Thursday, November 16, 2006

Myftaraj i ben biografine Pollos

I Saturday, 04 November 2006 ("Sot")

Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo


Nga Kastriot Myftaraj - Kur Genc Pollo hyri në politikë me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, në dhjetor 1990, ai i kishte të gjitha kredencialet për të hyrë natyrshëm në lidershipin e ri të partisë së majtë të reformuar që do të dilte nga PPSH, çka pas gjashtë muajsh do të ishte PS.Genc Pollo i përkiste një familjeje të nomenklaturës komuniste të kohës- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit të Historisë, një post shumë i rëndësishëm ky në hierarkinë akademike të regjimit komunist, që kishte obsesionin e manipulimit të historisë, aq saktë të përshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kështu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugë argjendi në gojë) që përdorej dikur për pinjollët e familjeve aristokratike. Genc Pollos në jetë nuk i mbetej veç të shijonte të mirat që do t’ i jepnin me “lugën e argjendtë“. I ati i tij, patriarku i historiografisë komuniste, Stefanaq Pollo, po i përgatiste një karrierë nën hijen e vet. Genc Pollo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986 për histori, me një specializim në arkeologji. Me të marrë diplomën u emërua në sektorin e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave, në një kohë që bashkëstudentët e vet merrnin emërimin si mësues historie. Pasi u end për dy vjet korridoreve të Akademisë së Shkencave pa u shquar për ndonjë gjë, në vitin 1988 ai fitoi të drejtën për të bërë një specializim dyvjeçar në Universitetin e Vjenës, në Austri. Izolimi në atë kohë ishte për shqiptarët e thjeshtë, të cilët duhet të mbaheshin larg influencës së dëmshme të botës kapitaliste, ndërsa njerëzit e nomenklaturës ishin të privilegjuar në këtë pikë. Kur u kthye në Shqipëri, në vitin 1990, Pollo u emërua në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, për nga origjina familjare dhe privilegjet që kishte pasur, i përkiste “establishmentit” komunist që ishte i lidhur me PPSH-në dhe që me ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipërinë e vitit 1990, duhej të qe pjesë e atij grupimi intelektualësh të rinj që do të reformonin PPSH-në duke e shndërruar në një parti të majtë të llojit të socialdemokracisë perëndimore. Në këtë rol do të qe i natyrshëm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Përndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Genc Pollo dhe të tjerë si ai hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se komunistët dhe bijtë e familjeve komuniste nuk duhej të hynin në lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme që të çahej blloku monolit që kërkonte të krijonte PPSH me 200 mijë anëtarët dhe kandidatët e partisë dhe njerëzit e familjeve të tyre. Por, këtu duheshin përjashtuar, në mënyrë të natyrshme, njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte sens as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Miranda Vickers, reportere për Shqipërinë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në librin e saj “Shqipëria-nga anarkia te një identitet ballkanik” e përshkruan kështu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njërit nga nomenklatura e vjetër, që më vonë u bë zëdhënësi kryesor i Berishës”. (Miranda Vickers: “Shqipëria- nga anarkia te një identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranë 1998, f. 58) Hyrja në lidershipin e PD-së, që me krijimin e kësaj partie, e njerëzve si Genc Pollo mund të shpjegohet vetëm me skemën e regjimit komunist për të kontrolluar partitë opozitare me anë të njerëzve të nomenklaturës. Kur në 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismëtar prej 16 vetësh i PD-së, që funksiononte edhe si forum drejtues i partisë, Genc Pollo nuk u përfshi atje me ndërhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenë vetë pinjoll i një familjeje të nomenklaturës, kishte frikë se mos binte në sy për keq që në lidershipin e partisë së re kishte shumë njerëz të nomenklaturës. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtë komisionit nismëtar të PD-së u emërua zëdhënës i partisë së re, së bashku me Preç Zogajn që ishte anëtar i komisionit nismëtar. Pra ishte e qartë se një dorë e fshehtë, donte që ta mbante Genc Pollon, në një mënyrë ose në një tjetër, në lidershipin e partisë së re. Se kush ishte kjo dorë, kjo u kuptua pas disa ditësh në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, Genc Pollo u përfshi në përfaqësinë e PD-së që u takua me kryeministrin grek. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij, në rradhë të parë për Gramoz Pashkon dhe pastaj për Genc Pollon, u përpoq të joshte Azem Hajdarin që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe e injoroi krejtësisht Sali Berishën, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”. Sjellja e kryeministrit Micotakis në rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin së pari me atë se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga një familje tradicionalisht shumë filogreke. Në gazetën “Tema”, të Mero Bazes, në 4 qershor 2000 (f. 12-13) është botuar një dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente të nxjerra nga arkivi i shtetit që tregojnë se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenë oficer i ushtrisë vorio-epirote në vitet 1914-1917, me gradën kapiten. Në këtë dossier thuhet: "Take Pollo është njëri prej tri komandatëve të andartëve grekë që masakruan shqiptarët në Jug të Shqipërisë…Dëshmi mbi këtë veprimtari dhe përplasjen e kapiten Pollos me çetat patriotike të Butkës janë ende të freskëta edhe në zonat e Jugut. Shtëpia e Pollos u dogj në fshatin e tij të lindjes në Përmet, pikërisht nga çeta e Butkës në shenjë hakmarrjeje ndaj udhëheqësit të çetës andarte greke. Biografia e zezë e Take Pollos filloi të përbënte një problem më vete për të birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Take Pollo andarti që ka rrafshuar 27 fshatra dhe që akuzohet për vrasjen e së paku 440 shqiptarëve në zonën e Lunxhërisë, Hormovës, Leskovik dhe Çarshovë…Tentativa për mbulimin e veprimtarisë së Take Pollos janë bërë edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytëzuar emrin e gazetës “55” si gazetë nacionaliste dhe sidomos duke përdorur miqësinë me drejtorin e gazetës, arriti të botojë në atë gazetë një shkrim të montuar keq për veprimtarinë e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht që nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapëlqyer i Athinës për të qenë në lidershipin e PD-së. Në takimin me kryeministrin grek, gjatë prezantimit, në momentin që ambasadori grek në Shqipëri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndërhyri dhe duke buzëqeshur tha se emri i tij i pagëzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por për shkak të frymës së regjimit komunist, babai i tij kishte qenë i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerëzve të tjerë të habitur të PD-së, vazhdoi të tregonte historinë se si, në vitin 1963, pak kohë pasi kishte lindur, gjyshja e kishte çuar në kishë gjoja fshehur prindërve, siç bëhej në atë kohë, për t’ u pagëzuar sipas ritit të krishterë ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës dhe Durrësit, Paisi. Micotakis përfitoi nga rast dhe tha se tash që ortodoksët kanë mundësi ta ushtrojnë lirisht fenë e vet, në mënyrë që kjo të realizohet duhet që në Shqipëri të vijnë klerikë grekë, gjë të cilën e mbështetën pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndërsa të tjerët nuk dinin se çfarë të thoshin, pasi u zunë të papërgatitur për këtë çështje. Por, impakti kryesor në PD i vizitës së kryeministrit grek në Tiranë qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks në PD që të merrte kontrollin e partisë. Atëherë PD ishte në prag të konferencës konstituive që do të mbahej në shkurt, ku do të zgjidhej kryetari. Që pas takimit të lidershipit të PD-së me kryeministrin grek Micotakis në PD filloi një luftë e ashpër për të marrë kontrollin e partisë, mes dy klaneve, njërit të grumbulluar rreth Sali Berishës dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-në këtë të fundit bënte pjesë dhe Genc Pollo. Në dinamikë të këtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, për t’ u bërë kryetar i PD-së. Që nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, në pozitën e tij si zëdhënës i PD-së u bë praktikisht zëdhënës personal i kandidatit për kryetar Gramoz Pashkos, duke bërë në të njëjtën kohë replika të tërthorta me deklaratat e kandidatit tjetër për kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks në PD të merrte nën kontroll partinë kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur një kompromis SHBA-Greqi për politikën shqiptare të erës pluraliste sipas të cilit amerikanët do të dominonin PD-në dhe grekët të dominonin partinë e majtë që po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-të preferonin të mbështeteshin tek njerëzit me origjinë muslimane për të krijuar lidershipin e PD-së, kjo për shkak se muslimanët qenë shumësia e vendit dhe shumësia absolute e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe troje të tjerë në Jugosllavi, ku SHBA-të kishin interesa të posaçme, qenë muslimanë. Në anën tjetër, Greqia, synonte që të mbështetej tek kristianët ortodoksë për lidershipin e PPSH (PS), për shkak se donte ta përdorte fenë e përbashkët ortodokse me atë të një pjese të madhe të shqiptarëve, si premisë për influencë politike dhe madje për asimilim etnik. Në konferencën konstituive të PD-së, në shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bënte pjesë edhe Genc Pollo, tentoi që ta merrte nën kontroll partinë, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anë të një manovre të sofistikuar, sipas së cilës në votimin e parë për kryetar nuk do të fitonte askush dhe në votimin e dytë do të fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi përgjysmë, pasi në votimin e parë Berisha mori vetëm 9 nga 10 vota që i duheshin në komisionin drejtues prej 19 anëtarësh. Por në vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nën kontroll partinë, kryesisht për shkak të kundërshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar që Berisha të zgjidhej kryetar me një shumësi votash të dalë nga votimi në kryesi, sipas statutit, por me një konsensus të grupeve rivale, çka e bënte pozitën e tij të cenueshme. Pas konferencës konstituive të shkurtit 1991 Pollo mbeti përsëri në një pozitë evazive, me një këmbë brenda lidershipit dhe me një këmbë jashtë, duke qenë se nuk u zgjodh në komisionin drejtues që ishte një lloj kryesie e partisë, por ruajti postin e zëdhënësit të partisë. Në zgjedhjet e para pluraliste, të 31 marsit 1991, Pollo ishte një nga tre kandidatët e PD-së për deputetë që humbën në qytetin e Tiranës, nga 19 vetë që PD kandidoi në qytetin e Tiranës. Kjo humbje, që duhet t’ i atribuohet mosbesimit të elektoratit të PD-së për të, si pinjoll i nomenklaturës, e dobësoi pozitën e Genc Pollos në PD. Në prag të Kuvendit I të PD-së, që u mbajt në shtator 1991, klani kundër Berishës në lidershipin e PD-së u riaktivizua duke planifikuar që të mbështeste kandidaturën e Neritan Cekës, për postin e kryetarit të partisë, në vend të Berishës. Neritan Ceka si drejtor i Institutit të Arkeologjisë vazhdonte që të ishte shefi i Genc Pollos, që vazhdonte të ishte punonjës i këtij Instituti. Kjo ishte një arsye shtesë për të cilën Pollo ishte praktikisht pjesë e stafit të Cekës, që punonte për zgjedhjen e këtij të fundit në postin e kryetarit të partisë. Kjo gjë sigurisht që e rriste distancën mes Pollos dhe Berishës. Me disfatën e Cekës në Kuvend, ku u konfirmua Berisha në postin e kryetarit të PD-së, u frenua dhe ngjitja e Pollos në hierarkinë e PD-së. Pollo u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues (homolog i Këshillit Kombëtar të tashëm) të PD-së, por jo anëtar i kryesisë të partisë. E megjithatë, Pollo vazhdoi të mbante postin e zëdhënësit të partisë. Duke mos qenë mes favoritëve të Berishës, Pollo nuk u fut në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes në kryesi, kjo e mbushi kupën e zemërimit të Pollos për Berishën, çka bëri që të rebelohet në shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishën për “Oksidentofobi”. Rasti që zgjodhi Genc Pollo për ta bërë këtë ishte sinjifikues pasi dëshmonte se ai kërkonte të fitonte kredit grek për ta përdorur në politikën shqiptare. Në shkurt 1991, në kulmin e debatit për ligjin e ri elektoral që ia ndalonte organizatës politiko-kulturore të minoritetit grek, “Omonia“-s, që të ishte një subjekt elektoral, edhe pse kjo gjë u bë me votat e përbashkëta të PS-së që kishte mazhorancën parlamentare dhe të PD-së, Genc Pollo e ndjeu të nevojshme të bënte një distancim në favor të Greqisë. Në një intervistë që i dha gazetës “Hapësirë” të Forumit Rinor të PD-së, në numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral që iu bë “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parë ndonjëherë që valët e oksidentofobisë që e kanë qendrën diku nga mesi i rreshtave të majtë të Kuvendit të përfshijnë edhe rreshtat e djathtë”. Është e qartë se kjo ishte një akuzë për kryetarin e PD-së Berisha, që në këtë rast kishte përgjegjësinë për dominimin e krahut “oksidentofob” në PD, përballë krahut oksidentofil, si kuintesencë e të cilit na dilnin përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa si zëdhënës i të cilit në këtë rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob që artikuloi Pollo, ishte ajo që kërkonte të induktonte Greqia në mendimin politik shqiptar dhe në kancelaritë perëndimore: Në Shqipëri Oksidentalizmi përfaqësohet nga progrekët, ndërsa oksidentofobia nga antigrekët. Duke qenë se në këtë aferë, si protagonist në debatin në parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur për proislamizëm, kjo u konvenonte grekëve dhe njerëzve të tyre në Shqipëri për t’ i dhënë paradigmës edhe ngjyrimin fetar aq të pëlqyer për ta, pra që minoriteti grek i fesë ortodokse në Shqipëri, që kërkonte të ushtronte të drejtat e veta, sipas modelit perëndimor, po persekutohej nga shqiptarët muslimanë oksidentofobë. Kështu, konflikti mes oksidentofobëve dhe oksidentofilëve në Shqipëri dilte si konflikt mes minoritarëve grekë dhe të krishterëve ortodoksë nga njëra anë dhe muslimanëve, në anën tjetër. Kështu ka tentuar ta paraqesë Greqia konfliktin politik në Shqipëri që nga ajo kohë dhe deri më sot dhe Pollo u bë zëdhënësi i parë në politikën shqiptare i kësaj paradigme politiko-kulturore, një veprim i denjë ky për të nipin e kapitenit të andartëve grekë. Pra, në këtë aferë, Pollo u bë drejtpërdrejt zëdhënës i Greqisë në politikën shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenë se ishte dhe zëdhënës i PD-së, sigurisht që u përdor nga grekët në kancelaritë ndërkombëtare. Në të vërtetë, e gjithë kjo çështje u montua nga Greqia, si një manovër me të cilën me një gur vrau dy zogj. Nga njëra anë ia arriti që ta ndërkombëtarizonte çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, si një çështje të dhunimit të të drejtave të njeriut, edhe në rrafsh politik, ndërsa në anën tjetër siguroi me krijimin e PBDNJ të drejtën e kandidimit në zgjedhje në të gjithë vendin, ndërsa “Omonia” e kishte të kufizuar vetëm në Dropull dhe Vurg.

Nesër vijon

Vendimi i qeverisë greke -nga Adrian dule (gazeta"Sot")

note: Nga te paktat komente pozitive nga shtypi shqiptar per dishtesine, artikulli i meposhtem parashikon nder te tjera krijimin e lobit shqiptar ne politiken greke


Fillimisht nga zoti Godo dhe më pas edhe nga një pjesë e opozitës, vendimi i qeverisë Greke për t’ju dhënë nënshtetësinë dhjetëra mijëra emigrantëve që kanë përfituar kartën homogjenis, apo që kanë vendqëndrim të rregullt mbi dhjetë vjet panvarësisht kombësisë, është parë e trajtuar si antikombëtar dhe antishqiptar me arsyetime vërtet për të ardhur keq. Zotit Godo nuk mund ti vësh faj pasi ka ngritur shumë çështje të drejta më parë për raportet Greqi – Shqipëri dhe këtë rast mund tja quash një gabim të vetëm i cili lidhet me moshën dhe mentalitetin e tij të vjetëruar të patriotizmit arkaik. Më e rënda është kur opozita e majtë pa u thelluar aspak në këtë vendim ose akoma më keq po të jetë thelluar dhe ta bëjë qëllimisht, fillon dhe bërtet duke arritur të kërkojë të prenoncohet edhe Këshilli i Sigurimit të OKB –së për këtë çështje, e një mori marrëzirash. Të ketë Zoti Godo patriotizëm arkaik i falet dhe madje i duhet vlerësuar, sepse e dimë të tërë që jemi një popull i vuajtur e i shqyer nga fqinjët e çdo fuqi e madhe që ka hyrë e dalë në shekuj në këto troje. Ai ka përjetuar shumë gjëra vetë personalisht nga e kaluara dhe sot natyrisht çdo veprim që bën Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e sheh me syrin e së kaluarës dhe dhëmb. Por të orientohet me patriotizëm arkaik opozita dhe të gjykojë veprimin e sotëm të fqinjëve nën këndvështrimin e së shkuarës, natyrisht që nuk është thjesht e pafalshme. Veprimet e opozitës me ndërkombëtarët, apo në tërësi të raporteve të Shqipërisë me jashtë kohët e fundit janë tepër regresive dhe opinioni i tyre për vendimin e qeverisë Greke duhet parë në këtë këndvështrim.
Në pamje të parë duket sikur po shpalosin atdhedashuri dhe patriotizëm me taban, për ti treguar këtij populli se sa dhëmbin për të dhe këtë tokë të zhuritur. Harrojnë që kur ishin tetë vjet në pushtet nuk bënë asgjë për çështjen çame dhe për shumë çështje të tjera që lidhen me shkollat dhe të drejtat e emigrantëve në Greqi si dhe të drejtat e minoritarëve në Shqipëri. Greqia ka shumë kusure dhe gabime ashtu siç kemi edhe ne një pjesë, por këtë rradhë vendimi i qeverisë Greke duhet përshëndetur sepse është një hap vërtet shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy popujve. Sipas këtij vendimi në një të ardhme të afërt qindra mijëra emigrantë që jetojnë në Greqi do të jenë nënshtetas Grek panvarësisht kombësisë dhe besimit të tyre fetar. Kjo do të thotë që po në një të ardhme të afërt të ketë edhe deputet me nënshtetësi Greke dhe Shqiptare në parlamentin Grek dhe në tërë administratën e këtij vëndi. Do të thotë që nuk do të ngelen në zyra emigracioni për të drejtat e tyre dhe të shkelen me këmbë nga pronarë të ndryshëm grek , apo të fshihen nëpër kanalet e buzë arave të fermerëve se mos i kapë policia. Mbi të gjitha do të kenë të drejtë të votojnë në të dy vendet dhe të japin verdiktin e tyre për klasat politike që udhëheqin. Shkurt një hap i madh edhe për futjen e Shqipërisë në familjen Europiane.
Për habi opozita shqiptare as nuk e mendon fare këtë dhe vihet në një linjë me atë pjesë të shovinizmit të egër në Greqi që është kundra këtij vendimi të qeverisë Greke. Bën sikur nuk e di apo nuk e di vërtet kjo opozitë e marrë, që në Greqi jetojnë dhe punojnë mbi 800.000 emigrantë Shqiptarë dhe se edhe rreth njëqind ca mijë që kanë përfituar kartat homogjenis më shumë se gjysma i kanë me kombësi shqiptare, pasi i kanë marrë nga burri ,gruaja apo një pjestar i familjes që ka pasur kombësinë greke? Të kesh kartën homogjenis nuk është detyrimisht e përcaktueshme të jesh minoritar, madje kjo është më se e vërtetueshme tepër thjeshtë. Në çdo kartë homogjenis shënohet edhe kombësia dhe në rast se burri e ka përfituar nga gruaja minoritare i shkruhet kombësia shqiptare, ndërsa së shoqes kombësia greke. Shkurt përfitimi më i madh në këtë rast nga ky vendim i qeverisë Greke nuk është shtimi i numrit të minoritarëve, por e drejta për tu bërë qytetar të BE – së e 800000 shqiptarëve që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës e për të ardhur çdo festë me mall për Shqipërinë. Nuk e kanë parë opozitarët e sotëm vargun me kilometra të këtyre njerëzve të drobitur që me fëmijë rrinin me ditë në dy anët e kufirit kur opozita ishte në pushtet dhe as lëviste gishtin për ti ndihmuar? Po të jenë nënshtetas të BE –së kjo nuk ndodh më, sepse procedurat e kalimit do të jenë pothuaj inekzistente dhe kjo më e pakta vuajtje që ju hiqet nga kurrizi aq shumë sa kanë në jetën e përditshme.
Për të krijuar celula të PS –së dhe LSI -së në Greqi Edi Rama dhe Ilir Meta shkojnë me vrap tek emigrantët e ju shesin brockulla me qëllim që familjarët e tyre në Shqipëri të votojnë për ta, por kur vjen puna që vërtet vjen një vendim në të mirë të tyre, ju kthejnë kurrizin në emër të patriotizmit të vjetëruar. Përvec kësaj luhet në një mënyrë të tillë aq sa nuk di kë të besosh. Xhufi dhe Brokaj që u zgjodhën deputetë me vendim të Ilir Metës dhe jo të zgjedhësve(ashtu si edhe postet e tyre të larta në parti) deklarojnë se po preket siguria kombëtare, kushtetuta dhe invazioni grek po arrin pikën më të lartë në 150 vjet. Ndërsa sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare të LSI –së E. Haxhinasto(diplomat dhe specialist në fushën e tij) e sheh si një hap të rëndësishëm për emigrantët këtë vendim. Kësaj i thonë që mishi të piqet dhe helli të mos digjet dhe ta kthejmë kur të duam sit ë na shkojë më për mbarë. E shkuara asnjëherë nuk duhet harruar por jo të bëhet aq regresive sa të tërheqë pas të tashmen dhe të ardhmen e një populli të tërë dhe këtë mesazh e jep më së miri Haxhinasto, por që nuk ka vlerë kur “kokat” e LSI –së deklarojnë mllefe patriotiko – arkaike.
Do të ishte më se normale që opozita jo vetëm të përshëndeste vendimin e qeverisë Greke, por ti bënte thirrje edhe qeverisë Italiane që të ndiqte shembullin e qeverisë Greke, pasi edhe atje janë me qindra mijëra emigrantët që kalojnë vështirësi pa fund dhe kanë mbi dhjetë vjet që jetojnë e punojnë me ndershmëri. Madje do të ishte tepër normale që ti bënin thirrje edhe qeverisë Shqiptare edhe Presidentit që edhe arvanitët në Greqi të kishin mundësi të merrnin nënshtetësinë Shqiptare , pra dy nënshtetësinë. Sic thashë edhe më lart nuk është rasti i vetëm që opozita nën siglën e koalicionit të majtë mban qëndrime të mbrapshta në raportet e Shqipërisë me fqinjët dhe ndërkombëtarët. Që dëshira për të rimarë pushtetin është kthyer në makutëri për ta kjo është e dukshme, por jo të arrijnë deri aty sa të shkelin mbi shpatullat e popullit të tërë dhe të ardhmes së tij. Kushdo e di që në rast se ky vendim i qeverisë Greke do të ishte marrë në kohën kur kjo opozitë ishte në pushtet do fillonin të bërtisnin me të madhe që ishte meritë e tyre kjo arritje, ndërsa sot nxjerrin kleçka të shëmtuara që dëmtojnë një Shqipëri të tërë. Nuk pranojnë asnjë arritje të Shqipërisë dhe vlerësim të ndërkombëtarëve, nuk pranojnë asnjë konsensus për probleme madhore që kanë të bëjnë me imazhin tonë si vend.
Tek çdo gjë shohin të kundërtën, aq sa ju kundërvihen edhe ndërkombëtarëve kur ata me përgjegjshmëri të lartë mundohen të ndihmojnë.Jo vetëm kaq, por ajo që tashmë këto kohë ka dalë dukshëm, thekshëm dhe turpshëm është edhe fushata në hije që kanë ngritur kundra Ismail Kadaresë. Një fjalë e tij për Paskal Milon dhe nderin që ai i bëri figurës së ish diktatorit, shtrëngoi rradhët e zeza të kësaj opozite regresiste dhe filluan të hakmerren kundra tij paturpësisht. Është për këdo e qartë që tashmë lufta kundër Kadaresë ka për prapavijë kokat( jo antarësinë) e opozitës dhe koalicionin e majtë që ju prek figura e ish diktatorit më të egër të bllokut komunist. E tërë ajo pjesë e medias së shkruar dhe vizive që dihet prej kujtdo që manipulohet prej tyre është rreshtuar në këtë barrikadë anti Kadare, që arrin deri aty sa të mos merret pothuaj fare me reçencën vdekjeprurëse të Diana Culit. Kadareja ka mëkatet e tij, por askush nuk doli dhe të vërë në raport të këqijat dhe të mirat që ai i ka sjellë dhe po i sjell këtij kombit me veprat e tij. Përkundrazi edhe në rast se lexuesit në botë respektojnë dhe vlerësojnë Shqipërinë nëpërmjet leximit të veprës së tij, opozita shqiptare e sotme me Edi Ramën në krye e telendisin Kadarenë dhe ju thonë lexuesve ndërkombëtarë që Shqipëria është një vend që nuk mund të pjellë artistë e shkrimtarë të mëdhenj, por vetëm klandestinë dhe kriminelë. Kur edhe Kadarenë e godasin për hir të festimit të konferencës së Pezës dhe nderimit të ish diktatorit, mendoni se çmund ti bëjnë emigrantëve të thjeshtë dhe shqiptarëve në tërësi. Si kjo opozitë e sotme nuk ka pasur kurrë Shqipëria, që të punojë kaq shumë për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë në botë. Uroj të kenë mbetur njerëz me mend në të majtën shqiptare për tja ndalur turravrapin regresist Edi Ramës dhe koalicionit të tij që vetëm i majtë dhe socialist nuk është me mënyrën se si po vepron. Nuk është kjo e majta, nuk është kjo PS –ja e cila i ka treguar shpesh vlerat e saj si forcë progresiste dhe padyshim do të dijë të heqë nga qafa këtë “Ramametamilogjinushizim neritantesk” që po i bëhet të majtës këto kohë.

KERCENIMI BERISHA DHE BALLKANI

Nga Stavri Marko

Në një konferencë shtypi përpara dy ditësh, kryeministri shqiptar Berisha, dha një deklaratë “Bombë” të shoqëruar me disa të tilla rresht. Ai përpara gazetarëve brenda në selinë e tij, deklaroi se “në se Kosova do të ndahet dhe nuk do të fitojë pavarësinë, atëherë ballkani mund të shndërohet në një kaos i cili mund të ishte më i rëndi gjatë gjithë historisë ballkanike”. Po ashtu Berisha deklaroi se “në balkan po kërkohen të formohen shtete etnike dhe se ne jemi kategorikisht kundra”. Cfar mund të ketë ndodhur vallë?
Në se Tirana po ngre zërin për një skenar për ndarje të Kosovës, ajo njëkohësisht po përgatit njohjen e pavarësisë së Kosovës, në se kjo do të bëhet nga verdikti kosovar brenda një afati deri më 21 janar të 2007-tës. Intesifikimi i Tiranës në raport me ngjarjet në Prishtinë, kanë disa argumentë të besueshëm për të analizuar fjalët e kryeministrit shqiptar. Një javë përpara Prishtinën e vizitoi një delegacion i Politikës së Jashtme të Parlamentrit te Tiranes, në të cilën ata i deklaruan presidentit të Kosovës Sejdiu, se “Tirana do të njohe e para pavarësinë e Kosovës”. Por ngjarjet po eskalojnë me një trysni ndërkombëtare në Kosovë, përderisa Kosovën e kanë vizituar kohët e fundit zyrtarëv të lartë të NATO-s përfshi edhe gjeneralin Xhonson.
Në krahasim me deklaratën e parlamentarëve të Tiranës për njohje zyrtare të Kosovës pas “indipendencës”, deklarata e fundit e Berishës, hap një prej cështjeve më serioze të mbetura “nën hije” në opinionin shqiptar, pasi këta të fundit kanë qënë të zhytur në debatet e politikës së brëndëshme të përhershme si “cështja Sollaku”, “Cështja Kadare”, “Cështja e dyshtetësisë”, “Cështja e certifikatave”, Cështja e Xhuvelit” apo dhe të tjera me radhë, në të cilën klane të brëndëshme ekonomike dhe politike e dirigjojnë shtypin shqiptar për të njohur vetëm “çorapet e grisura të pensionistëve”. Kjo e vërtetoi edhe një ditë pas deklaratës së Berishë, ku nga monitorimi i shtypit të përditshëm, vetëm një pjesë e vogël e medias u fokusua në seriozitetin që e pret Tiranën në të ardhmen. Atëherë na ngelet të pyesim veten tonë: A jemi në kohë të mësojmë se cfarë bëhet në të vërtetë në rajon dhe cfarë vendime të rëndësishme duhet të marin ata që ne u kemi dhënë votën për të na qeverisur?
Unë me këtë rast kërcënimin Berisha do ta argumentoja si më poshtë. Gazetat e huaja u fokusuan në një vizitë që Shefi i SHIK i Tiranës zhvilloi takime në Viginia të SHBA-së me CIA-n dhe DIA-n, të cilët sigurisht kanë rëndësinë e vetë nga pikëpamja institucionale. Vizita u konsiderua e rëndëishme së paku nga këndvështrimi i shtypit grek. Në Tiranë, eksponentë të politikës në Kosovë, po deklarojnë hapur se Kosova mund edhe të ketë skenarë ndarje dhe për këtë duket e padrejtë që popullsia kosovare e cila sipas deklaratës së Berishës përbën 90% e popullsisë!!! Analistet gjeopolitike kanë një të drejtë: shqiptarët e kosovës, janë të mbingarkuar psikologjikisht për pavarësinë, dhe sipas tyre është e vështirë ti mashtrosh. Prandaj Për këtë faktor, nuk dihet si të tregohen të kujdeshshëm për pavarësinë. Cdo vendim tjetër, ata i quan "viktimë" të pazareve në kuriz të "drejtësisë që ata presin", prandaj cdo rrebelim për pavarësinë në kosovë, ka një justifikim moral ndaj perëndimit. Pra nuk dihet se cili do të jetë roli i Tiranës në zhvillimet në Kosovë dhe në përgjithësi në ballkan, kur na duhet të kujtojmë se në Mars të këtij viti Besnik Mustafaj deklaroi thuajse të njëjtin gjë, “një ndarje e Kosovës Tirana nuk garanton kufijtë në Balkan”.
Pra përfshirja e Tiranës në krizën Kosovare, me siguri do të na sjellë të papritura për gjithë Ballkanin. Kërcënimi I Berishës do të thotë që Tirana do të shndërohet nga “aktor në faktor” për përcaktimin e fateve të Ballkanit.
Dhe këto deklarata bëhen kur NATO ka në plan veprimi të reagimit të shpejtë për disa vende të Ballkanit duke futur edhe Shqipërinë (problemet e sigurisë,
kontrollit të kufijve dhe terrorizmit), kur Shkupi është bllokuar nga Athina për tu anëtarësuar në NATO dhe BE pasi nuk është gjetur një emër për republikën ish jugosllave, kur vetë Shkupi ashtu si dhe Tirana ka azgjësuar armët e rënda nën vëzhgimin e ekspertëve të NATO-s, kur Brukseli vendosi të dërgojë trupa shtesë në Bonje dhe kur Prishtina është riforcuar me ushtarë të KFOR kryesisht ata amerikanë. Kjo situatë e mbingarkuar në Ballkan, ka si protagonistë indipendencën e Kosovës, nga njëra anë referendumi serb nuk e lejon shkëputjen e saj nga Serbia dhe nga ana tjetër, kërcënimi për një referendum plebishitar për indipendencë në Prishtinë nga populli shqiptar i Kosovës, gjatë periudhës deri në fund të Janarit 2007, megjithë presionet e Brukselit dhe grupit të kontaktit për të mos shkuar në asnjë mënyrë në vendimarje nga ana e prishtinës.
Por gazeta amerikane “Washington Post” e cila është afër republikanëve, edhe një herë rikujton qëndrimin amerikan se “Kosova do të fitojë pavarësinë nga
Beogradi”, menjëherë pasi ish republikat ruse, po kalojnë një situatë kritike duke u shfaqur referendumet për shkëputje dhe afrim e Rusinë. E thënë kështu, Kosova gjendet në pikën e saj më kritike që pas vitit 1999, për të patur mundësinë për pavarësinë, ndërkohë që sipas Berishës kërkohet edhe ndarja e saj. Në se Kosova ka qënë më afër se ndonjë kohë tjetër pavarësisë, kjo është në dyshim edhe si pasojë e disa veprimeve intensive diplomatike të Beogradit për të penguar me cdo kusht atë. Kështu lidhjet e Beogradit drejtë përdrejtë me Tel Avivin duke forcuar bashkëpunimin në marveshjen e aritur dy muaj më parë kryesisht në fushat tregtare, të cojnë edhe në ndihmën e një lobingu ebre në amerikë që të ndikonte në Ëashington vecanërisht tek demokratët që fituan kongresin dhe senatin, për të kthyer këtë fushatë ndaj Kosovës së Pavarur, por edhe pse analistët serbë në amerikë dhe europë kanë intensifikuar shumë propagandën kundër shqiptareve të kosovës, duke i etiketuar ata si islamikë dhe antisemitistë, në një kohë që lobi ebre kishte qënë suportuesi më i madh i cështjes së Kosovës më 1999 ndaj makinës së Milosevic.
Kështu, duke pritur Janarin e 2007, ndoshta do të na duhet të themi se presim “Dimrin e Madh” jo atë të Kadaresë, plot trillime dhe hipokrizira të diktaturës
komuniste, por të shikojmë në realitet se cili do të jetë skenari që presin për statusin e Kosovës, atë që propagandohet si pavarësi e kushtëzuar, atë që kërkojnë shqiptarët indipendencë, atë që kërkojnë serbët mos shkëputje, apo të besojmë fjalët e Berishës, që diskutohet për ndarje dhe kaos në Ballkan. Dhe duke pritur përherë na duhet të kujtojmë sërisëh: Kë Ballkan të besojmë, atë në realitet, ku bashkëjetesa mes entive është shndëruar një farsë dhe hipokrizi si në Bosnje, në Maqedoni, në Kosovë dhe masandej do të themi: Po, ka të drejtë Berisha, po shkojmë drejt ndarjes së shteteve etnike. Atëherë cfar presim të ndodhë në Ballkan???

Wednesday, November 15, 2006

Kadare dhe shpjegimi i tij semplist per musilmanizimin e shqiptareve

“Shqiptarët donin armë, prandaj u bënë myslimanë” ka deklaruar I. Kadare

“Disa të tjerë vendosën: Lë armën, mbaj kryqin” (Lexo ne shekulli intervisten e Kadarese ne Kosove)

Ky perfytyrim i I. Kadare gjen pergenjeshtrim ne Mirdite dhe ne Himare.
Himarjotet mbajten dhe kryqin dhe armet.

Manifesti i Myftaraj kunder dyshtetesise se emigranteve shqiptare ne Greqi

note: Analiza e Myftaraj bazohet ne interpretim te reme dhe shtremberim te fakteve. Sipas tij emigrantet shqiptare ne Greqi nuk duhet te marrin shtetesise greke, qe dmth femijet e emigranteve te vazhdojne te jene diskriminuar ne nje pakete te drejtash, si pjesemarrja ne administraten greke, zenia e vende te punes sipas kualifikimit shkencor qe femijet e emigranteve po e rrisin cdo dite, lehtesite ekonomike qe mund te kene grupe ekonomikisht te dobeta te emigranteve, arsimin ne shkollat e larta ne nje numur me te madh se sa sot dhe me lehtesi ekonomike (ushqim falas dhe konvikte falas), rritja e inisiatives private per te hapur hapur bisnese (qe edhe tani nuk jane te pakta)dhe jo vetem ne greqi sipas te drejtes qe ka cdo qytetar i "europes se bashkuar", pjesemarrja ne votime per te gjykuar edhe ata si ne zgjedhjet vendore ashtu dhe parlamentare perderi sa jetojne dhe pesojne nga cdo ndryshim i mundshem ekonomik ne Greqi.
Aje qe desheron z. Myftaraj eshte qe keta emigrante shtetas shqiptare te mos i kene keto te drejta ne Greqi, ose e kunderta, ti kene keto ne Greqi por ti humbin ne vendin e tyre. Ndonse ne kete mase emigrantesh te shtetasve shqiptare ekgzistojne investuesit potenciale ne Shqiperi ne nje kohe qe po aplikohet "1 eyro per m katror", Myftaraj desheron ta perjashtoje kete mase nga kjo mundesi bisnesi ne Shqiperi.Vete greqia i ka hapur rruge bisnesit te emigranteve shqiptare ne greqi, Myftaraj deshereon ju a mbylle ketyre shtasve shqiptare ne Shqiperi. Ekonomia e tregut te lire per te eshte nje shpikje mjaft "djallezore". Ajo tenence e globalizmit qe po ndjek gjithe bota, ne kete rrajon komentohet nga Myftaraj si "pushtim i Shqiperise"
Pefytyrimet Myftariste bazohen ne nje konceptim si ai i luftes se ftohte. Ai me sa duket "nuk e di" se Konventa europiane e pranon kete mundesi te dyshtesise pikerisht per te rritur lirine e njerezve dhe jo per ta kufizuar ate, Myftaraj "nuk e di" me sa duket se Shqiperia e ka neneshkruar kete konvente.
Gjithashtu fabrika e tij e deformimeve eshte e lidhur me te ashtuquajturin "detyrim per tu paraqitur si vorioepirote edhe ata qe s'jane dhe per ti konvertuar shqiptaret musilmne ne te krishtere". Ne te vertete aparati administrativ i policise po ben nje pune te madhe kerkimore pikerisht per te zbuluar ata shqiptare qe duan ta paraqesin veten si vorioepirote. Kurse konvertimi ne fe te krishtere konceptohet krejt gabim nga z. Myftaraj. Pergjithesisht ndodh kalimi nga pozita ateiste e kultivuar ne socializem, ne perqafimin e fese orthodokse qe ka qene dhe feja e te pareve tane (kete te fundit e ka theksuar dhe Ismail Kdare) dhe eshte feja e shumices absolute te Komunitetit Europian sot.
Pra modeli Myftarian i kundervihet modelit te sotem europian si dhe konceptit amerika n per te drejtat qe duhet te kene keta 300 000 mije emigrante qe cinikisht Myftaraj i quan si "ushtare" te rekrutuar nga greqia. As me pak e as me shume ashtu sic quheshin dhe ne monizem "tradhetare te atdheut.
Nuk pretendohet me kete shenim per nje kritike rrenjesore te modelit Myftarian, ate do ta gjeni tek S. Marko (jane disa artikuj ne blogger te himara.eu).


Dyshtetësia, pikënisja e planit grek “Mihalis” që grekët të fitojnë statusin e kombit
shtetformues
Nga Kastriot Myftaraj - Vendimi i qeverisë greke, i publikuar në 8 nëntor 2006, për t’ u dhënë në mënyrë masive shtetësinë greke shtetasve shqiptarë të cilët do të deklarojnë para autoriteteve greke se kanë nacionalitet grek , është praktikisht ekuivalenti i mësymjes në Lumin Zaharia, që ndërmori ushtria greke në territorin e Turqisë së sotme gjatë Luftës Greko-turke të viteve 1919-1922, kur grekët, të cilëve aleatët u dhanë një pjesë të bregdetit lindor të Egjeut, duke pasur lakmi për shumë më tepër, nisën në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellës i të Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke humbur dhe atë që patën fituar.
Greqia në Shqipëri ka nisur “mësymjen në Lumin Zaharia”. Vendimi i fundit i qeverisë greke është shkallëzimi i zbatimit të atij që në Athinë quhet konfidencialisht plani “Mihalis”, sipas emrit të despotit të Epirit që okupoi Shqipërinë në shekullin XIII, plan sipas të cilit Greqia duhet të realizojë aspiratat e veta historike në Shqipëri minimalisht duke fituar grekët në Shqipëri statusin e kombit shtetformues si shqiptarët në Maqedoni dhe maksimalisht duke aneksuar Greqia territoret e pretenduara
shqiptare.

Me këtë vendim Greqia ka filluar atë që ajo e koncepton si beteja finale për Vorio-Epirin, ndërsa shtetasit e dyfishtë do të jenë armata greke e kësaj lufte. Greqia praktikisht po kërkon ta okupojë Shqipëri në me atë që është një armatë e përbërë nga “ushtarë”-nënshtetas të dyfishtë greko-shqiptarë. Vendimi i fundit i qeverisë greke mund të konsiderohet si vendimi për rekrutimin e kësaj armate. Sipas të dhënave zyrtare greke kjo armatë aktualisht ka 200 mijë “ushtarë”, por Greqia parashikon t’ i dy-tre-katër fishojë ata.

Sipas gazetës ditore të Athinës “Ekathimerini” të datës 8 nëntor 2006, që i referohet Ministrisë së Brendshme të Greqisë, përveç këtyre 200 mijë vetëve që pritet të fitojnë shtetësinë greke, oferta është e hapur edhe për shtetas shqiptarë të tjerë që do të aplikojnë për kartën e identitetit (pra të deklarohen si grekë vorio-epirotë), çka u mundëson që të fitojnë nënshtetësinë greke. Pra, fjala nuk është thjesht për dhënie shtetësie, duke ruajtur nacionalitetin, por për ndryshim nacionaliteti si parakusht për të aplikuar për marrjen e shtetësisë greke nga ana e shtetasve shqiptarë. Siç shihet mbetet e hapur mundësia që të dy-trekatërfishohet
etj., efektivi i kësaj armate, duke qenë se shumë shtetas shqiptarë me nacionalitet shqiptar do të joshen që për shkak të varfërisë të deklarohen sikur kanë nacionalitet grek. Sipas mënyrës se si është konceptuar ky vendim i qeverisë greke, çdo shtetas shqiptar me nacionalitet shqiptar, pavarësisht nëse është emigrant në Greqi, ose banon në Shqipëri, mjaft që të deklarojë se ka nacionalitetin grek dhe të fitojë kartën e homogjenit, çka pastaj i mundëson që të aplikojë për të fituar
nënshtetësinë greke. Dhe ajo që nuk thuhet por zbatohet në praktikë, është se kërkohet si kusht dhe marrja e fesë ortodokse nga ana e joortodoksëve.

Se çfarë planesh ka Greqia në të ardhmen kuptohet nga një deklaratë e ministrit të brendshëm grek Pavlopoulos. Sipas agjencisë grek të lajmeve ANA, në 8 nëntor 2006, Ministri i Brendshëm grek Prokopis Pavlopoulos duke iu përgjigjur një pyetjeje për shkaqet e vonesës së zgjidhjes së kësaj çështjeje të hershme, të dhënies së nënshtetësisë të së ashtuquajturve vorio-epirotë, u shpreh se kjo vonesë kishte ndodhur për shkak të mungesës së garancive nga Shqipëria në lidhje me të
drejtat e pronësisë dhe të drejtat politike të atyre që me pëlqimin e tyre do të deklarohen si grekë etnikë në Shqipëri, në rast të akordimit të shtetësisë së dyfishtë.

Pra, Greqia ka dashur që të marrë garanci nga shteti shqiptar, së pari që “ushtarët” e armatës greke, shumë nga të cilët gjatë këtyre 15 viteve, me ndihmën e Greqisë kanë zënë pozita kyçe në ekonominë shqiptare, duke pasur biznese të të gjitha llojeve, si dhe duke blerë në mënyrë abuzive shumë pasuri të patundshme, mos të ndëshkohen nga shteti shqiptar, pasi kjo “armatë” greke të shfaqet në hapësirën e shoqërisë shqiptare, duke u privuar nga privilegjet që kanë në biznese dhe duke u
privuar nga pronat e patundshme që kanë vënë në mënyrë abuzive. Së dyti, Greqia, sipas fjalëve të mësipërme të ministrit grek, kërkon të marrë garanci nga shteti shqiptar që ky mos ta eliminojë si forcë në politikën shqiptare këtë “armatë” greke të shtetasve të dyfishtë, por me nacionalitet të vetëm grek. Se Greqia kërkon që “armatën” greke të shtetasve të dyfishtë, por me nacionalitet të vetëm grek ta desantojë si forcë diversive për të ndryshuar gjendjen e tashme të shtetit shqiptar. Greqia kërkon të sigurohet paraprakisht se shteti shqiptar nuk do të reagojë duke u hequr shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve shqiptarë me nacionalitet shqiptar që do të lëshojnë nacionalitetin shqiptar për të marrë atë grek. Synimi i fundit i Greqisë është që këtë “armatë” të “ushtarëve” me shtetësi të dyfishtë ta përdorë si kartë për të fituar grekët në Shqipëri statusin e kombit të dytë shtetformues, ashtu siç e kanë shqiptarët në Maqedoni, ose ta përdorë në një referendum secesionist vorioepirot që do të ndante shtetin shqiptar.

Greqia është duke i bërë këto gjëra pikërisht në kohën që në Ballkan dhe më gjerë është hapur loja e magje gjeopolitike që mund të çojë deri në ndryshimin e kufijve, kur nga Moldova në Kaukaz janë planifikuar dhe po zhvillohen referendume
secesioniste të popullsive ruse në disa republika ish-sovjetike që tashmë janë shtete të pavarura si Moldova, ose njësi autonome të shteteve si Abkhazia dhe Osetia, si dhe kur në Kosovë pritet të ketë zhvillime që Greqia kërkon t’ i eksploitojë për analogji në çështjen që ajo e quan të Vorio-Epirit-. Greqia kërkon që të përfitojë minimalisht për ta bërë Shqipërinë një shtet dykombësh me greqishten gjuhë të dytë zyrtare dhe me flamurin grek që ngrihet krahas atij shqiptar etj., dhe maksimalisht për aneksuar një pjesë sa më të madhe të territorit shqiptar. Se ç’ u mbetet grekëve që të kërkojnë tjetër pasi të kenë siguruar në letër një milion ose edhe më tepër vorio-epirotë në Shqipëri, veç që të kërkojnë që grekët të marrin në Shqipëri statusin e kombit
shtetformues, çka ata e shohin si premisë për shpërbërjen e shtetit shqiptar?

Por, ku është për Greqinë në Shqipëri “Lumi Zaharia” deri tek i cili Greqia synon që ta çojë kufirin verior grek në rast të zbatimit të skenarit maksimalist që është qëllimi final grek? Këtë nuk është e vështirë ta kuptosh. Në planet greke “lumi Zaharia” në Shqipëri është me gjasë Lumi Erzen. Greqia ka siguruar që në vitin 2003 të drejtën për të pasur një bazë ushtarake në Bisht-Pallë, në veri të Durrësit, pranë grykëderdhjes së Lumit Erzen. Nuk mundet mos të konstatohet se kjo bazë gjendet në
atë pikë ku është përfolur se sipas marrëveshjeve të reja greko-serbe kalon vija e re e ndarjes së territorit të Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë. Sigurisht që këto gjëra sot thuhen në të ashtuquajturin shtyp ekstremist të dy vendeve, por koha ka
treguar, me hapjen e arkivave, se ato që thuheshin në shtypin ekstremist haptas, ishin të njëjta me ato që thuheshin në mënyrë sekrete nga kancelaritë e dy vendeve. Kjo bazë ushtarake është avanposti i një ndërhyrjeje ushtarake greke në Shqipëri. Se pasi të deklarohen kaq shumë “homogjenë”, që njëherësh deklarohen dhe si të krishterë ortodoksë, nuk është e vështirë të imagjinohet se Greqia do të shpikë keqtrajtimin e tyre nga shqiptarët muslimanë dhe të futë ushtrinë masivisht për t’ i mbrojtur, pasi e ka shenjuar paraprakisht pikën maksimale të pretendimeve të veta.

Me vendimin e fundit të qeverisë greke konflikti në marrëdhëniet greko-shqiptare është shndërruar në atë që në teorinë e lojërave quhet “zero-sum game”. Sot, politologët zbatojnë në studimin e politikës atë që në matematikë njihet si “Teoria e
lojërave”. Sipas kësaj teorie, lojërat janë dy llojesh: zero-sum game dhe non-zero-sum game. Lojërat e llojit të parë (zerosum game) janë ato lojëra që janë krejt kompetitive dhe ku lojtarët kanë interesa krejt konfliktuale. Në këto lojëra, luhet vetëm për fitore me çdo kusht dhe humbja është e papranueshme. Ndërsa lojërat e llojit të dytë (non-zero-sum game) janë lojëra ku të dy lojtarët kanë interesa të kundërta dhe të përbashkta. Këto nuk janë lojëra krejt kompetitive dhe këtu të dy lojtarët nuk luajnë për fitore me çdo kusht.

Në zero-sum game negocimi mes palëve është i parëndësishëm sepse atje nuk ka mundësi që lojtarët të bashkëpunojnë për shkak të interesave të kundërta. Ndërsa në non-zero-sum game negocimi mes palëve i vendosur mbi bazën e interesave të përbashkta shpesh influencon rezultatin e lojës. Në lojërat e llojit të parë, lojtarët nuk bëjnë kompromise të dyanëshme dhe këto lojëra quhen jokooperative, ndërsa në lojërat e llojit të dytë lojtarët bëjnë kompromise të dyanëshme dhe këto lojëra quhen kooperative.
Marrëdhëniet midis shteteve që kanë konflikte, siç është rasti i Greqisë me Shqipërinë, mund të jenë një non-zero-sum game, kur asnjëra palë nuk kërkon të marrë gjithçka që është në lojë. Në këtë rast, edhe pse të vendet kanë interesa të kundërta, secila palë kërkon të mbrojë interesat e veta nacionale, ekonomike, etnike etj., por kanë dhe interesa të përbashkta- të dy palët duan që të shmangin shkallëzimin e konfliktit që do të kishte edhe implikimet e të tretëve dhe mund të përfundonte deri në luftë. Prandaj të dy palët arrijnë në kompromise të cilave u përmbahen. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë që nga viti 1991 janë zhvilluar si një non-zero sum game, ku kompromiset janë bërë me lëshime të njëanëshme nga pala shqiptare, e cila i ka bërë lëshime Greqisë në gjithçka që kjo ka kërkuar për zhvillimin e interesave greke në Shqipëri, kryesisht në rrafsh ekonomik, fetar, por edhe ushtarak. Shqipëria është nxitur edhe nga aleati i saj SHBA-të që t’ i bëjë koncesione Greqisë, me arsyetimin që të shmanget shkallëzimi i konfliktit të cilin e kërkon Greqia dhe që do të dëmtonte strategjinë amerikane në Ballkan që konsistonte në moszhvillimin e dy konflikteve në të njëjtën kohë.

Por, tashmë dinamika e zhvillimit të aksionit nacionalist grek vis-à-vis Shqipërisë i shndërroi marrëdhëniet shqiptarogreke në një konflikt të llojit zero-sum-game. Realizimi i projektit grek për dyshtetësinë e vorio-epirotëve çon në zhdukjen e
kombit dhe tekefundit të shtetit shqiptar. Me vendimin e fundit Greqia tregon se nuk është më e interesuar për frenimin e konfliktit në marrëdhëniet mes dy vendeve por për shkallëzimin e konfliktit.

Në Teorinë e Lojërave ekziston ai që njihet si “Nash solution” (Zgjidhja “Nash”), që bazohet në balancën e kërcënimeve.Sipas këtij koncepti, të dy palët do të jenë të kërcënuara në rast se nuk do të shkohej deri tek një marrëveshje. Një shembull të
gjetjes të “Nash solution” në marrëdhëniet ndërkombëtare e patëm gjatë periudhës së “Luftës së Ftohtë”, kur ekzistonte rreziku i luftës së përgjithshme bërthamore quhej si “ekuilibri i frikës” i ardhur nga “shkatërrimi i sigurt i ndërsjellë”. Sipas këtij koncepti, asnjëra nga superfuqitë, ose fuqitë bërthamore, aleate të tyre, nuk guxonte që t’ i përdorte armët bërthamore, pasi kjo do të çonte në përdorimin masiv të tyre, çka do të shkaktonte shkatërrimin e sigurt të të gjitha palëve të involvuara.

A mund të arrihet në marrëdhëniet shqiptaro-greke deri tek “Nash solution”? Greqia mendon se nuk ka arsye pse të arrijë deri këtu, pasi në kalkulimin e saj të rreziqeve që i vijnë në lojën që ka filluar në Shqipëri, rreziku që i vjen nga pala shqiptare,
duke konsideruar fuqinë e kësaj të fundit, është minimal. Por çdo shtet, sado i dobët qoftë në raport me kundërshtarin, po kështu edhe Shqipëria në raport me Greqinë, kur loja bëhet një zero-sum game është e detyruar të rezistojë. Dhe tashmë që Greqia filloi betejën finale për Vorio-Epirin amerikanët kanë detyrimin që t’ i inkurajojnë shtetarët shqiptarë që t’ i rezistojnë mësymjes greke. Greqia është sot virtualisht pjesë e një fronti antiamerikan që fillon nga Korea e Veriut, për të vazhduar në
Iran, Kaukaz, Siri, Serbi, Venezuelë, duke pasur si mbështetje dhe rrjetet terroriste në Afganistan, Irak, Palestinë, Liban dhe që, në një mënyrë ose në një tjetër, ka praktikisht mbështetjen realpolitike të Kinës, Rusisë dhe Francës. Si rezultat i
veprimit të këtij fronti antiamerikan, Greqia kalkulon që të përfitojë nga një largim i mundshëm i SHBA-ve nga Ballkani, gjë të cilën ajo e stimulon në Shqipëri, për ta sunduar Shqipërinë në aleancë me Serbinë.
Me ndihmën amerikane mund të krijohet nga pala shqiptare një balancë kërcënimesh në sajë të së cilës mund të arrihet deri tek “Nesh solution”. Dhe nëse Greqia do të riskojë atëherë duhet pritur që loja që ajo ka nisur në Ballkan, ta çojë në konflikt
që mund të shkallëzohet deri në luftë, deri edhe me vende si Turqia, pasi Greqia kërkon të përfitojë nga situatat e vështira që pritet të kalojë Turqia për t’ i shkëputur këtij vendi territoret që i ka aspiruar historikisht.

Ne shqiptarët nuk kemi fuqi ta ndalim të vetëm mësymjen greke, por amerikanët që kanë interesa në hapësirën shqiptare do të gjejnë këtu dëshminë se grekët nuk duan që të mbrojnë në Shqipëri interesat e minoritetit grek, siç pretendojnë, por të kolonizojnë dhe në perspektivë aneksojnë Shqipërinë. Tashmë u mor vesh, Greqia dhe grekët nuk kërkokan përmbushjen e lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve europiane, që sipas tyre u qenkan mohuar nga shqiptarët, por kërkokan që të sundojnë politikisht gjithë Republikën e Shqipërisë, duke e shndrruar atë në “Vorio-Epirin“ e Madh. Prandaj duhet që shteti shqiptar ta bëjë të qartë se të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që do të marrin shtetësinë greke do t’ u hiqet shtetësia shqiptare në mënyrë që ata të neutralizohen si instrument politik i Greqisë në Shqipëri.

Një premisë e zbatimit të “Nash solution“ në Shqipëri është që ata që mendojnë të bëhen instrument i lojës nacionaliste greke ta kenë të qartë se çfarë rrezikojnë. Një miku im shqiptaro-amerikan më ka treguar një ndodhi me studiuesin e famshëm
amerikan Samuel Huntington. Miku im më tregoi se vitin e kaluar pati rastin ta takonte Huntingtonin në një pritje ku ishte i ftuar. Atje një nga të ftuarit i tha Huntingtonit se a nuk i dukej se e kishte ekzagjeruar shume kur në librin e vet “Kush jemi ne?” (2004), paralajmëron futjen e SHBA-ve në një konflikt të ngjashëm me atë në Bosnje-Herzegovinë për shkak të potencimit konfliktual të identitetit të hispanikëve të SHBA-ve, në raport me amerikanët protestantë dhe të shenjave secesioniste promeksikane të komunitetit hispanik, dhe se mos ndoshta kishin të drejtë ata që e akuzonin Huntingtonin se kishte nxitur konfliktin ndërfetar dhe ndëretnik në SHBA-të.

Samuel Huntington iu përgjegj kësaj vërejtjeje se ndoshta vlerën më të madhe të librit të vet ai e shikonte në atë se i tregonte elitës hispanike në SHBa-të dhe intelektualëve hispanikë perspektivën që e priste vendin në rast se ata vazhdonin
ta drejtonin komunitetin e tyre në këtë rrugë të rrezikshme dhe nuk pranonin të asimiloheshin në komunitetin anglofon amerikan, çka do të sjellë reagimin e radikalëve të palës tjetër në emër të mbrojtjes së SHBa-ve. Pas këtij libri përfundoi z. Huntington, ata (intelektualët hispanikë) nuk mund të shfajësohen nesër duke thënë se nuk e parashikuan se çfarë do të ndodhte. Pra, në njëfarë mënyrë Huntington e pati konceptuar librin e vet si një ftesë për hispanikët e SHBA-ve për të arritur
në një “Nash solution“.

Pasi miku im përfundoi së treguari këtë histori, unë i thashë se me të njëjtin motiv si Huntington, edhe unë kisha botuar dy libra “Nacional-islamizmi shqiptar“ dhe “Kalvari i gjysëhanës“ për t’ u treguar intelektualëve të asaj pjese të popullsisë së
Shqipërisë që është më e hapur ndaj aksionit asimilues të Greqisë, në sajë të disa konflikteve të trashëguara të hapësirës shqiptare, si dhe asaj pjese të popullsisë që flirton me botën islamike, se çfarë perspektive do të krijohej në rast se ata
vazhdonin të bënin lojën greke dhe konflikti shkallëzohej rrezikshëm. Ashtu si hispanikët e SHBA-ve pas botimit të librit të Huntingtonit, edhe ata shqiptarë që bëjnë lojën e Greqisë pas botimit të këtyre librave, nesër nuk mund të thonë se nuk e
patën parashikuar se çfarë do të ndodhte. Ajo që po ndodh është që Greqia filloi lojën e madhe me zjarr në Shqipëri dhe çdokush që do të bëjë lojën greke duhet ta marrë parasysh çmimin, që do të jetë po ai që paguan grekët e Anadollit në vitin
1922.

(Gazeta "sot"-15-11-2006)

Gov’t to naturalize some 200,000 ethnic Greeks from Albania

New citizenship drive

The government yesterday pledged to implement measures to naturalize tens of thousands of ethnic Greek immigrants from Albania, provided they have a special identity card certifying their status.

“Following talks (with Albania) and a constitutional amendment (in that country) we can now begin awarding citizenship,” Interior Minister Prokopis Pavlopoulos said. The process would begin “immediately,” he added.

According to the ministry, some 30,000 minority Greeks from Albania, who are known as Northern Epirotes in Greece, have already applied for naturalization.

Around 200,000 Northern Epirotes are believed to possess the required identity card certifying their status at ethnic Greeks. Of these, some 78,000 have a card, issued at the beginning of this year, which is valid for 10 years. The remainder have the old three-year identity cards. Apart from these 200,000 with ID cards, the offer is also open to other ethnic Greeks from Albania, who must first apply for an identity card before filing for citizenship.

The decision by the government to offer such a large social group citizenship fueled speculation about early general elections next year. Rumors in yesterday’s press on the subject were dismissed by Foreign Minister Dora Bakoyannis as “satanic” although top-ranking ministers conceded in private that early elections were quite likely.

Ethnic Greeks from Albania have been seeking Greek citizenship for years. But successive governments had blocked this demand, worried that any such move may compromise the rights of the minority group in the neighboring country.

Pavlopoulos yesterday explained the delay in granting Northern Epirotes their longstanding wish by noting that “the necessary guarantees had to be secured to avert any repercussions on the ethnic Greeks’ property and other rights.”

Synaspismos Left Coalition spokesperson Panos Trigazis praised the decision as a “significant move for the integration of (ethnic Greeks from Albania) into Greek society.” But he stressed that the process should be carried out according to “transparent, objective and unimpeachable criteria so that it does not fall hostage to political favoritism.”

PASOK also hailed the move as “a step in the right direction.”



(Kathmerini, english version)

Κίνδυνος για την ελληνική μειονότητα της Aλβανίας

Kathimerini 8-11-2006
Tου Σταυρου Λυγερου

Μπορεί να ακούγεται κινδυνολογικό, αλλά είναι απολύτως ακριβές. Με την απόφασή της να παραχωρήσει την ελληνική υπηκοότητα στους Βορειοηπειρώτες, η κυβέρνηση Καραμανλή υπογράφει την ημερομηνία λήξεως της ελληνικής μειονότητας στην Αλβανία. Κι όλα αυτά μόνο και μόνο για μία χούφτα ψήφους. Τα υπόλοιπα είναι πολιτικάντικη γαρνιτούρα.

Υπό την πίεση αφ’ ενός άτυπων αλλά υπαρκτών διακρίσεων κι αφ’ ετέρου της ανάγκης για βελτίωση της καθημερινότητας των Βορειοηπειρωτών, τόσο οι εν Ελλάδι οργανώσεις τους όσο και η Ομόνοια ζητούν την ελληνική υπηκοότητα. Παρακάμπτουν ότι εάν τους παραχωρηθεί, θα ανοίξει ο δρόμος για να χάσουν την αλβανική. Το αλβανικό Σύνταγμα του 1998 επιτρέπει τη διπλή υπηκοότητα. Το ίδιο και η κυρωθείσα από την Αλβανία σχετική σύμβαση του Συμβουλίου της Ευρώπης. Η τελευταία, όμως, δίνει το δικαίωμα στα Τίρανα (οποτεδήποτε θελήσουν και χωρίς αιτιολογία) να ζητήσουν από τους πολίτες τους να επιλέξουν μία υπηκοότητα.

Εάν συμβεί αυτό, η συντριπτική πλειοψηφία θα επιλέξει την ελληνική, γιατί οι πρακτικές ανάγκες επικρατούν. Mία τέτοια εξέλιξη, όμως, θα έδινε τη χαριστική βολή στην ελληνική μειονότητα της Aλβανίας και σ’ ό, τι αυτή αντιπροσωπεύει σε εθνικό και γεωπολιτικό επίπεδο. Ακόμα κι αν τα Τίρανα δεν θέσουν δίλημμα, είναι σαφές ότι ελάχιστοι από τους εν Ελλάδι Βορειοηπειρώτες θα εγγράψουν τα παιδιά τους στα αλβανικά δημοτολόγια. Αυτό πρακτικά σημαίνει ότι η μειονότητα είναι καταδικασμένη σε έκλειψη. Και μαζί μ’ αυτήν, βεβαίως, θα χαθούν και τα πατρογονικά δικαιώματά της στη Bόρειο Hπειρο.

Το 2003, η κυβέρνηση Σημίτη είχε ερωτοτροπήσει με την ιδέα να δώσει υπηκοότητα. Είχε θέσει ως προϋπόθεση να υπογραφεί ελληνοαλβανική συμφωνία, η οποία να δεσμεύει τα Tίρανα ότι θα αποδεχθούν μονίμως τη διπλή υπηκοότητα. Οι σχετικές βολιδοσκοπήσεις της Aθήνας, όμως, έπεσαν στο κενό.

Το βήμα που τελικώς δέν έκαναν τότε οι «πράσινοι», το κάνουν σήμερα οι «γαλάζιοι». Αντί να αναβαθμίσουν ποιοτικά την Ταυτότητα Ομογενούς, έτσι ώστε ο κάτοχός της να εξισωθεί στο κοινωνικό επίπεδο με τον Ελληνα πολίτη, δίνουν υπηκοότητα. Υπογράφουν με αβάσταχτη ελαφρότητα τον μελλοντικό αφανισμό της μειονότητας, ξεχνώντας τις επιφυλάξεις που εξέφραζαν ως αντιπολίτευση. Δεν είναι ότι αγνοούν τις επιπτώσεις. Απλώς, προτάσσουν την εκλογική αριθμητική. Προεξοφλώντας δικαιολογημένα ότι μία μελλοντική κυβέρνηση του ΠΑΣΟΚ θα δώσει την υπηκοότητα, η κυβέρνηση Καραμανλή σπεύδει για να εισπράξει αυτήν τη μερίδα του λέοντος από τις πάνω από 150.000 βορειοηπειρωτικές ψήφους. Ευρισκόμενη σε μία περιοχή εθνικιστικών προκαταλήψεων και αντιμέτωπη με πρόβλημα εθνικής ασφαλείας η Eλλάδα οφείλει να είναι πολύ πιο προσεκτική από τους εταίρους της στο ζήτημα αυτό.

Για την διπλή υπηκοότητα...

και αλλες κινδινολογιες


Για την διπλή υπηκοότητα...
Ο δημοσιογράφος Σταύρος Λυγερός με αφορμή την απόφαση της κυβέρνησης Καραμανλή να προχωρήσει στην χορήγηση ελληνικής υπηκοότητας στους χιλιάδες Βορειοηπειρώτες που ζουν την τελευταία δεκαετία ανάμεσα μας επισημάνει μεταξύ άλλων αρνητικών συνεπειών της ρύθμισης και το ενδεχόμενο της "έκλειψης" της μειονότητας.

"Αυτό πρακτικά σημαίνει ότι η μειονότητα είναι καταδικασμένη σε έκλειψη. Και μαζί μ’ αυτήν, βεβαίως, θα χαθούν και τα πατρογονικά δικαιώματά της στη Bόρειο Ήπειρο"


(απο το άρθρο του Στ. Λυγερού, με τίτλο " Κίνδυνος για την ελληνική μειονότητα της Aλβανίας", "Η ΚΑΘΗΜΕΡΙΝΗ", Τετάρτη 8 Μοεμβρίου 2006).

Ο δημοσιογράφος δεν αποφεύγει αυτό που επιχειρεί και ο ίδιος να ξορκίσει στο πρόλογο του άρθρου του. "Μπορεί να ακούγεται κινδυνολογικό, αλλά είναι απολύτως ακριβές", γράφει ο Λυγερός αλλά το αποτέλεσμα -και πολύ περισσότερο η ίδια η ψυχρή πραγματικότητα των αριθμών- τον διαψεύδει!!!

Ο ίδιος –μελετητής και γνώστης της σύγχρονης ιστορίας- δεν θα μπορούσε να διαφωνήσει ως προς την διαπίστωση ότι η ενδεχόμενη "έκλειψη" της μειονότητας –αν και όποτε συμβεί- δεν θα οφείλεται πρωτίστως στην απόφαση της κυβέρνησης για την ικανοποίηση ενός δίκαιου αιτήματος χιλιάδων συμπατριωτών μας αλλά σε πληθώρα διαφορετικών λόγων που έχουν κατά κύριο λόγο να κάνουν με την συγκρότηση και την λειτουργία της εθνικής ελληνικής μειονότητας στην γειτονική χώρα. Άλλωστε, η απόδοση της ευρωπαϊκής υπηκοότητας σε χιλιάδες Βορειοηπειρώτες αλλά και σε άλλους Αλβανικής καταγωγής και υπηκοότητας πολίτες που ενσωματώθηκαν παραγωγικά στην ελληνική κοινωνία σε μια περίοδο όπου και η Αλβανική ηγεσία αναζητά τον δρόμο προς τις Βρυξέλλες αποτελεί την καλύτερη ασπίδα για την κατοχύρωση των ανθρώπινων και δημοκρατικών δικαιωμάτων τους στο άμεσο ή και στο απώτερο μέλλον. Επιπρόσθετα, κανείς δεν δικαιούται ιδιαίτερα σήμερα να παραβλέπει ότι το ζήτημα της ταυτότητας (με Τ κεφαλαίο) δεν αφορά το αίμα και τα εδάφη των προγόνων αλλά είναι κατεξοχήν θέμα προσωπικής επιλογής και σε ευρύτερο πλαίσιο συλλογικής συνείδησης.

Δυστυχώς αλλά οι υπηρεσίες που προσέφεραν οι κατά καιρούς αυτόκλητοι σωτήρες και προστάτες της εθνικής ελληνικής μειονότητας στην Αλβανία αλλά και των χιλιάδων Βορειοηπειρωτών στην Ελλάδα δεν αντέχουν στην αναμέτρηση τους με την πραγματικότητα. Ευτυχώς που η εποχή μας δεν αντέχει ούτε "ομήρους", ούτε πολύ περισσότερο …"χαμένες πατρίδες". Ό νοών, νοείτω!!!

Peter Lucas per Kadarene ( The Boston Herald and The Boston Globe)

Peter Lucas gazetar veteran, The Boston Herald and The Boston Globe

Lucas:” Shkrimtari i madh është vizionar dhe i paaftë të bëjë kompromise”
Shqiptarët gjithnjë kanë qenë të ndarë në gjykimet e tyre mbi ata intelektualë si Kadareja apo të tjerë, të cilët u larguan nga Shqipëria në një kohë që ajo kishte nevojë për ta. Disa mendojnë se ata ishin të mënçur që u larguan. Të tjerë i gjykojnë ata si tradhëtarë që braktisën vendin e tyre në nevojë. Kishte nga ata që shpresonin se Kadareja do të bëhej versioni shqiptar i Vaslav Havelit të Çekosllovakisë. Me përjashtim të Havelit, unë kam kuptuar se poetët s’mund të jenë veçse presidentë dhe politikanë të këqinj.

Ka edhe sot e kësaj dite njerëz, të cilët vazhdojnë t’ia përmendin Kadaresë të kaluarën e tij komuniste, sikur ky njeri i imët të kish qenë një gjigand i komunizmit, apo sikur ai të kish qenë i vetmi anëtar partie që regjimi i Enver Hoxhës prodhoi në atë kohë. Nuk është e panjohur për askënd se Kadareja ishte anëtar i Partisë së Punës.

Por po kështu ishin dhjetra mijra të tjerë, përfshirë edhe Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Kadaresë, ashtu si Berishës, Nanos dhe gjithë të tjerëve, u duhej të mbijetonin. Por ndryshe nga të tjerët, Kadare krijoi një prozë dhe poezi të madhe edhe në ato kohë të vështira.

Duke parë se si edhe sot disa shqiptarë kritizerë që s’kanë vetë asnjë vlerë, vazhdojnë të mbajnë po atë qëndrim dashakeqës ndaj Kadaresë, mua më përforcohet bindja se shqiptarët kanë një difekt në kompozimin e tyre gjenetik. Ky difekt në ADN-në e tyre i bën shqiptarët të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili ata bashkëkombas shqiptarë që arrijnë sukses dhe ngrihen mbi klanin apo fisin e tyre.

Ky difekt gjenetik, i trashëguar duket brez pas brezi, bën që çdo shqiptar, si Kadareja, i cili ngrihet në madhështi, mund të shahet, të shpërfillet apo të ndëshkohet ngaqë guxon të jetë i madh. Në vend që me krenari ta ngrenë atë mbi supet e tyre, njerëz xhelozë dhe të paaftë do të preferonin ta ulnin dhe ta shanin këtë njeri të madh. Kjo më bën të mendoj se është e mundur që kur Kadare të fitojë Çmimin Nobel, atij do t’i bëhen ndere dhe respekte më të mëdha jashtë vendit të tij se sa brenda tij. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Kur Akademia Franceze e nderoi Kadarenë duke e bërë anëtar të saj, ambasadori i Shqipërisë në Paris në atë kohë Besnik Mustafaj (sot ministër i jashtëm i Shqipërisë) nuk denjoi as të shkonte në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Kadare do të kish dështuar nëse do të ishte bërë një drejtues politik në Shqipëri. Unë besoj se ai edhe vetë, thellë në thelbin e qënies së tij, e ka ditur këtë. Një politikan i sukseshëm duhet të mësohet të bëjë kompromise. Politika është arti i kompromisit. Dhe sa më shumë kompromise bën një politikan, aq më shumë, me kalimin e kohës, ai fillon e zhvishet nga bindjet e tij deri sa arrin një ditë që ai mbetet krejt pa to. Shikoni Nanon. Shikoni Berishën.

Shkrimtarët dhe artistët e vërtetë janë vizionarë dhe të paaftë të bëjnë kompromise. Nëse bëjnë kompromis ata humbasin artin dhe vizionin e tyre dhe shndërrohen në politikanë të rëndomtë.


Shënim i redaksisë: Gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare Peter Lucas ka botuar disa muaj shkrimin e mësipërm për Ismail Kadarene. Ai mendon të shkruaj një liber për Kadarenë. Ndërkohë, i sensibilizuar nga sulmet e koheve të fundit kundër Kadaresë ai na autorizoi të botojmë një fragment të shkrimit të tij mbi Kadarenë.E

Merkure:15/11/2006 (Koha jone)

Tuesday, November 14, 2006

Programme of Epirotus in Germany

Reagime te reja rreth dyshtetesise

Tuesday, November 14, 2006

Reagime te reja rreth dyshtetesise
note: dy komente per dyshtetesine nga dy analiste te njohur. Ata jane te mendimit qe emigrantet nga jugu te mos marrin nenshtetesine greke, pra te jene qytetare me te drejta te cunguara ne Greqi, ose e kunderta te lene ate shqiptare, perkundrazi camet le te marrin shtetesine greke.Me sa duket po marrin detyren e konsulentit te qeverise greke. Mbase do te ishte mire qe keta analiste te dergoheshin nje muaj stazh emigranti per te ndryshuar pikepamjet e tyre.....

Neshat Tozaj

- populli ka probleme me atdheun. Ata duan të ikin një orë e më parë nga ky vend. Kryeqeveritari i vendit, edhe pse mund të ngrinte dhe të insistonte për problemin “Çam”, mund të kërkonte që çamët të ktheheshin në pronat e tyre, të bëheshin qoftë edhe shtetas grek. Kryeqeveritari pra, përshëndet ligjin e ri të qeverisë Greke për të dhënë dyshtetësinw 120.000 qytetarëve shqiptarë. (Qeveria shqiptare duhet të bënte analizë të gjithanshme dhe të përcaktonte qëndrimin e saj).(Zeri popullit 14-11-2006)

Virion Graci:
…në kufijtë tanë jugorë sot, më keq se në vitin ‘91 shikon të rinj, burra e gra, me rraqe në shpinë, për të provuar kafshatën e helmatisur të kurbetit, për të ndryshuar kombësi, identitet vetjak e nënshtetësi; (Shekulli 14-11-2006)

# posted by himara @ 3:33 PM 0 comments links to this post

Lettre a Salvatore Adamo


Ishte viti 1968. Imagjino vetem per disa çaste nje te ri shqiptar, student ne letersi ne Tirane, kryeqyteti i shqiperise, e shoqeruar nga mikesha e tij e vogelulur ne nje bango ne nje park dhe bora bie kudo .. perqark.Ishte nje nate dhjetori. Ne ishim te lumtur te harruar ne nje bote tjeter, duke degjuar ne nje tranzistor kengen tende shume te bukur « Bie Bore.“. Zeri yt ishte i mahnitshem dhe na bente te perjetonim ndjenja te bukura.Ai na sillte drite nga nje poesi e mrekullueshme

for more see in the bloger: http://amarus.over-blog.com/
Simbad detari

Monday, November 13, 2006

Α' Αντάμωμα Ηπειρωτών Ευρώπης

Κυριακή, 12 - 11 - 2006
Στη Φραγκφούρτη θα διεξαχθεί το 1ο ΑΝΤΑΜΩΜΑ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ ΕΥΡΩΠΗΣ το Σάββατο, 18 και την Κυριακή 19 Νοεμβρίου 2006.

Την πρώτη μέρα θα συμμετάσχουν οι σύλλογοι Ηπειρωτών με χορευτικά συγκροτήματα. Οι εκδηλώσεις θα γίνουν στο Burgerhaus Griesheim, Schwarzerlenweg 5, 65939 Frankfurt, με ώρα έναρξης 18:00.

Τη δεύτερη μέρα θα γίνει το πρωΐ εκκλησιασμός στον Ιερό Ναό του Προφήτου Ηλιού και το απόγευμα θα λάβει χώρα ημερίδα με θέμα Οι εξαγωγικές προοπτικές των επιχειρήσεων της Ηπείρου

κλίκ στο διαβάστε περισσότερα για το πλήρες πρόγραμμα

σχετικός σύνδεσμος: www.panipirotiki.de