Tuesday, January 13, 2009

Obama, i ri, por kthim te Klinton

Stavri Marko*
Ditët e fundit të Presidentit amerikan Bush deri kur Barak Obama do të kurrorëzohet de facto
si banor i ri i Shtëpisë së Bardhë po kalojnë plot surpriza në zhvillimet ndërkombëtare. Një konflikt i "papritur" mes palestinezëve dhe Israelit në Ripin e Gazës, kthen politikën boterore në kah te kundërt, në një kohë kur ekonomia globale dhe në vecanti ajo amerikane po fillonte të ndjente peshat e rënda të krizës. Konflikti ne Gaza ndërkohë shënon edhe paradokset e veta për të cilat shumë ekspertë gjeopolitikë dyshojnë se "Bush I ka varur trastën Obamës", pikërisht në
vigjilje të kalimit të pushtetit në Washington. Edhe si për të aluduar se fitorja e Obames përngjan asaj të "Pyrros". Veç faturës së rëndë ekonomike, tashmë diplomacia amerikane u
ndesh me një krizë për të cilën do të ishte thjesht e papëlqyeshme, që Obama, do të mund ta
zgjidhte si dikur Bill Klinton, konfliktin më të zjartë të historisë moderne botërore "paqen Israelo
Palestineze" edhe sikur Arafat fituesi i çmimit Nobel dhe multimilioneri i Palestinës do të shtrinte serish dorën e paqes se "Camp David"me Rabin.
Fakti i parë u krye, tensioni i Gazës i inskenuar si një "lojë luftash më qëllove të vrava" midis
raketave artizanale të Hamas dhe përgjigjeve të avionëve F16 Israelite, është tashmë sfida e parë për Obamën, të cilit do t'i duhet të zgjedhë si dikur administrata Klinton, përpjekjen për të mposhtur dhunën dhe për të rinisur paqen edhe pse diplomacia Bush është e vetmja
që ka folur hapur në mbështetje të Israelit kundër terrorit të Hamas, madje për aq kohë
sa Këshilli i Sigurimit do të jetë i bllokuar nga veto amerikane, ndërsa Israeli mendon për një "New Accomplished Mission" si në Kosovë dhe në Rajon ose më saktë ku shqiptarët janë pjesë vitale e zhvillimeve gjeopolitike.

see more in http://www.gazeta-agon.com/pdf/20090110135615_d2WXSagon.pdf

1 comment:

Anonymous said...

ade re Atayro, kala ta les eimaste se mia diskoli fazi, opios ta katalaveni vgani mathimata. i elada fovate apo tin turkia mi pos tous arpaksi ta nisa. meta anigoune ola. O Bush gia ola den taixe kala me tin elada.