Saturday, February 09, 2008

Biografia e nje palasikoti te persekutuar


PAVLLO ASIMAQ KOKA (sipas origjinalit ne Tribuna: http://www.tribuna-news.com/pdf/20080208164945_hXTIitribuna.pdf

Njeriu I mirë, me shpirt të madh, nuk bën mirësira vetëm kur është gjallë, por edhe pas vdekjes. I tillë është rasti i të paharruarit Kiço Neço nga lagjia Gjilekate e Dhërmiut. Kemi tash sa kohë që kërkojmë fotografi për të ilustruar librin me këngë dhe valle palasikote dhe këto i gjetëm tek arkiva e këtij burri të mençur, që ia la si trashëgimi djalit të tij të vetëm, zotit Sofokli Neço. Zoti Kiço Llambro Neço lindi në Dhërmi, më 1923. Qysh fëmijë ai dallohej nga shokët e vet për zgjuarsi dhe intelekt të veçantë. Përveç pamjes së hirshme që i kishte falur natyra, bukuri e xhentilesë ai shfaqi gjithmonë edhe në marrëdhëniet me njerëzit, kishte fjalën e ngrohtë e të argumentuar, që bindte të madh e të vogël. Nxënës i shkëlqyer në fillore dhe 7 vjeçare, që i mbaroi në fshatin e

lindjes, po kështu edhe në normalen e Elbasanit e më pas në Firence, ku mbaroi akademinë e arteve.

Por nuk ishte thënë që ai të merrej me artin. Menjëherë pas çlirimit, gjendet si mësues në Skrapar e më pas në Dhërmi. Por një njeri i tillë, me kapacitete të theksuara intelektuale dhe artistike, u vë në shënjestrën e sigurimsave injorantë e analfabetë të regjimit satrap enverian, që në çso çast nuk përtonte të thurrte intriga. Më 1947, Kiço Neço arrestohet me akuzën e spiunazhit kundër shtetit dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Lirohet pasi kryen 7 vjet burg, dhe kthehet në fshat, ku fillon punë si fotograf, duke u dalluar si specialist i zoti, por edhe si mësues, që përgatiti fotografë të tjerë, ndoshta më të mëdhenj se ai në moshë, në Vlorë,

Fier e Tirnë.

Ndërkohë e ka lidhur jetën me Afrodhiti Llambro Dafllën, një grua që, siç i thonë fjalës, vjen një herë në 300 vjet. Bashkëshorte ideale që e shikon Kiçon në dritë të syrit, ajo përkujdeset për të shoqin si për një fëmijë dhe i fal 3 vajza dhe një djalë, Sofokliun.

Pikërisht, për të falënderuar Sofokliun, që na vuri në dispozicion arkivin e tij, u shkruajtën këto fjalë, por edhe për barba Kiçon, i cili vdiq më 1984 dhe u varros me madhështi në Dhërmiun e tij të dashur.


Friday, February 08, 2008

Një propozim që mbyll kalvarin në Himarë


Javën e shkuar, në cilësinë e deputetit dhe si bir i Himarës, ngrita në Parlament ...shqetësimin tim për mënyrën dhe vështirësitë e sigurimit të dokumentacioneve për vërtetimin e pronësisë së trojeve në këtë zonë të vendit. Në Parlament ngrita shqetësimin se procesi i kthimit të pronave në brigjet e Himarës, për pronarët dhe trashëgimtarët e tyre, përbën një kalvar shumëvjeçar dhe të futur në kalenda të çuditshme. Sikundër solla në vëmendje të publikut edhe paralajmërimin se me këtë çështje po kryhen manipulime dhe brenda saj fshihet një korrupsion shumëvjeçar dhe po sajohen projekte, të cilat po cenojnë të drejtën themelore të pronarëve.Dje përmes mediave u njoha me një letër që katër shoqata të Himarës i drejtojnë Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, të cilat kërkojnë që zgjidhja dhe procedimi për këtë çështje të jenë atribut i pushtetit lokal dhe i institucioneve lokale të Himarës.

Në pamjen e parë jam pro kësaj kërkese dhe i bashkohem asaj. I bashkohem kësaj kërkese, pasi i përkas këtij komuniteti dhe hallit që mbart ai nëpër të gjitha vitet e tranzicionit. Pronat e gjyshstërgjyshërve tanë, të babait dhe nënës time, edhe pse jam deputet i këtij Parlamenti, nuk po i marr dot. Dhe kur nuk arrij unë t’i marr, mendoni se ç’ndodh me një qytetar që e ka tejet të vështirë të vijë nga Himara në Tiranë, të presë orët e gjata dhe procedurat tejet burokratike, të marrë vërtetimet nga Arkiva Qendrore e Vendit, të shkojë nëpër zyrat kadastrale dhe të marrë edhe prej tyre vërtetimet, të presë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të shkojë më së fundi edhe te zyrat hipotekore. Kjo është një procedurë që në disa raste ka zgjatur deri në vdekjen e ndonjë himarjoti. E lodhshme deri në mallkim. Mirëpo ky kalvar ka ardhur koha të ndërpritet.

Himarjotët e meritojnë të trajtohen sipas Kushtetutës në të drejtën e marrjes dhe pasjes së pronësisë së tyre mbi tokën dhe pronat. Kjo gjë e bën të nevojshme marrjen e një mase të posaçme për zbatimin e reformës në Himarë. Unë mendoj se kjo arrihet duke pasur një interesim dhe veprim konkret të disa niveleve të pushtetit. Së pari, le t’i njihet pushtetit lokal kompetenca vepruese. Të instalohet në Himarë një administratë e vogël, e cila të arkivojë të gjithë dokumentacionin dhe aktet ligjore e nënligjore për të realizuar konkretisht këtë proces. Pranë pushtetit lokal dhe zyrave përkatëse do të ishte me vend të ngrihej edhe një komision i posaçëm, i cili të përfaqësonte të gjitha grupet e interesit për këtë çështje dhe në këtë mënyrë të realizohej konkretisht procesi më i zvarritur dhe të zgjidhej shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj zone.

Natyrisht për t’u realizuar kjo duhet vullnet dhe angazhim nga të gjitha palët. Kjo realizohet kur nuk ka paragjykime dhe kur procedimi të jetë ligjor dhe institucional. Kjo kërkon transparencë dhe shpallje publike të të gjitha projekteve dhe interesimeve që ka për investime në zonën e Himarës. Në të kundërt, atëherë ekzistojnë të gjitha gjasat që sërish ky proces të mbetet në kalenda, të zvarritet dhe të përdoret nga grabitqarë të pushteteve qendrore dhe lokale.

Është mundësia që kësaj here çështja e pronave tona në Himarë të marrë një fillim zgjidhës. Vetëm në këtë mënyrë dhe me këtë mekanizëm, në të kundërt, mendoj se zvarritja e mëtejshme e tij dhe përfshirja e projekteve pa transparencë, do të vijojë aktet e manipulimit të pronësisë dhe do të mbajë të hapur premisat për konflikte pronësore dhe më tej në këtë zonë të vendit.

Nikollaq Neranxi(ne gazeta Panorama)

Thursday, February 07, 2008

Menaxhimi i i pronave t'i lihet në kompetencë pushtetit lokal

note: letrat e kater shoqatave himarjote per menaxhimin e pronave nga pushteti lokalal gazeta "Shekulli" i titullon "Himariotët:Duam autonomi për pronat". Lexoni tekstin e letrave per te kuptuar inkoseguencen e kesaj gazete


Post by K. Jorgji 06 Shkurt 2008

Shekulli Katër shoqata himarjote i shkruajnë Presidentit të Republikës që të ndërhyjë për çështjen e pronave

TIRANË- Çështja e pronave dhe vështirësitë që e shoqërojnë atë ka bërë që disa shoqata të Himarës t'i drejtohen me një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe t'i kërkojnë atij që menaxhimi i problemit të pronave në Himarë t'i kalojë në kompetencë pushtetit lokal. Janë katër shoqata që kanë firmosur letrën dërguar që në muajin dhjetor Presidentit. Përkatësisht, Shoqata e Intelektualëve, Shoqata e Gruas Himarjote për Integrim, Shoqata e Biznesit Himarjot dhe Shoqata "Omonia". Përfaqësues të këtyre katër shoqatave, kanë firmosur letrën në fjalë, në të cilën i shprehet presidentit Bamir Topi shqetësimi lidhur me çështjen e pronave në Himarë. Duke marrë shkas nga deklarimet e Presidentit pak kohë më parë lidhur me çështjen e pronave, katër shoqatat e mësipërme i kërkojnë atij që menaxhimi i problemit të pronave t'i lihet në kompetencë pushtetit lokal. Në letër thuhet se, "në qoftë se menaxhimi do t'i lihet për kompetencë pushtit lokal, mundësitë për mbylljen e saktë të problemeve janë shumë të mëdha". Në këtë drejtim, shoqatat i kërkojnë Presidentit që të ndërhyjë "për t'i hapur rrugë zhvillimit dhe prosperitetit, duke i vënë fre spekulimeve të deritanishme". Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se, kjo çështje ka kaluar edhe në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë që të jepet një mendim juridik dhe profesional lidhur me këtë kërkesë të shoqatave.

Shqetësimet

Në këtë letër, për të cilën është vënë në dijeni edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, jepet një pasqyrim i problemeve të pronave në Himarë, të cilat kanë të bëjnë me largësinë e institucioneve ku duhet të drejtohen qytetarët për të kërkuar të drejtën e pronës dhe me korrupsionin që haset përgjithësisht në këto institucione. Sipas shoqatave, në Himarë nuk ka pasur regjistrime të mirëfillta pronësie që përpara vitit 1946, por vetëm dokumente dytësore dhe të veçanta. Në këto kushte, citohet në letër, "vajtja në Vlorë (në gjykata, agjenci, komisione, ndërmarrje pyjore, hipoteka) ku distanca vajtje-ardhje është 150 kilometër, përballja me një administratë që shumicën e rasteve nuk respekton qytetarin, ku korrupsioni është ligjëruar pranishëm, është një super ngarkesë e padrejtë për himarjotin". Ndaj, Shoqata e Intelektualëve, Shoqata e Gruas Himarjote për Integrim, Shoqata e Biznesit Himarjot dhe Shoqata "Omonia" kërkojnë ndërhyrjen e presidentit Topi.

Kërkesat

"Në qoftë se menaxhimi do t'i lihet për kompetencë pushtit lokal, mundësitë për mbylljen e saktë të problemeve janë shumë të mëdha".

"I kërkojmë Presidentit që të ndërhyjë për t'i hapur rrugë zhvillimit dhe prosperitetit, duke i vënë fre spekulimeve të deritanishme".

Sipas shoqatave, në Himarë nuk ka pasur regjistrime të mirëfillta pronësie që përpara vitit 1946, por vetëm dokumente dytësore dhe të veçanta".

"Vajtja në Vlorë (në gjykata, agjenci, komisione, ndërmarrje pyjore, hipoteka) ku distanca vajtje-ardhje është 150 kilometër, është një super ngarkesë e padrejtë për himarjotin".

Wednesday, February 06, 2008

Independence for Kosovo: the domino effect

post by Oseku" [oseku@hotmail.com]-"Alb-Shkenca (www.alb-shkenca.org)"

http://mondediplo.com/2008/02/10kosovo

An end to Balkan national states
Kosovo is likely declare unilateral independence this month, to which the probable EU response will be an agreed statement accepting the change and allowing individual European countries to recognise Kosovo if they want to. The Serbian government intends to break off diplomatic relations with those who do. There are proposals to redraw the border maps, but another round of conflicting aspirations could cause worse chaos
By Jean-Arnault Dérens

What borders for Albania?
(c) Le Monde diplomatique
By Jean-Arnault Dérens

In 1878 at the Congress of Berlin the German chancellor Bismarck declared that Albania was no more than “a geographical expression”. In the same year, however, influential delegates from the Albanian regions of the Ottoman empire gathered to found the League of Prizren, establishing the first modern claims to national status. Austria-Hungary defended the Albanian claims in the years that followed, in a standoff with Serbia and Greece who had entered alliances with Great Britain, France and Russia.

Ismail Qemal proclaimed a first, and ephemeral, Albanian republic at Vlora in 1912. But a year later the London Peace Conference created the Kingdom of Albania over only half of the regions with Albanian populations. The treaty also split Kosovo (predominantly Albanian) between Serbia and Montenegro. The Albanians have never accepted the prejudice to their people, and today its nationalists are intent on “rectifying” the “historical injustice”.

It is true that there was little guarantee of a future for the state of Albania at the time. It almost disappeared in the first world war, and there was no real settlement on its borders until the treaty of 1926, which was based on doubtful logic. The town of Gjakovë/Gjakova, for example, became part of the Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes, despite the small size of its Serbian population.

Similarly, territory that had always been part of the important municipality of Debar/Dibra was shared between the kingdom and Albania; today the city is part of the Republic of Macedonia, although its traditional hinterland lies in Albania (around the town of Peshkopi).

There are two issues intertwined here. The delicate balance between Albania’s neighbours (Montenegro, Serbia and Greece) and their powerful protectors had an influence on the definition of Albanian territoriality, as did Italy’s historical claims over the Albanian coastline. Also there are the problematic notions of an “Albanian region” or “Albanian cultural area”.

Albanians have always lived in the midst of other national communities in these areas. Can we say that this or that town is part of the Albanian world because 50%, 60% or 80% of its inhabitants are Albanian? What percentage do we take and, more particularly, what scale of settlement do we include?

ΕΚΛΟΓΕΣ ΝΕΟΛΑΙΑΣ ΧΙΜΑΡΑΣ 2008



Σε ένα πνεύμα αλληλεγγύης και δημοκρατικότητας διεξήχθησαν την Κυριακή 3 Φεβρουαρίου οι εκλογές της νεολαίας της Χιμάρας για την ανάδειξη των μελών του διοικητικού συμβουλίου.

