Wednesday, June 04, 2014

EU-PO!!! Rama ‘fotografon’ PO-në e Fyles dhe bën batuta për Çiljetën, opozitën, e skeptikët e BE-së





































Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur sot në asnjë moment ngazëllimin nga përgjigjia pozitive për statusin kandidat që iu tha pikërisht në Tiranë nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.  Me këtë ngazëllim ai ka tentuar të “fotografojë” momentin kur Fyle tha PO-në e shumëmirëpritur duke bërë një selfie me dy gratë që kishte në krahë, ministren aktuale Klajda Gjosha dhe ish ministren Majlinda Bregu. Ky moment është kapur nga ‘paparaci’ e më pas është publikuar nga vetë Rama në rrjetin social Tëitter.
Ndërkohë kryeministri ka preferuar të flasë me batuta gjatë konferencës së shtypit me komisionerin Fyle. “Nëse marrim statusin nuk do të ketë koncert ku të këndojë Çiljeta”, tha ai.

Ndërsa bashkëpunimin me opozitën ai e ka krahasuar me një vallëzim: “As sot, as kur të marrin statusin nuk do ketë as fishekzjarre dhe as koncert, e as miting kundër opozitës. Do ketë vetëm një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Nuk është e lehtë të kërcesh as vallen e shpatave me një tjetër kur tjetri nuk do, jo më të kërcesh Shtrausin kur tjetri nuk do. Ky është një kërcim shumë i sofistikuar për të shkuar bashkë drejt BE-së. Ne do bëjmë çmos që t’i ofrojmë opozitës gjithçka që të përfshihet në vallëzim, sepse vallëzimi bëhet bashkë. Jemi të vendosur që çdo reformë, çdo ligj, çdo hap ta diskutojmë me opozitën. Por ne kemi fituar zgjedhjet, opozita i ka humbur zgjedhjet, ne do dëgjojmë por do të udhëheqim, sepse nuk mund t’i justifikohemi të tjerëve, për më tepër komisionit duke i thënë që e ke ka fajin opozita. Ne do bëjmë çmos që opozita të jetë pjesë, por ne do të udhëheqim”.

No comments: