Priftaj që
rrojnë në Kudhës, “ ruajnë si antikë familjare kupën e argjendët me të cilën
pinte verë dhe kungonte besimtarët” (fq. 227) ”
“ Para ndarjes fetare, këto
lidhje ishin shumë të ngushta, …Më shumë ndarja fetare ndikoi në lidhjet
martesore midis fshatrave të Bregut dhe hinterlandit lab, që erdhën duke u
kufizuar me islamizimin e Kurveleshit, … Zbatimi i praktikave dhe i
zakoneve të fesë islame, sado formalisht, dalëngadalë zëvëndësoi elementët e
kulturës së lashtë me elementë të kulturës islame, në veshje, në festat e
ceremonitë e ndryshme. Të gjitha këto sollën një largim kulturor të të dy
pjesëve të Labërisë. Dalëngadalë, ashtu si prej labëve musliman vëllai i
krishterë filloi të thirrej “kaur”, dmth i pabesë, edhe popullsia e krishterë e
Himarës nisi t’i shihte me përbuzje vëllezërit muslimanë dhe i quante “turq”.(fq. 232).
------- . ---------
Pjesë nga Libri : Kuçi i Labërisë ndër shekuj, nga Seit Alikaj :
“Kuçi ka pasur xhami në Porto
Palermo, e cila ekziston edhe sot që thirret xhamia e Kuçit, e cila u ndërtua
nga Ali Pashë Tepelena. Kodra mbi kala lidh bregun e detit, gjirin e Porto
Palermos me Kuçin. Në këtë territor kanë edhe sot tokat e tyre fiset e Brahime,
Balile, Elmaze, Xhafere, Zenele, Gjokute, Alie, Shehe, etj. ( fq 13),”
“Kuçi në krye të herës me
gojëdhëna dhe me dokumente historike ka qënë pare me qëndër në Porto Palermo
dhe më vonë qëndra e fshatit u zhvendos dhe u përqënsdrua në shpatën e malit
Shkabës, ku është edhe sot… ( po aty)”
“Me ardhjen e Ali pashë Tepelenës në vilajetin e Janinës
Kuçjotët e mbështetën atë. Kështu bëri
Myslim Gjoleka i parë më 1803 me 100 trima, apo Aliko Suli që e ndihmoi Aliun
duke i dhënë armë e municione të bollëshme. Feim Gjokutaj që ishte njeriu më
besnik, pasi Aliu i kishte besuar çelsat e thesarit të tij në Janinë, Laze Dauti që shkoi me 300 forca në
ndihmë të Aliut, apo Myftar Aliu kapedan e këshilltar, i shpjegoi Ali
Tepelenës arësyet pse duhet të ndërtonte
kalanë në tokat e Kuçit në gjiun e Porto
Palerrmos, gjë që Aliu e bëri realitet duke ndërtuar kalanë në bregun e Herave,
ngjitur me të ndërtoi xhaminë. E cila mban emrin xhamia e Kuçit. Në qafë të
Lerës e në Armiridhë sot ruhen banesat e fshatit dhe tokat për rreth janë
punuar që në lashtësi, të cilat si dhe territoret për rreth mbajnë emrin,
vreshti i Alie dhe ajo mbi xhade mban emrin bregu i Alikos, apo i Kuçit, etj (
fq.13-14)”.
------- . ------
Njeri nga politikanët,
diplomatët shkrimtarët dhe mbrojtës i
flaktë i kauzës shqiptare, Eqerem Bej
Vlora, në kujtimet e tij, nënvizon faktin, e njohur historik, se banorët e
Himarës i kanë të theksuara prirjet e tyre
helenike, ndërsa në vazhdin shkruan: ” midis tyre ka vetëm 3000 njerëz që kanë folur gjithmonë greqisht dhe
që të gjithë rrjedhin nga një rrënjë e vetme, sa do e largët në kohë, me
prejardhje greke“ ndaj vazhdon ai
“... unë edhe pse kundërshtarë,
i kam nderuar dhe vlerësuar .”
------- . ------
------ . -----
Me ndërmjetësin e himariotit nga Vunoi Spiro Gogo Koleka, në atë kohë deputet
në Parlamentin Shqiptar, si përfaqësues
i Qeverisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të autorizuar të krahinës së Himarës,
më 2 qershor 1921, nënshkruhet marrëveshja
e Vlorës, duke i njohur
„ an princip“ Krahinës
koncensione të veçanta. Marrëveshja ka përmbajtjen e mëposhtëme: “ Na, Spiro Koleka, deputet i Vlorës, delegati
fuqiplotë i qeverisë shqiptare për të dëgjuar ankimet e krahinës së Himarëls, e
përbërë prej fshatrave Palas, Dhërmi, Vuno, Himarë, Pilur, Kudhës, Qeparo pasi
dëgjuan ankimet parashtruar prej përfaqësuesve t’asaj krahine, të autorizuar me
shkresë zyrtare ( nënshkruar nga Paria e Krahinës më 16 maj 1921- shën. i yni) z.z. Dhimtri Leka nga Dhërmiu, Miço Karai e Jorgji Ballona ( Bollano-
shën, i yni) nga Himara dhe Thanas Simonodhi, si sekretar i përfaqësuesvet.
Tue marrë parasysh vobektësinë lokale t’asaj
krahine dhe për të çfaqur interesimin dhe simpathinë qi shteti ynë tregon për
ndenjësit, u vendos t’i bëjë “an
princip” këto koncensione preliminare
krahinës së lartpërmënmdur.
I.Venomet. Të
njihen nga ana e qeverisë venomet ekonomike që ka pasur ajo krahinë në kohrat e
vjetra dhe të paguaj një pagesë si dhe
II.Feja:
Të njihet liri e plotë në detyrat
fetare dhe pasuria e kishave të disponohet përej tyre si deri ë sot.,
II.Arësimi: Në shkollat e asaj krahine gjuha shqipe do të jetë e domosdoshme (
obligatore) edhe zyrtare, greqishtja të jetë e lirë të mësohet si gjuhë e dytë,
kur populli të çfaqi dëshirën.
IV.Shërbim ushtrak:
Shërbimi ushtarak të bëhet
rregullisht si edhe në viset e tjera, vetëm klasat që janë sot në
moshë ushtarake dhe ata qi do të jenë sot në moshën ushtarake dhe ata qi do të
hynë deri në vitin 1923 do të thirren për stërvitje ushtarake vetëm për tre
muaj; përgjithësisht shërbimi ushtrak i kësaj krahine do të bahet nga Shkumbini
e poshtë. Në kohë lufte do të merren parasysh rregullat e përgjithëshme të
shtetit pa ndonjë eksepsion (përjashtim-
shën. i yni).
V.Nënprefektura: Nënprefekti
e komisari i policisë do të jenë kristianë dhe jo himariotë.
VI.Gjykatorja:
Të ketë në Himarë
një gjykatore jo më të vogël se të paqit me Kryetar kristian dhe jo himariot,
VII.Deputetët: Himara
ka të drejtë të ketë dy deputetë, pa mos vështruar numurin e popullsisë,
VIII.Amnisti: Duke marrë parasysh
ngjarjet e kohës së shkuar anormale
jepet amnisti ( falje ) e plotë për të gjitha fajet penale e politike që
kanë ngjarë deri më sot,
IX.Hollësira:
Për të shpjeguar dhe hollësitë e duhura do të vejë një komision nga qeveria qëndrore,
Për të shpjeguar dhe hollësitë e duhura do të vejë një komision nga qeveria qëndrore,
X. Pranuar nga tre himariotët përfaqësues dhe nga ana e delegatit të
plotëfuqishëm. Për të marrë formën legale do të paraqitet në Parlament“„ “ (
AQSH, Fondi Nënprefektura e Himarës,
viti 1921, dosja 203, shih, edhe Arkivi i Ministrisë Jashtëme të Greqisë, viti
1927, Arkivii i Himarës, Nr. 10 592, Shih edhe Kastriot Dervishi, Marrëveshja e
Spiro Kolekës për 7 fshatrat dhe Himarën, Gazeta 55, 13 gusht 2006)
------------- . ---------
Nga Intervista
e Mbretit Zogu I dhënë korspoedentit të përditëshmet Eliniqi, në Vjenë viti
1931.
“Me
Greqinë na lidhin së bashku fate historike...Por sigurisht, për vetë
rrethanat është e nevojshme ruajtja e miqësisë, e respektit reciprok, e
integritetit territorial të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Greqisë”, dhe më
tej, mbreti pranon, realitetin historik se “ mbretëria e
shqiptarëve ka pjesë greke. Si Korça, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra. Por
kufijtë tanë në fillim të shekullit janë vendosur nga ndërkombëtarët, ...” ( Shih, Ardit Rada. Deklarata e Panjohur e Ahmet Zogut më 1931, në
gazetën SHEKULLI dt. 23.08.2012, si edhe « Με τον Βασιλέα Ζόγου, για την Πολιτίκη της Αλβανίας και τας σχέσει με την Ελλάδα- Απο τα Τίρανα εως την Βιέννην, Εφ. « ΗΛΛΙΝΙΚΗ» Αρ. Φ. 2176, Ημ. 15
μαρτίου 1931)
1 comment:
A po kërkoni një huadhënës privat? A keni nevojë për hua urgjentisht? A keni një kredi të keqe? Unë mund t'ju ndihmoj të siguroni një kredi me normë interesi deri në 2%. 100% financim me dokumentacion minimal.Kompania jonë e kredisë është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e huave të zgjedhjes suaj për sa kohë që ju mund të paguani përsëri Ne nuk kërkojmë ndonjë formë të kolateralit. Norma e interesit të kredisë është fleksibël sepse ne i japim fondet tona të huasë me një normë interesi prej 2%. Ne jemi një huadhënës i besueshëm i huasë dhe ne ju sigurojmë se në qoftë se ju ndiqni procedurën tonë hap-pas-hapi do të merrni kredinë tuaj të miratuar dhe transferuar tek ju. mail: {lendersuccess@gmail.com} nëse jeni i interesuar në marrjen e një hua kështu që unë mund të ju jap më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe kushtet tona të kredisë
Për të hyrë në të drejtën tuaj, më jepni detajet e mëposhtme:
Emri i plotë:
Adresë:
Të ardhurat mujore :
Shuma e huasë:
Kohëzgjatja e huasë:
Qëllimi i huasë:
Mosha:
Profesioni:
Numri i telefonit:
Skanoni kopjen e kartës së identitetit tuaj dhe foton tuaj:
Data e lindjes :
BIZNESI KREDISË SUKSES
(Lendersuccess@gmail.com)
Post a Comment