Οι εκλογές έλαβαν χώρα στα γραφεία της ιστορικής Ένωσης Χειμαρριωτών, στην Κολοκοτρώνη 44 (Αθήνα), σ' ένα λιτό χώρο, τον οποίο οι νεολαίοι βοήθησαν να εξελιχθεί σε ένα ζεστό και φιλικό περιβάλλον καθ' όλη τη διάρκεια της διαδικασίας. Τα παιδιά της Χιμάρας έκαναν αισθητή την παρουσία τους υποστηρίζοντας ένθερμα την προσπάθεια για ένα νέο ξεκίνημα για το καλό του τόπου μας. Μια πρωτοβουλία που πάρθηκε από άτομα 16 έως 35 ετών για να μας αφυπνίσει την εθνική συνείδηση και να μας γεμίσει αισιοδοξία για το μέλλον. Η συμμέτοχη τους στην ψηφοφορία και η παραμονή των περισσότερων μέχρι το πέρας των εκλογών δήλωσαν ότι πολλά μπορούμε να καταφέρουμε αρκεί να έχουμε πίστη και θέληση. Αυτές οι πυρακτωμένες καρδιές ενώθηκαν μια ιδανική στιγμή για να συμβάλλουν με τις πράξεις τους στην εξύψωση του τόπου που μας χρειάζεται, της Χιμάρας..

Η εκλογική διαδικασία ξεκίνησε στις 11.00, έληξε στις 17.00 κι ύστερα ακολούθησε η καταμέτρηση των ψήφων. Στην ψηφοφορία συμμετείχαν συνολικά 100 νεολαίοι χειμαρριώτες, κάτοικοι των Αθηνών. Οι υποψήφιοι ήταν 16 κι από αυτούς εκλέχθηκαν τα 11 μέλη για τη σύσταση του διοικητικού συμβουλίου.

Τα αποτελέσματα έχουν ως εξής :
1. ΒΕΙΖΗΣ ΑΡΗΣ 72%
2. ΝΕΡΑΝΤΖΗ ΠΑΝΑΓΙΩΤΑ 58%
3. ΜΠΕΛΕΡΗΣ ΓΙΩΡΓΟΣ 55%
4. ΝΕΡΑΝΤΖΗΣ ΠΕΤΡΟΣ 55%
5. ΑΝΤΩΝΗ ΝΤΟΡΙΝΑ 54%
6. ΚΟΝΟΜΗΣ ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ 54%
7. ΒΕΙΖΗΣ ΧΡΗΣΤΟΣ 48%
8. ΓΚΟΡΟΣ ΝΙΚΟΣ 48%
9. ΚΟΚΑΣ ΔΗΜΗΤΡΙΟΣ 45%
10. ΜΠΡΙΓΚΟΣ ΧΑΡΑΛΑΜΠΟΣ 44%
11. ΛΑΖΑΡΗ ΜΑΡΙΑ 35%


Ένα ιδιαίτερα ενθαρρυντικό και πολλά υποσχόμενα για το μέλλον γεγονός για τη νεολαία της Χιμάρας, που ευχόμαστε να έχει τα καλύτερα δυνατά αποτελέσματα, αυτά που αρμόζουν σε νέους που έχουν όνειρα και προσδοκίες για τον τόπο τους αλλά και μια παράδοση να διατηρήσουν.

Tuesday, February 05, 2008

Dhërmiu, një dimër me ullinj të shqyer

post by Kristaq Jorgji [dhermijorgji@yahoo.com]


Fatos Baxhaku

Ndërsa udhëtojmë drejt Dhërmiut na mbeten sytë në retë që lartësohen mbi majat e maleve të Bregut. "Malet e Vetëtimës", kështu u kanë thënë jetë e mot këtyre kreshtave të rrepta, që bien thikë mbi det. Nganjëherë futemi edhe ne brenda reve. Sapo kalojmë Llogaranë, kush e di se për të satën herë, befasohemi njësoj sikur të ishte hera e parë. Nuk është më ai deti vezullues që kemi pasur rast të shohim në ditët e beharit, është më i zymtë, më gri dhe më pak mikpritës, por është gjithsesi i mrekullueshëm me atë këmbënguljen e tij për të mos iu ndarë qiellit. Në fakt, askush prej nesh nuk e kupton fort mirë se ku mbaron deti dhe ku fillon qielli. Të dy kanë marrë të njëjtën ngjyrë gri, të vëllazëruar në këtë të ftohtë dimri. Disa marinarë të mërzitur mbi një postë vrojtimi mezi presin të shikojnë udhëtarë që zbresin teposhtë rrëpirës së fortë. Përshëndesin këdo që kalon këndej: furgonë që bien e marrin mall, autobusë të linjës Vlorë-Sarandë, makina emigrantësh me targa greke, të njohur e të panjohur… mjafton që të jenë njerëz që vijnë nga një botë që atyre u mungon, nga jeta civile.

Ullinjtë e trishtë.

Të parët ullinj të shqyer i shohim diku në afërsi të Palasës. Një stuhi e fortë ka shfryrë tërë dufin e saj inatçor mbi Bregun vetëm disa ditë më parë. Shumë shtëpive iu zbuluan kulmet nga era, që kishte kohë pa i vizituar këto fshatra të paqtë. Fshatarët shtëpitë i rregulluan shpejt e shpejt, porse ullinjtë, miqtë e tyre më të vjetër e pësuan paq. I shohim në anë të rrugës me krahët e shqyer njësoj si viktima që një mëri e panjohur i ka zënë në befasi. Hera-herës nuk na duken thjesht si pemë të qëmoçme. Na ngjajnë edhe si dëshmitarë tashmë të lodhur të historive të gjata dhe të stuhive të egra, që janë përplasur fort këtyre anëve. Thjesht na duken si njerëz – nganjëherë ndikon edhe forma e tyre me krahë të shtrirë - që tashmë janë lodhur dhe i janë dorëzuar fatit të tyre. Fshatarët i kanë mbledhur me kujdes krahët e "miqve" të tyre, të shqyera nga stuhia dhe i kanë stivosur në anë të xhadesë. Neve na duket njësoj sikur një dorë e kujdesshme ka dashur të mbledhë tërë provat në "vendngjarje", duke pasur kujdes për viktimën e radhës. Edhe makina jonë nis të ecë avash, njësoj sikur të kalojë në një vend ku ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Bëjmë kujdes që të mos shkelim mbi grumbujt e degëve të ullinjve në anë të rrugës. Era ka disa orë që ka pushuar dhe përgjatë rrugës nuk ndihet tashmë asnjë zhurmë. Në këto ditë dimri, në këto anë ka shumë pak kalimtarë. Ndonjë fshatar vazhdon të qëndrojë me sytë nga ullinjtë e tij të shqyer. Duket sikur të dy palët flasin gjatë, duke i rrëfyer hallet njëri-tjetrit. Poshtë, nën këmbët tona, bregu i gjerë i Palasës duket se është po ai që qëmoçmi, po ai ku 2000 e ca vjet më parë pat zbarkuar Jul Çezari, me veteranët e tij, në kërkim të pushtetit përkëndej Adriatikut. Larg, tutje në horizont dallojmë ndonjë anije. Përballë ullinjve, të marrë nga era, tashmë jemi vetëm ne edhe ato figurat e ndritshme, fare të vogla.

Me Kiçon e Auerbach-ut

Nuk kthejmë në plazhin e Dhërmiut. Plazhet janë gjithnjë e kudo të trishtë në dimër. "Më mirë të shkojmë këtej nga fshati i vjetër", thotë njëri prej nesh, porsa shohim shtëpitë e Dhërmiut që lartësohen njëra mbi tjetrën deri sa u afrohen reve. Ndalesën e parë e bëjmë në një grykë,
ku zhurmon një përrua që shkon poshtë në det. Vendasit e quajnë këtë vend thjesht "Potami", (lumë në greqisht). Këtu nxjerrim blloqet dhe librin me kujtime të Petro Markos, duke vrarë mendjen se ku duhet të shkojmë më parë dhe të pyesim për të na treguar vendet.

Zakonisht njeriu i parë që takojmë përgjatë udhëtimeve tona të përjavshme është drejtori i shkollës. Mësuesit kanë një dhunti të veçantë, në radhë të parë i njohin shumicën e banorëve, pastaj nuk merren edhe aq me politikë, që e prish ca punën dhe shumë prej tyre janë të pasionuar pas historive të vjetra, traditave, zakoneve, legjendave… Nuk kemi shumë zgjedhje, sepse në fshat kalojnë vetëm pak vetë. Duke gjykuar nga njollat e llaçit të freskët mbi kominoshe, shumica na duken si muratorë që kanë ardhur këtej thjesht për të fituar ndonjë lek më tepër. Historitë e tyre me siguri janë interesante, porse pakkush prej tyre mund të na rrëfejë gjëra mbi Dhërmiun e vjetër, si ato që kemi lexuar më parë. Kështu që vendosim të hyjmë në lokalin e parë, që na del përpara, në krah të Potamit. Në një cep të tij janë duke biseduar shtruar dy burra.

Ne vendosim pa humbur shumë kohë që t‘i drejtohemi njërit prej dy klientëve të vetëm të lokalit, atij që na duket më i moshuar. Kemi qenë vërtet me fat. Ai është vetë drejtori i shkollës, Lefter Kumi. Me Lefterin miqësohemi shpejt. Ai është mësues historie dhe i pasionuar pas arkeologjisë. Për ca kohë flasim duke kujtuar gjëra të vjetra me librin e Petro Markos në dorë. Neve na kujtohet një histori e veçantë, ajo e Auerbach-ëve të Dhërmiut.

"A mund të takojmë ndonjë pasardhës të tyre", e pyesim Lefterin jo edhe me aq besim.

"Kë more, çifutin!?", drejtori nuk e zgjat shumë, por formon një numër në celularin e tij.

Brenda pak minutash kemi njohur Kristaq Auerbach-un, mësues matematike. Mbase na duket neve kështu, por Kristaqi i Auerbach-ëve na ngjan disi ndryshe nga bashkëfshatarët e tij. Flet më pak se të tjerët dhe dallon prej tyre nga flokët biondë. Eshtë diku te të 60-at dhe në fillim hesht duke mbajtur gjyzlykët në mes të hundës. "Ne mësuesit e matematikës - thotë - jemi më fatkeqët. Lëre që kemi më shumë orë nga të gjithë, po pastaj kemi edhe një lëndë ku nuk ke ku luan. Na kujtojnë të rreptë dhe na shohin vëngër, por nuk është ashtu. Ky është profesioni ynë. Në lëndën tonë nuk ka rrugë të mesme. E di apo s‘e di! Kjo është e tëra. Pa le pastaj që na shtojnë edhe lëndë të tjera, që nuk kanë lidhje me ne".

"Mos u anko shumë, çifut", bën shaka me dashamirësi drejtori i shkollës.

Asnjë nuk e merr për keq humorin me origjinën e veçantë të mësuesit të matematikës. "Nuk jemi çifutë, ndonëse nuk do të kishte asgjë të keqe - nis të tregojë Kristaqi, të cilit tashmë i ka kaluar ndrojtja e parë – unë vetë kam bërë kërkime në këto vitet e fundit.

Mbiemri i parë i familjes sonë ka qenë Netzer. Ishim nga Bavaria, por të parët tanë kanë jetuar më pas në Berlin. Çifutë na kanë thënë, kështu e ka shkruar edhe Petro Marko, sepse në kohën e lulëzimit të tregtisë së valanidhit dhe të qitrove me Triesten njerëzit tanë kishin shumë lidhje me tregtarët hebrenj nga e gjithë Europa Qendrore. I pari ynë, që ishte mjek veteriner, në mesin e shekullit XIX u emërua konsull nderi në Vlorë. Thonë se ka qenë shumë i dhënë pas gjuetisë. Në një nga këto ekspeditat e tij u gjet i vrarë një nga shoqëruesit e tij, një kaninjot. Asokohe ia patën mbushur mendjen se duhej të ruhej nga gjakmarrja, kështu që vendosi të vinte këndej nga anët tona.

Në Llogara njohu një vajzë vendase, me të cilën u dashurua marrëzisht. Atëherë erdhi në fshat dhe kërkoi të martohej me të, u pagëzua ortodoks dhe kështu ka nisur historia e familjes sonë". Vetë Kristaqi bën shaka me veten. Në fakt, mbiemri i tij shënohet në tri mënyra. "Averbak" është për vendasit dhe për gjendjen civile, "Auerbach" është i vërteti, ndërsa në greqisht është edhe më i ngatërruar. "Pasardhësit e Auerbach-ut të parë ishin Aleksandri, që u shkollua në Gjermani si mjek dhe që vdiq në Janinë; Gogua, që ishte martuar me një dhërmiase, ishte inxhinier në Francë e më pas në SHBA dhe Josifi, gjyshi im, mjek veteriner, që punoi shumë kohë në Samos, në Greqi, por që vdiq i rrënuar në 1933-shin. Gjyshi la dy djem, Nikitën, babanë tim, dhe xhaxhanë, i cili doli në pension si drejtor i postave të Greqisë dhe ka pasardhësit atje. Grekët bëjnë habi me mbiemrin tonë të veçantë. Kjo është me pak fjalë historia jonë…".

Në fshatin e vjetër Kiço na shoqëron në fshatin e vjetër. Në fillim mrekullohemi me retë që i afrohen kishës, njërës prej 47 kishave që ka krejt fshati. Dhërmiasit e kanë pasur zakon që të ngrinin nga një kishë për çdo fis. Tradita vazhdon të ruhet edhe sot e kësaj dite. Me Kiçon kemi mbërritur afër një rrapi. "Ja – na thotë - ky është rrapi ku mblidheshin burshumëngjyrëshe, dëshmitë e vetme, të lavdisë së dikurshme, na duken sikur janë edhe më shumë kurioze se sa ne. Hija e atyre syve të mëdhenj na duket sikur do të na ndjekë gjatë tërë shëtitjes sonë nëpër fshatin
e vjetër. Zakoni e do që të bëjmë një vizitë te shoqëruesi ynë. Kështu nisemi nëpër rat për Pashkë. Ishte turp që të mos rrije këtu me shokët. Ka qenë zakon që nëse mungonte ndonjëri, atëherë dy njerëz të veshur me maska shkonin dhe e fshikullonin në shtëpi, deri sa të vinte te ky rrap me
shokët. Mbaj mend që kështu ia kanë bërë një herë edhe gjyshit tim".

Rrapi i moçëm tani është i rrethuar nga materiale ndërtimi. Në një shtëpi ngjitur disa punëtorë vazhdojnë të punojnë sa pa mbërritur perëndimi. Ca më tutje Kristaqi qëndron i heshtur një copë herë, pastaj flet ngadalë: "Kurse kjo këtu është shtëpia e Petro Markos, ajo që ju keni lexuar në libër". Shtëpia e madhe është e heshtur. Disa dritare të shkulura, ku ende mbahen disa qelqe rrugicat e gurta për në shtëpinë e vjetër të Auerbach-ëve. Kalojmë me radhë disa shtëpi, që duket se qëmoti kanë pasur një hije të rëndë. Kristaqi na tregon se këtu ka qenë qendra e fshatit, lokalet, posta, ca më poshtë shkolla në oborr të kishës. Petro Marko pat shkruar në kujtimet tij, historinë e gjyshit të tij, Jani, i cili kur kthehej nga udhëtimet pinte rum Xhamajke me shokët në kafenenë e Damo Dabos. Në njërën prej këtyre netëve, Barba Jani i pat thënë një shokut të tij, më të afërtit: "Po përse nuk martohesh edhe ti si unë?" "E ç‘të martohem - ia ka kthyer tjetri - atë që desha unë e more ti!" Të dy shokët, të bërë esëll, paguan shpejt e shpejt dhe ikën pa i folur njëri-tjetrit. Të nesërmen në mëngjes Jani, pasi puthi tre fëmijët, u largua nga shtëpia. Askush nuk e mori vesh se ku përfundoi. Nuk u pa kurrë më në fshat, ndërsa nënë Milja, gjyshja e Petros, i rriti fare e vetme djemtë e saj. Ecim për do kohë nëpër sokakët e gurtë të Dhërmiut, ndërsa na duket sikur ende i përjetojmë ato histori me shikime të trishta drejt detit, me karvane që ktheheshin në muzgjet e përskuqura, me njerëz që preferonin më mirë të fshiheshin se sa të pranonin që i kishin rënë dikur dikujt më qafë.

Shtëpia e Auerbach-ëve nuk është më ajo e lavdisë së saj. Kristaqi ngre shpatullat
duke na thënë: "Duhet të më falni, është pak rrëmujë". Pas 15 vjetësh qëndrimi në Greqi, pasardhësi i konsullit në Vlorë preferon më mirë të qëndrojë në shtëpinë e gurtë, ca të vjetër vërtet, por të të parëve të tij, se sa në rrëmujën e qyteteve të mëdha. Kristaqi rrëmon në një dollap të vjetër dhe ne kemi kohë sa të rrufisim nga një kupë raki të mrekullueshme. Na duket
sikur jemi kthyer pas në kohë. Disa plaka të veshura me të zeza përshëndesin njëratjetrën në oborrin që shikon nga deti. Nga dritarja, e çarë mes mureve të trasha, tashmë shekullore, e shohim edhe një herë vezullimin e Jonit, që ka nisur të bëhet gjithnjë e me gri, njësoj sikur të dojë t‘u hakërrehet maleve që zbresin mbi të.

Grija na shoqëron ngado. Mbi një hark shtëpie, që duket fort e vjetër, një tabelë llamarine e ndryshkur na bën me dije se ky vend është ende "Monument Kulture". Emri është i madh, porse trishtimi edhe më i madh. Një tel i fortë është mbërthyer mbi pragun e lashtë dhe gurët e rëndë të harkut të portës kanë nisur të rrëshqasin në mënyrë të pakthyeshme.

Vazhdojmë rrugën ca më tej. Nëpër një shteg, që është i mbushur me gurë, kalojmë me radhë disa shtëpi të vjetra të braktisura, por edhe disa të tjera që janë betonuar rishtazi. Kemi mbërritur në shtëpinë e drejtorit Lefter Kumit. Edhe një herë i takojmë ullinjtë e shqyer nga era. Në oborrin e shtëpisë së restauruar të Lefterit, i hasim sërish degët e stivosura me respekt, njësoj sikur të jenë një gjë fort e shenjtë. "Ah, të shkretët ullinj", psherëtin Lefteri, ndërsa na fton në shtëpinë e tij të gurtë. Një zjarr bubulak na e largon disi atë idenë e trishtimit të historive të vjetra që nuk kthehen më. Poshtë nesh deti ka nisur të ndahet nga qielli. Një vijë e përflakur perëndimi i ka ndarë vetëm për pak kohë të dy miqtë e vjetër. Ndërsa përshëndoshemi me miqtë tanë, na duket sikur ndahemi edhe me ullinjtë e lashtë të Dhërmiut.



Tregtarët që ua hodhën hebrenjve në Dhërmi.

Që nga fshati anije të stërmbushura me frutin e shenjtë të pashkëve hebrenje arrinin në Trieste, ku mbërrinin tregtarë nga të gjitha metropolet e Europës Qendrore, nga Praga, Vjena, Bratislava, Budapesti… Petro Marko, biri i shquar i Dhërmiut, në kujtimet e tij brilante "Retë dhe Gurët", rrëfen një histori që të mbetet për shumë kohë në mendje. Babai i tij, Marko Jani, si shumë
të tjerë nga fshati, bënte tregti me Triesten. Mirëpo punët ca kohë nuk po shkonin ashtu si mendonte ai. Tregtarët e regjur hebrenj bënin nga ato marifetet që vetëm ata dinë t‘i bëjnë dhe ia hidhnin shumë herë në çmim.

Petro tregon se i ati Marko, në 1910-ën vendosi të bëjë ndryshe. "…Shkoi në Pragë - rrëfen Petro - i bleu ato pak qitro që prodhoheshin aty dhe i hodhi në det. Shkoi në Jafa të Palestinës, ku gjithashtu prodhoheshin pak qitro, i bleu edhe ato dhe i hodhi në det. U tha fshatarëve që e prodhonin qitron: ‘A s‘mi shitni mua me çmimin që dëshironi, se dua
që t‘i kem unë në dorë një herë çifutët që na e hedhin! Se në Trieste venë edhe fshatarë analfabetë dhe kërkojnë të maten me aftësitë e mëdha të tregtarëve çifutë‘… U foli shumë. Fshati e deshi shumë babanë tim. Edhe ata që nuk e deshën, bënë, ç‘bënë dhe qitrot nuk i shpunë vetë në Trieste, si çdo vit, por ia shitën tim eti. Kështu im atë shkoi në Trieste me gjithë qitrot e atij viti. Komisionerët, tregtarët çifutë, prisnin prodhuesit e tjerë, por e panë që asnjë nuk po dukej. Po afronte Pashka. Duhej medoemos të ktheheshin në Poloni e në Rusi, në Gjermani e në Austri e Rumani me qitrot, se pa ato çifutët nuk do të bënin Pashkë. Im atë u tha: ‘Dua gjysmë napoloni flori për çdo kokërr! Në daçi i blini, në daçi mos i blini!‘. Ata dhanë e dhanë që ky ta ulte çmimin, por im atë nuk tundej. I kishte në dorë. Më në fund, ata deshën, s‘deshën, i blenë me gjysmë napoloni flori kokrrën. Ai vit qe shumë i mbarë për bashkëfshatarët e tij. Krisi kënga, dasma e vallja; vera dhe rakia derdheshin lumë. Atë vit im atë dhe xhaxhai im vajtën e gjetën ustallarë nga Janina dhe Konica dhe ndërtuan shtëpinë ku linda unë. Qerestenë e prunë nga Triestja, të porositur në Suedi. Të dy vëllezërit kishin servise për 200 veta dhe shtrojë e mbulesa për pesëdhjetë veta,
të gjitha të blera në Evropën Qendrore, në Budapest, në Vjenë e Pragë. Këto i mbaj mend edhe unë. Fshati ende flet. Vazhdojnë të jenë në komo shumë fletë llamarine me markën e qitrove "Marko" me shkronja hebraike, që viheshin në arkat e ambalazhit të qitrove dhe që, kur përshkoheshin me një furçë, me bojë të zezë, dilnin shkronjat…".

Lumturia e kësaj familjeje tregtare nuk vazhdoi gjatë. Marko Jani vdiq pak kohë pasi kishte ardhur nga internimi në Itali, në 1920-ën. Për Petro Markon dhe të tijtë niste një fazë tjetër.

Monday, February 04, 2008

KOPI PITAS sto STADIO EIRHNH FILIAS

http://www.enp.gr/component/option,com_seyret/Itemid,74/task,videodirectlink/id,1869/

Γεμάτο το ΣΕΦ με την ετήσια εκδήλωση κοπής πίτας του Ηπειρώτη

SHEN NIFONI NGA LUKOVA - 1230-14 QERSHOR 1323

http://www.lukovajone.com

SHKRUAN THANAS BOCI

14 qershori eshte dita e perkujtimit te Shen –Nifonit,i ketij misionari te krishterimit,intelektualit te shquar dhe njeriut cudiberes.Ai jetoi gjate,i duheshin edhe tre vjet qe te mbushte shekullin,(teper e rastesishme jetegjatesia e tij,kur dihet se mosha mesatare ne ate kohe nuk i kalonte te dyzetat),ndaj pati kohe te punonte e te kontribuonte shume.

Shen –Nifoni lindi ne Lukove te Himares qe ben pjese ne Kaonine e hershme dhe qe i perkiste Despotatit te Epirit.Kjo krahine qe ka rreth 3000 vjet e populluar,eshte shquar per nje qyteterim qe ia ka kushtezuar natyra,me nje shtrirje bregdetare per gati 100 km dhe qe lan perdite fytyren ne kaltersine e Jonit,ka bere te mundur jo vetem lidhjet me boten dhe qyteterimin perendimor,duke marre prej tij,por njekohesisht duke i dhene dicka atij.Ndonse eshte terren malor dhe teper i thyer,popullsia vendase gjithcka e ka vene ne sherbim te vetvetes,se sic thote dhe historiani Isambert.ishin<<….punetore dhe te zgjuar…>>por edhe<>(Tuqididi)

Nje prej fshatrave(komopolis_qyteze)shume e pasur ne kete krahine eshte edhe Lukova,me nje histori mbi 2000 vjecare,ku banoret e pare qe i perkisnin fiseve te kaoneve,ndertuan qytetin e Dhoknes(Qafa e Pazarit)me keshtjella mbrojtese ne kalane e gjashnjarit,ku ndodhen edhe varret e jelimeve,por edhe ne Kala(toponim me te njetin emer)dhe pikat e vrojtimit nga deti ne Kapoqefal,Krorez,Mbrostar,Buza e Kungjit(e Kujit),Guri i Vijes e gjer ne Piqerras ne Kujth…Por ky qytet,se bashku me 150 te tjera,u shkaterruan nga Paul Emili(general romak)ne vitin 168 para K..,keshtu qe popullsia u detyrua te zhvendosej duke krijuar fshatrat Lukove,
Shen Vasil,Nivice,Hundecove etj,etj.popullsia u vendos prane ose poshte burimeve ujore,keshtu ndodhi edhe ne Lukove qe kryesisht u vendosen poshte burimit te Gurres,prane Kakoit e Kandulezes,Kostit etj etj gje qe i dha mundesi zhvillimit te pemtarise e vecanerisht ullirit,nje vend me gjelberim te perhershem,ndaj mori dhe nje emertim te tille Lukove.

Gjere para vitit 1052 kur u be ndarja midis lindjes dhe perendimit(Konstandinopojes dhe Romes)pra ne kohen e Bizantit,ekzistonin pak institiciuone fetare per shvillimin e qyteterimit te krishtere ne zonen e Despotatit te Epirit.Keshtu ne vitet 1042-1055,perandori i Bizanit Konstandin Monomahu,ndertoi Monastirin e Shen-Kollit ne Mesopotam,mbi rrenojat e nje monastiri te vjeter pagan.Ky u zhnderrua ne kryeqendren kishtare te krishtere ne ate kohe,por edhe me vone ne despotatin e Epirit,qe sherbeu dhe si shkolle per administraten kishtare.Feja e krishtere ne kete periudhe ishte bere sunduese.megjithese ka pushtime e zgjerime territoresh qe nga Mihali i Pare Engjelli e gjeri tek Mihali i Dyte,kur ky i fundit ra,u detyrua ti jape Manfredit(Sovran i Mbreterise se Sicilise)per grua vajzen e tij Helenen dhe si paje zoterimet e tij ne Korfuz,Himare e Butrint.pikerisht ne kete periudhe te ndezur lufte,u linde ne Lukove te Himares me 1230.Ai qe me vone do te ngjiste shkallet e hierarkise kishtare ne me te lartat dhe do te fitonte pavdekesine ,duke u perkujtuar cdo 14 Qershor.

Ridhte nga nje familje disi e pasur,por edhe misionare e besimit te krishtere.babai dhe xhaxhai i tij sherbenin ne monastirin e Shen Kollit ne Mesopotam.Ne moshen 10 vjecare Nifoni i vogel shkon edhe ai atje,duke pervetesuar katekizmet ne nje kohe sa me te shpejte,sepse ishte djale i zgjuar dhe per shume vite atje sherbeu si dhjak.Ketu mori jo vetem mesimet e para,por edhe informacionin e gjere per zhvillimet ne Perandorine e Bizantit,sepse iu dha rasti qe te shfetonte ne biblioteken shume te pasur qe kishte Monastiri,e cila u dogje dhe u shkaterrua me vone nga nje zjarr qe ra ne te.Megjithese jo te datuara ne lukove ka me shume toponime qe lidhen me emrin(kishe)(qishe,si objekte kulti,gje qe tregon se popullsia e fshatit por edhe ajo e gjithe krahines)ishte e besimit te krishtere Ortodoks dhe e bindur po ne kete besim.Keshtu permendet Qafa e Qishesh,Guri I Qishes,Qisha e Sh,Kostandinit,Shtodhri,Monastirii Shen –Vasilit i shekullit 13 por ka edhe ndonje emer si Bozhiq(Bog-perendi)ku mendohet se ne kohet me te hereshme ka pasur ndonje objekt kulti.Ndersa kisha e pare e stilit Bizantin eshte ajo e Shenje –Premtes,datuar e shekullit 14,padyshim mbi rrenojat e ndonje me te hereshme,se rreth saj ka edhe varre.Ajo eshte ndertuar me qemer e me kuba cilindrike mbi kater kollona e piktura murale,ndersa me vone u ndertua Shen Thanasi(1686)dhe u pikturua me 1870 ku ka dhene nje kontribut te cmuar edhe piktori lukovjot Spiro Haidhi me dy punime te tij(te cilat u shkaterruan me 1967),u ndertua Shen –Meria ne Gurre,Shen Mitri,Shen Kolli ne ane te detit (Lutraq),ndersa ne Monastirin e Krorezes,qe dikur i perkiste Lukoves,Mbreti Rofenzito i Napolit,u dhuroi luftetareve nga Lukova nje kambane me kete mbishkrim.<>.Pra Lukova dhe gjithe krahina e Himares ishte teresisht e krishtere se vazhdonte rrugen e birit te saj,Nifonit dhe misonareve te tjere.Ne monastirin e Shen Kollit Nifoni u njoh me nje misioner te ardhur nga Mali Sinai nga monastiri Jinomerin,i cili ndikoi shume ne formimin e djaloshit te ri,ndaj e mori edhe me vete ne Ajion –Oros ,atje ku per here te pare kishte shkuar Shen Pjetri ,duke e braktisur pergjithmone Lukoven e tij te bukur dhe pasurine ,per tu vene ne sherbim te perjetshem te mesimeve te krishtit.Pasi qendroi tre vjet nje nje monastir,shkon tek ai i Shen Vasilit per 14 vjet rresht,duke e mesuar veten vetem me ushqime te thata(ksrioarto).Ne kete vend bie nje epidemi e madhe ku vdiqen shume njerez(monahos),ndaj ky u detyrua te shkoje ne Vuleftiria.Pas disa vitesh zhvendoset ne nje vend tjeter ku njihet me besimtarin Maksimo Kafsokaliviti,me te cilin u lidh forte me te aq sa monahos Nifonit i vune mbiemrin Kafsokaliviti qe e ruajti gjate gjithe jetes se tij,me te cilin njihet edhe ne ditet e sotme.Me porosi te Maksimos shkon ne ishullin e Shen Kristoforit,ku sherben ne nje kishe brenda nje shpelle.Atje njihet me nje besimtar nga Iliria,Marko qe e luti Nifonin ti mesonte mesimet e fese me kushte qe te shkonin si vellezer.

Rreth viteve 1300 se bashku me misionaret Maksimo ,Marko dhe te tjere shkon ne Konstandinopoje duke ngjitur shkallet me te larta te hierarkise duke u emeruar Patrik Ikumenik gjersa mbylli syte.Keto jane vitet e lavdise se tij dhe cudiberese te nje intelektuali te mencur si udheheqes shpirterore,por edhe si qytetar i nderuar e i respektuar ne te gjithe Perandorine Bizantine ne ate kohe.Ne janar vdes Maksimo dhe ne 14 qershor 1323(pas 6 muajsh)mbylli syte pergjithmone Patriarku Ikumenik nga Lukova,Makario Nifoni.Vendine tij ia zuri Marko nga Iliria.Trupi i tij u preh ne nje varr ne Ajion-Oros ku ndodhet edhe sot.

Per veprimet e tij cudiberese perreth nje shekull,per shkollen e larte intelektuale te tij,per aftesite administruese dhe organizuese,gjithe koncilli fetar i krishtere e shpalli pas vdekjes shenjtor,Shen Nifoni.

Pas renies se komunizmit,populli i Lukoves ,me kontributin e hiresise se tij Anastas,ne vendin e quajtur Guri i Vigjes,ku ishte ngritur lapidari per diktatorin,e shkaterroi ate dhe ngriti kishen e Shen Nifonit si kujtim dhe nderim per kete njeri te madh.

Shen Nifoni eshte nje krenari per Lukoven ,por edhe per gjithe krahinen e Himares ,si njeriu qe me intelektin e tij u ngjit ne shkallet me te larta dhe la pas nje lavdi,duke fituar pavdekesine.

Sunday, February 03, 2008

Ένα γράμμα , μια σκέψη από κα. Dorotea Gjikopull

"dorotea gjikopulli" [dorotea_gjikopulli@hotmail.com]

Γεια σας,
Αρχικα τα συγχαρητηρια μου για το πολυ ωραιο site, πραγματικα μια πολυ αξιολογη προσπαθεια!! Η περιοχη χρειαζεται πραγματι μια καλη αντιπροσωπευση και στο internet, λογω του αυξανομενου τουρισμου αλλα και λογω των πολλων αντιθεσεων που μας χαρακτηριζουν, κυριως σε ιδεολογικο επιπεδο!!
Ανακαλυψα το site σας πριν απο λιγο καιρο και ετυχε να διαβασω το mail που σας ειχε στειλει η Στελλα Βηττου και το ειχατε δημοσιευσει.
Προκαταβολικα να αναφερω οτι σεβομαι απολυτα την αποψη της, ομως θα πρεπει να διαφωνησω.
Οι δικοι μου γονεις ειναι και αυτοι απο τα χωρια της Χιμαρας (Himare) αλλα εγω γεννηθηκα και εζησα τα πρωτα 10 χρονια της ζωης μου στην Αυλωνα (Vlore) και εκτοτε ζω και σπουδαζω στην Αθηνα.
Ομως δεν εχασα ποτε την επαφη με την Αλβανια, καθε χρονο πηγαινουμε με την οικογενεια μου για διακοπες στην Αυλωνα και τις Δρυμαδες. Θα ειναι λιγοι πιστευω αυτοι που θα διαφωνησουν μαζι μου, αν ισχυριστω πως εχουμε το πιο ωραιο μερος στο κοσμο και ειναι κριμα να το αφησουμε στην τυχη του!!!
Και εδω θελω να αναφερω το σημειο οπου διαφωνω με το mail της Στελλας Βηττου. Γραφει πως νιωθει απολυτα ελληνιδα και δε ξερει ουτε μια λεξη αλβανικα. Κατα την γνωμη μου ειναι κριμα, η αλβανικη ειναι μια πολυ ωραια γλωσσα!!! Διορθωστε με αν μου διαφευγει, αλλα και ο συγχωριανος του πατερα μου Πετρο Μαρκο (συγγραφεας) στα αλβανικα εγγραφε στα εργα του!!
Αυτο που προσπαθω να πω ειναι οτι το φαινομενο που περιγραφει η συγκεκριμενη κοπελα εχει τυχει να το συναντησω πολλες φορες στη Ελλαδα. Παιδια μεταναστων που δεν γνωριζουν την αλβανικη η ισως ισχυριζονται απλως οτι δεν την γνωριζουν, εγκλωβισμενα μια ζωη να κρυβουν την ταυτοτητα τους και να προσποιουνται οτι ειναι κατι αλλο!
Ισως να μην φταινε εξ'ολοκληρου τα ιδια, ενα μεγαλο μεριδιο ευθυνης εχουν και οι γονεις τους που φοβουνται ακομη περισσοτερο απο τα παιδια τους την ταυτοτητα τους! Καταλοιπο μαλλον του απολυταρχικου καθεστωτος που ειχαν αναγκαστει να ζουν πριν ερθουν στη Ελλαδα.
Φυσικα και εγω στα μαθητικα μου χρονια ειχα αντιμετωπισει καποια φαινομενα ρατσισμου, ομως αυτο ποτε δεν μου προκαλεσε προβλημα.
Ξερω τι ειμαι,"Εχω γεννηθει στην Αλβανια και ζω στην Ελλαδα. Αγαπω το τοπο που γεννηθηκα αλλα αγαπω και το τοπο που ζω τωρα". Για την καταγωγη μου ας αποφασισει η ιστορια!!
Ομως θεωρω πολυ υποκριτικο να κρυβομαι πισω απο το δαχτυλο μου και να θεωρω οτι ειμαι απολυτα ελληνιδα και να ξεγραφω μεμιας το αλβανικο μου κομματι.
Στην Αλβανια εχω φιλους, που τους βλεπω καθε χρονο, το καλοκαιρι και τους μιλαω στα αλβανικα. Στην Ελλαδα εχω και παλι πολλους φιλους που τους μιλαω στα ελληνικα. Με τη σταση μου δεν προδιδω ουτε τους μεν αλλα ουτε τους δε.
Απλα αποδεχομαι οτι ειμαι μια ελληνοαλβανιδα που ζει στην Ελλαδα και παει διακοπες στην Αλβανια. Αγαπαω και τις δυο χωρες εξισου και πολυ θα ηθελα να δω να σταματησουν οι αλληλοκατηγοριες. Ειναι δυο παναρχαιοι λαοι που ζουν στα Βαλκανια ως γειτονες, οι κοντρες δεν ευνοουν κανεναν, το μονο που προκαλουν ειναι κλιμα δυσπιστιας και απο τις δυο πλευρες.
Λεμε συχνα οτι τα Βαλκανια ειναι ενα καζανι που βραζει και ειναι πραγματι αληθεια.
Αυτο ομως που δεν θυμομαστε και τοσο συχνα ειναι οτι δεν θα εβραζε, αν ο καθενας απο εμας σταματαγε να ανακατευει τις σταχτες....



Με εκτιμηση,
Dorotea Gjikopulli

Tokat, kategoritë që u hiqet pronësia

Shenim: Aprovimi i ligjit te siperm i jep fund grabitjeve te pronave te perbashketa te himarjoteve (kullota dhe pyje) qe nga Palasa-Dhermiu e gjer ne Nivice nga letrat me vule te kryepleqve.

1. Dokumentet e tokave qe kane shperndare me bujari kryepleqte do tju ngelen ne dore si letra pa vlere te gjitheve, edhe vete kryepleqeve qe kane marre siperfaqe te konsiderueshme,

2. Kryepleqte aktuale nuk do kene me stimul tu kundervihen bashkefshatareve te tyre sepse tani me kercenohen interesat pa perjashtim te gjithe himarjoteve nga planet e qeveritare per zhvillim te cilat e shikojne bregdetin si parcele te interesave politike
3. Pra ne keto momente kerkohet urtesia e njerezve per te kuptuar se himarjotet kercenohen ashtu si zezaket qe kemi pare ne filma, te shpronesohen nga e ashtuquajtura zone kullote qe faktikisht ne Palermo , Kakome, Dhralea , Ajio Theodhori etj qe synohet t'ju jepet shoqerive te huaja private (apo vendase) me koncesione. Keshtu himarjotit do ti duhet te punoje si argat i tyre dhe i perfaqesuesve te majmur shqiptare qe ne fakt pritet te jene zoterinj e rinj te tokave.

Prandaj kryepleqte idiote te fshatrave (te vete-emeruar ) duhet ta nderpresin luften e pakutim kunder bashkefshatareve te tyre per te ruajtur nje vule qe nuk ka vlere


J.Ll
03-02-2008 (Shekulli)

http://www.shekulli.com.al/news/47/ARTICLE/20958/2008-02-03.html

Projektligji që kësaj jave do kalojë në Parlament, i heq të drejtën e pronësisë të gjithë atyre individëve që kanë marrë në pronësi sipërfaqe që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore"

Toka në bregdet, pyjet, kullotat, livadhet dhe të gjitha tokat jobujqësore mbeten pa pronar

Projektligji që do të kalojë në Kuvend gjatë kësaj jave do të realizojë verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Sipas këtij projektligji, të gjitha sipërfaqet e dhëna në pronësi që nuk janë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991, nuk kanë tituj të rregullt pronësie. Përgjithësisht, ky ligj përfshin ish-punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që kanë marrë sipërfaqe të përfshira në regjistrat, si tokë në bregdet, livadhe, kullota, pyje, etj. Sipas specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë ky projektligj, që pritet të kthehet në ligj, ka dy qëllime kryesore. Titujt e pronësisë, të marrë në mënyrë të padrejtë mbi tokat që nuk përfshihen në zërin tokë bujqësore, të hiqen. Në projektligj parashikohen edhe rastet kur pronësia është marrë në mënyrë të padrejtë.

Rastet kur nuk njihet pronësia

Projektligji parashikon se nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe krijimit të titujve të pronësisë, të gjitha sipërfaqet që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore". Pra, sipas këtij projektligji, pyjet, livadhet, kullotat, tokat pyjore dhe të gjitha tokat e Ndërmarrjeve Bujqësore të ndara në bregdet, nuk janë dhënë në pronësi. Sipas këtij projekti, nuk përfshihet heqja e tokës bujqësore nga pronësia për Ndërmarrjet Bujqësore që kanë shpërndarë "Tokë Bujqësore". Në nenit 2, të këtij projektligji, përcaktohet qartë se "sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të Ligjit Nr 8053, datë 21.12.1995 "Për kalimin, në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore". Pra ky projektligj nuk përfshin nga shpronësimi punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që janë bërë pronarë të tokave bujqësore, por prek përgjithësisht të gjithë ata ish-punonjës Ndërmarrjesh-Bujqësore që kanë marrë në pronësi sipërfaqe toke që nuk kanë qenë të kategorizuara si "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991. Toka bujqësore e njohur në regjistrat kadastralë të vitit 1991 dhe e shpërndarë në bazë të Ligjit 7501 dhe disa ligjeve të tjerë shoqërues për Ndërmarrjet Bujqësore, nuk do t'i njihet në pronësi disponuesit të saj, vetëm në rastet kur ajo është marrë në mënyrë të padrejtë. Ky nen përfshin të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me sipërfaqe më të mëdha seç ka parashikuar ligji në atë zonë, dhe që janë përfituar me anë të mashtrimit dhe shkeljeve të komisioneve përkatës të ndarjes së tokës. Miratimi i këtij projektligji vendos përfundimisht se të gjitha sipërfaqet e pronave që nuk janë njohur si tokë bujqësore dhe nuk kanë plotësuar kriteret për krijimin dhe fitimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore sipas Vendimit 225 të vitit 1991 të KM dhe Ligjit 8053, të vitit 1995", për kalimin e tokës bujqësore në pronësi pa shpërblim", nuk mund të jenë në pronësi të individëve të ndryshëm, pavarësisht formave të përdorura për të marrë këtë pronësi.

Heqja e pronësisë

Në rastet kur vërtetohet se sipërfaqja e dhënë në përdorim, si kullotë, sipërfaqe pyjore apo toka në bregdet nuk kanë qenë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991l, atëherë ajo i hiqet nga pronësia individët që e zotëron. Në rastet kur kjo sipërfaqe është shitur "raste të tilla janë kryesisht të shumta për tokat e NB-ve në bregdet", atëherë individi që e ka marrë në përdorim dhe e ka shitur si pronë të tijën, duhet që për këtë sipërfaqe të paguajë pagesën e kësaj toke. Vlera e kësaj toke do të llogaritet sipas çmimeve të bazuar në Vendimin Nr.183, datë 28.04.2005, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas diskutimit të këtij projektligji në komisionet e Kuvendit, pritet të nisë dhe kontrolli për pronat, proces i cili do të shoqërohet me ngritjen e komisioneve të posaçme, të cilat do të verifikojnë aktet e ndarjes së tokave mbështetur në ligjet e miratuara pas vitit 1993. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditur se, projektligji i ri i miratuar ditët e fundit nga Këshilli i Ministrave, për konsolidimin e titujve të pronësisë, nuk do të anulojë ndarjen e tokës, por do ta konsolidojë titullin e pronësisë. Nga ana tjetër, duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, ligji kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili do t'i japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t'i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme.