Friday, June 06, 2014

Hirësia e tij Anastasii është ambasadori më i mirë i Shqipërisë europiane -P. Barka.

A është sjellë politikisht ndaj shqiptarëve, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos? Kjo pyetje shkaktoi debate të forta në “Opinion-in” e Blendi Fevziut. Mungesa e një mesazhi të qartë apo një meshe për viktimat e luftës së Kosovës, sipas analistit Artur Zheji, ngre pikëpyetje të forta rreth tij. 

Por sipas ish-deputetit të OMONIA-s, Panajot Barka “hirësia e tij Anastasi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në momentet më kritike, duke ngritur kampe nga më të fuqishmet”. Në replikë me Zhejin, Barka tha se mungesa e një meshe nga kreu i Kishës Ortodokse për viktimat e Kosovës ka ardhur për faktin se kjo nuk i është kërkuar. “Kisha nuk është institucion politik. Mesha nuk është politike. Anastasi nuk është Irinej. Për fat të mirë të Shqipërisë, ai është ambasadori më i mirë i Shqipërisë europiane” tha Barka.

 http://respublica.al/artikuj/2014/06/05/nga-irinej-vemendja-kalon-te-janullatos-xhufi-u-konfirmua-kapja-e-kishes-sone-nga
Dhe duke folur për deklaratat e patriarkut serb për Kosovën, Xhufi ka dalë me një qëndrim disi të papërtypshëm lehtë kur thotë se: “Të them të drejtën e kam të vështirë të bëj dallim mes patriarkut Irinej dhe kryepeshkopit tonë Janullatos”. Madje sipas Xhufit, mesha në fjalë më tepër sesa theksim i Autoqefalisë, ndikoi për të kundërtën: konfirmoi kapjen e saj prej kishës nacionaliste greke. Titulli i dytë i referohet një opinioni të Aleksandër Çipës. Pasi rreshton kontributet e Nolit dhe tingëllimin e ëmbël të meshimit shqip, analisti Aleksandër Çipa del në finale te përgjegjësia e Janullatosit. “Janullatos, si ftues i sivëllait serb, padashur cungoi ngjarjen që promovoi...Por nga ana tjetër e e provokoi atë vetë duke e rikofirmuar si të huaj në krye të kishës shqiptare”. E thënë ndryshe, analiza po orientohet drejt Janullatosit, i cili nga të dy këta aktorë të medias nuk thuhet se çfarë duhet të bënte në këtë rast: Të mos linte Irinejin të fliste, t’i tërhiqte vërejtjen, apo të dilte me një deklaratë të posaçme!


Koment i marre nga Respublica ne pergjigje te komentit te Alexander Cipes (qe e merr rrogen duke peshtyre patriotet e vet orthodhokse) :

Gati nje vit me pare patriarku ikumenik i kishes orthodhokse Vartholemeu gjendet ne Vatikan si mysafyr i Papes se Romes ne nje dite te shenuar fetare, e para here pas njemije vjetesh qe nje patriark i kishes orthodhokse merr pjese ne nje ceremoni te kishes katolike. Papa Francisko dha urdher ne ceremonine e fronezimit te tij qe fragmente te Bibles te lexohen ne greqisht dhe jo latinisht duke shenuar nje farketim te afrimit me kishen lindore gjuha zyrtare e se ciles eshte greqishtja. Por me sa duket kete nuk e di publicisti Aleksander Cipa, qe ne nje takim te tille "nderkombetar"  kishetar greqishtja eshte ashtu si anglishtja ne sferat e tjera. Kete nuk e di madje as historiani Xhufi, perhere i pranishem ne denigrimin e kreut te kishes orthodhokse shqiptare, ndonse gjithe kishat orthodhokse te botes kane nje nderim te vecante per te. Mos valle duhet te instalonin ne kishe makina perkthyese per patriarxet e kishave te tjera, ashtu si ne nje miting politik? Puna eshte se kisha ka kanonet e saj qe nuk perputhen me ato te nje historiani te kapur nga skleroza e sistemit qe e ka formuar.
Eshte koha qe sipermarresit  e luftes kunder kreut te nderuar te kishes shqiptare te kuptojne rendesine e ketij evenimenti per Shqiperine dhe ndalojne te pakten njehere ne kete periudhe te shenuar.
E cpergjegjesi ka kryepeshkopi Anastas per nje interviste jashte kishes te nje patriarku te nje kishe te caktuar qe megjithate ishte jashte ceremonise fetare. Sikur ti kishin kerkuar interviste patriarkut te Rusise dhe ai te fliste si mendonte per orthodhokset ruse ne Ukraine, do duhej qe te akuzohet kryepeshkopi Anastas sepse ata njerez mendojne ndryshe nga stampat e perfytyruara? 


No comments: