Wednesday, July 23, 2014

OMONIA - KOMUNIKATË PËR SHTYP



ΔΗΜΟΚΡΑΤΙΚΗ ΕΝΩΣΗ ΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΜΕΙΟΝΟΤΗΤΑΣ 

“ΟΜΟΝΟΙΑ”BASHKIMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK 

“OMONIA’’DEMOKRATIC UNION OF GREEK MINORITY IN ALBANIA “OMONIA”

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Address: Rruga Nr3, SarandeAlbania, e-mail: info@deem-omonoia.com, tel – fax 00355 85222522


KOMUNIKATË PËR SHTYP

Provokimet e Qeverisë në dëm të Minoritetit Etnik Helenik po shkel caqet e keqkuptimit. Me gojën e Ministrit të Pushtetit Vendor, sot u komunikua se u përmbyll faza e këshillimit publik dhe se po dërgohet në Parlament për miratim, propozimi i saj lidhur me caktimin e kufijve të njësive të reja të njësive të administrimit vendor. Bëhet fjalë për keqkuptim sepse monologun e saj ose shumë – shumë këshillimin në prapaskenë me grupime naionaliste antihelene e ka ngatërruar me dialogun publik dhe të sinqertë që duhet zhvilluar me komunitetet lokale. Bëhet fjalë për tallje dhe abuzim autarkik.
Nëse do të kishin predispozicionin e dialogut dhe dëgjimit të komuniteteve lokale do të kishin dëgjuar se i gjithë komuniteti i Himarës dhe Lukovës nuk e miraton bashkimin me zona të tjera dhe kjo edhe përtej logjikës së të drejtave të minoriteteve dhe karakterit etnik.
Janë edhe joκοnsekuentë sepse qysh prej fillimit patën deklaruar se nuk do të preken kufijtë e komunave ekzistuese. Kjo do të thotë se Vagalati apo Sopiku, Mouzina apo Kardhikaqi dhe Çuka nuk janë llokma për të kënaqur planet abuzive të nacionalizmit.  
Për më tepër Qeveria tregon se është edhe kundër partnerëve Evropianë ngaqë e ka të pamundur të adoptojë arritje të realitetit Evropian në pohimin e argumentave historikë, etnikë dhe fetarë. Prevalon vetëdeklarimi mbi identitetin kundrejt regjistrave të mykura të regjimeve antidemokratike si ato të Zogut dhe Hoxhës. Kemi të bëjmë me njerëz jo të çliruar që dëshirojnë të mbajnë Helenët në kushte të tilla të mungesës së lirisë.
Megjithatë ka zëra të qeta brenda spektrit politik që me mënyrën e tyre përpiqen të paralajmërojnë Qeverinë Rama për aventurën e ndërmarrë. Tallja me institucionet dhe rregullat e thjeshta të logjikës përbëjnë cënim të parimeve themelore për jetë publike të paqtë, kohezion social dhe prosperitet.
Kjo mungesë elasticiteti nga ana e Qeverisë dhe këmbëngulja e saj për të zbatuar politika që vënë në rrezik të ardhmen e helenizmit do të kenë përballë OMONOIA – PBDNJ. Me inisiativë dhe përgjegjësi politike të tyre i gjithë Minoriteti Etnik Helenik vihet në përshpejtim. Në të gjitha fshatrat, qytetet dhe komunitetet e pjesëtarëve të këtij Minoreteti që jetojnë në Greqi, fillojnë menjëherë takimet e mëdha. Dokumentat e protestës sonë do të dërgohen në çdo drejtim.
Ndërmirren masa të drejtëpërdrejta për informimin e organizmave ndërkombëtare dhe qeverive në  mënyrë që të dalë në dritë dinakëria me të cilën në Shqipëri zbatojnë politika të represionit dhe vënies në dyshim të Minoritetit Etnik Helenik. Beteja  jonë politike do të ketë ritmin e saj dhe reagimi do të përshkallëzohet përditë sepse jemi të bindur në të drejtën tonë.   
Helenët kudo ku janë gjithashtu le të pranojnë lutjen që u drejtojmë  dhe  të jenë edhe një herë tjetër në krahun tonë në këtë sprovë dhe me nisma të pavarura të vënë në dijenë qeveritë e tyre për këtë kthesë antidemokratike të jetës publike në Shqipëri. Minoriteti Etnik Helen duke luftuar për të drejtat e tij në thelb lufton për demokratizimin substancial dhe evropianizimin e jetës politike në Shqipëri

Sarandë, më 22 Korrik 2014
Nga Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

1 comment:

... said...

Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881616