Wednesday, February 07, 2007

News: Fushata e PD ne Himare

A. Peçi, 07-02-2007 (Shekulli)

Himarë - Partia Demokratike ka prezantuar dje kandidatin e se djathtës në Himarë, Dhimitër Llazarin. Ky i fundit, ka adresuar akuza të ashpra ndaj kryetarit aktual të Bashkisë dhe njëkohësisht kandidat për një mandat të dytë, Vasil Bollano. "Ne patëm në krye një kryetar Bashkie, i cili u ul në karrige dhe e quajti veten Pasha`. Pashallarët i takojnë Mesjetës, ndërsa ne jemi dhe kemi një vizion evropian, dhe do ta çojmë Himarën në gjithë Shqipërinë",- tha ai.

Vazhdon ne
http://www.himara.eu/articles/019-al.html

1 comment:

Anonymous said...

Vizioni evropian i Llazarit, qenka qe ta coje Himaren ne gjithe Shqiperine. Nuk besoj se ketu ka nevoje per koment, po pa dyshim qe ka vend per te shprehur habi. Ne pretendojme qe Himaren ta cojme ne gjithe evropen dhe edhe me tej, ndersa Xhimi mjaftohet me ta cuar ne gjithe Shqiperine. Ndersa Topi fajeson Bollanon per rrugen e keqe qe te con ne Himare dhe qe i takon qeverise se tij ta ndertoje se eshte rruge nacionale dhe jo bashkise se Himares. Pastaj thote se me 1 milion euro duhet te ndertoje, rruge, infrastrukture, kanalizime etj. Po ky e ka idene se sa jane 1 milion euro, apo mendon se nuk e kemi idene ne qe e lexojme?
Mos u jepni me per te pire ketyre te dyve, te pakten jo para nje takimi.